LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq/ Dalin nga shtrati lumenjtë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 15 turistë bllokohen në Theth

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

20 Nëntor 2022, 11:18 Nga A.B
Moti i keq/ Dalin nga shtrati lumenjtë në të gjithë qarkun e
Makina e ngecur

TROPOJË- Për shkak të motit të keq, 15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua. Moti i keq ka lënë probleme dhe në disa zona të qarkut të Shkodrës. 

Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati. Në Bajze ujërat kanë depërtuar në 2 banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Situata në vend është problematike nga reshjet intensive të shiut. Shkodra, Lezha, Durrësi dhe qarqet në veri të vendit janë shfaqur më problematike pas përkeqësimit të motit.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi