LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjekësinë e duan të gjithë! 29 mijë kërkesa nga maturantët për 1500 të drejta studimi, vijnë edhe nga Kosova

Ende pa u mbyllur raundi i parë i regjistrimeve, dega Mjekësi e Përgjithshme i ka plotësuar të gjitha kuotat.

13 Shtator 2022, 20:00 Nga k.m.
Mjekësinë e duan të gjithë! 29 mijë kërkesa nga
Foto ilustruese

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është ndër më të kërkuarit nga maturantët, ofron gjithsej 12 programe studimi, me një total prej mbi 1500 kuotash këtë vit.

Ende pa u mbyllur raundi i parë i regjistrimeve, dega Mjekësi e Përgjithshme i ka plotësuar të gjitha kuotat.

“Unë vij nga komuna e Gjilanit në Kosovë. Erdha për të regjistruar vajzën. Jemi paraqitur që të provojmë fatin, ta shohim nëse ka sukses këtu. Në Prishtinë ka kryer provime pranimi, por konkurenca atje është shumë e madhe dhe nuk mundëm të arrinim të fitonim, ndaj do ta provojmë edhe në Tiranë”, thotë qytetarja.

Arben Gjata, Rektor, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpjegon: Ne kemi patur mbi 29 mijë aplikime në gjithë programet e Universitetit të Mjekësisë. Procesi i regjistrimit ka ecur me ritme të shpejta. Mesa di unë, Mjekësia e Përgjithshme është mbyllur plotësisht, pra nuk ka më kuota të lira. Ne kemi shtruar 100 kuota të reja në Mjekësi këtë vit, pra nga 260 kanë shkuar 360 kuota.

Për këtë vit akademik Ministria e Shëndetësisë na ka vënë në dispozicion 4 spitale të tjera rajonale, për t’i përdorur për studentët, spitali i Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Memoriali i Fierit. Këto spitale do t’i përdorim për studentët, në mënyrë që të rrisim kapacitetet formuese. Një numër i vogël kuotash kanë mbetur në Stomatologji. Edhe Infermieria këtë vit ka patur një numër shumë të madh aplikantësh, megjithëse ne edhe në Infermieri i rritëm koutat, me 100 të tilla, po për shkak të nevojave që ka vendi. Kemi patur mbi 4500 aplikime në programet e Infermierisë.

Ne jemi duke u përpjekur t’u ofrojmë mundësi edukimi dhe trajnimi të vazhdueshëm qoftë mjekëve, qoftë personelit mjekësor. Nga ana tjetër kemi shumë shkëmbime me programet e Erasmus+, pra një pjesë të semestrave, studentët më të mirë mund t’i bëjnë në universitetet më të mira jashtë vendit. Hapja e specializimeve janë një mënyrë për t’i nxitur mjekët të qëndrojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër jemi duke hapur programe të përbashkëta doktorature me Bolonjën. Pra kur e merr Doktoraturën, ajo njihet edhe në çdo vend të Bashkimit Europian. Dhe kjo mund të ndihmojë që gjimnazistët të studiojnë në Shqipëri, dhe sa më shumë të studiojnë në vendin e tyre, më e madhe është mundësia që ata të rrinë në Shqipëri./TopChannel

nisja e universiteteve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet