LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq/ Mbrojtja: Lumi Seman në Fier doli nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht, Seman

Në qarkun e Lezhës po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit.

20 Nëntor 2025, 17:32 Nga E.d
Moti i keq/ Mbrojtja: Lumi Seman në Fier doli nga shtrati, përmbyten
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë dhënë përditësimin e tyr të fundit në lidhje me situatën në vend. Ajo thotë se situata ka filluar të përmirësohet në shumicën e qarqeve të vendit. Strukturat e OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, në mënyrë që të rregullojnë pasojat që ka lënë situata e vështirë atmosferike.

Në qarkun e Lezhës po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Në Durrës po vijon pastrimi i kanaleve të kullimit. Situata më e rënduar është në Fier, ku lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati. Kjo ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. 

SITUATA SIPAS QARQEVE

QARKU LEZHË

Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin me tendencë rënie, Lumi Mat, pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.

QARKU DURRËS

Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi. Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.

QARKU FIER

Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytjë në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk. Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht. Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.

QARKU VLORË

Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa. Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës. Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq. Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.

QARKU DIBËR

Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë. Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri.Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve. Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj. FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat. Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.

QARKU SHKODËR

Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve. Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.

QARKU BERAT

Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.
Në Poliçan ujërat janë tërhequr. Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.

QARKU KORÇË

Situata në përmirësim. Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.
Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.

QARKU GJIROKASTËR

Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.

QARKU ELBASAN

Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.

QARKU TIRANË

Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.

QARKU KUKËS

Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm. Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike./Dosja.al

seman suk fier

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet