LIVE UPDATES
Aktualitet

Fëmijët që u rritën para kohe për librat e shkollës dhe sanksionet e Ramës për zhgarravinat

Shkolla nis pa asnjë kufizim pasi mësuesit nuk janë të detyruar të vaksinohen, por shumë fëmijëve të tjerë u është kufizuar e drejta më themelore, ajo e të qenit fëmijë.

13 Shtator 2022, 19:11 Nga F.M
Fëmijët që u rritën para kohe për librat e
Edi Rama dhe nxënësit

TIRANË- 12 shtatori, dita e parë e shkollës solli trafik në rrugët kryesore të qyteteve, por jo në bankat e shkollës. Këtë vitën nisën rrugën e dijes 450 mijë nxënës, shumë më pak nga një vit më parë që u regjistruan në arsimin zyrtar 577 mijë e 869 nxënës, gjithashtu me një ulje prej 2% krahasuar me vitin shkollor 2020-2021. Vetëm 29 mijë ishte numri i nxënësve që nisën klasat e para, 4% më i ulët se një vit më parë.

Në këtë vit do të përfshihet në kurrikulat shkollore lënda e Teknologjisë së Informaçionit e Komunikimit në klasat e para, abetarja e re që është e unifikuar me Kosovën, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve me aftësi të kufizuar në dëgjim. Problematikat e përvitshme nisën të shfaqeshin që në ditën e parë të shkollës, pasi në Elbasan dhe Lushnje mësimi do të jetë me turne. Në Fier disa shkolla janë jashtë funksionit ndërsa në Shkodër e në Dibër ka shumë nxënës.

Shkolla nis pa asnjë kufizim pasi mësuesit nuk janë të detyruar të vaksinohen, por shumë fëmijëve të tjerë u është kufizuar e drejta më themelore, ajo e të qenit fëmijë.

Fëmijët që punojnë për të blerë çantën e shkollës

Kevin Qoku është vetëm 11 vjeç dhe muajt që shokët e tij i kanë kaluar duke u rrezitur në plazh, ka sakrifikuar për të punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevini është një nga djemtë e shumtë që mund të keni hasur gjatë sezonit veror në çepat e rrugëve të Tiranës duke shitur lule e duke dhënë shembullin e sakrifiçës për të arritur qëllimet në jetë.

Enisi i vogël është një 9-vjeçar që shet lule në rrugët e kryeqytetit që të blejnë çantën për në shkollë. Këtë vit Enisi filloi klasën e 3-të dhe për të qenë gati me çdo mjet që duhet për mësimin, ai është rritur para kohe dhe i ka siguruar vetë të ardhurat nëpërmjet punës gjatë gjithë verës si luleshitës. Kjo pasi familja e tij prej 6 anëtarësh nuk ia mundëson dot. Familja Visha jeton me qira, pasi shtëpia ku jetonin u prish nga tërmeti. Për pasojë, që prindërve të mos iu bëhet barrë, Enisi ka dalë çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14:00 për të shitur lule në rrugët e Tiranës. Më pas shkon në shtëpi për tu kthyer në orën 17:00 bashkë me të atin për të njëjtën arsye.  

“Këtë punë e bëj çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14:00, pastaj nga ora 17:00 deri në darkë dal bashkë me babin. Unë shes lule, ai perime të stinës që i mbledhim në fshat. Deri më tani kam shitur tre buqeta kam dhe një pa shitur. Shumë njerëz më thonë se lulet i hanë gomerët dhe nuk m’i marrin, por unë përsëri i shes. Në gjithë sezonin e verës unë kam shitur lule sepse jemi shumë veta në familje dhe kam dëshirë të ndihmoj babin që të ikim në shkollë. Unë shkollën nuk do ta lë, por edhe punën do ta bëj. Në mëngjes do iki në shkollë do bëj detyrat në shtëpi dhe mbasdite do të dal përsëri me babin. Unë nuk lyp, dua të punoj,” pohon Enisi.

I ati i Enisit, Shefqet Visha pohon se halli e ka sjellë në këtë gjendje. I vjen keq që djali i tij duhet të rritet para kohe dhe të punojë, por është e pamundur të mbajë familjen me ato pak të ardhura që ka.

“Kam 4 fëmijë njërin e kam të sëmurë me paralizë, trajtohem me një ndihmë ekonimike, por për 6 anëtarë nuk mjaftojnë,”- shprehet ai.

Ornela, 8 vjeçe është një nga tre fëmijët e familjes që jeton në Krrabë të Tiranës e që detyrohen të mbledhin manaferra gjithë verës për të blerë mjetet e reja shkollore. Me zërin që i dridhet për të mbajtur lotët, 9-vjeçarja tregoi për mikrofonin e “Fiks Fare” dhe gazetaren Jonida Mukja se bashkë me të ëmën del çdo ditë nga shtëpia në orën 06:00 të mëngjesit e deri në mesditë mbledhin manaferra. Më pas, manaferrat i shesin në treg që të arrijnë të sigurojnë para për të blerë mjete shkollore për të vegjlit. Ëndrra më e madhe e Ornelës është që të shkojë në shkollë si të gjitha shoqet e saj dhe ta ketë të atin në krah, i çili ka probleme të shëndetit mendor.

Lulzimja 12 vjeçe, Ornela 9 vjeç dhe Arbri 6 vjeç janë tre fëmijët që bashkë me nënën e tyre Majlindën çdo ditë dalin në kodrinat përreth shtëpisë së tyre për të grumbulluar manaferra. Babai i tyre ka probleme me shëndetin mendor, madje bëhet dhe agresiv ndaj barra e familjes i ka rënë bashkëshortes së tij Majlindës. 

Këto janë historitë e tre fëmijëve, por s’janë të vetmit që në pikun e të nxehtit nuk janë duke konsumuar pije freskuese, por mbledhin lule, manaferra, fruta apo ççfarëdolloj gjëje tjetër që do tu mundësojë librat e rrobat e para të shkollës.

Sanksionet për ‘rebelët’

Rënia e numrit të nxënësve në shkolla, mësimi me turne e problematika të tjera që vijojnë të ekzistojnë pavarësisht ristrukturimit të disa godinave, siç duket kanë rënë dhe në veshin e kryeministrit Edi Rama, i cili mbajti për dy ditë rresht Kongresin e Arsimit. Por, para se të ngjitej në podiumin ku u mbajt Kongresi, teksa ripërsëriste unifikimin e Abetares me ministren e Arsimit Evis Kushi, kryesoçialsiti vendosi të ‘vuloste’ sanksione për të vegjlit.

Librat jepen falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, me kushtin që në fund të vitit shkollor t’i kthejnë të padëmtuar, por tashmë Rama ka vendosur t’i lërë me ‘numër’. Ai u shpreh qartë se çdo nxënës që do të dëmtonte librat, nuk do t’i përfitojë më falas ato.

“Libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta mësuar. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët dhe mësuesit, dhe mbase duhet përçaktuar një rregull se ata që librat i dorëzojnë në gjendje që nuk mund të përdoren më, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Nuk bëhet fjalë për shumiçën, ata bëjnë gjënë e duhur, por për atë pakiçë që nuk e bënë këtë duhet të ketë dhe një sanksion,”- tha Rama.

Sigurisht që ky sanksion do të rëndojë xhepat e prindërve e nëse rastis që librat të grisen nga fëmijë që i zë nata duke mbledhur manaferra, një gjë është e sigurtë, vitin tjetër numri i të vegjëlve që do të punojnë për ata libra, do të dyfishohet.

Kongresi i Arsimit

Ditën e parë ishte dhe vetë kryeministri Rama për t’i dhënë rëndësi Kongresit të Arsimit me temë ‘Sfidat e arsimit çilësor dhe gjithëpërfshirës drejt integrimit europian’.

“Arsimi është arma më e fortë e përparimit të kombit,”- u shpreh Rama duke shtuar se gjuha shqipe është e rrezikuar dhe ka kërçënim më të madh se asnjëherë më parë. Kryeministri u shpreh se në çdo nivel arsimor mbrojtja me provim e gjuhës shqipe duhet të bëhet njësoj si anglishtja. Futja e abetares së unifikuar, sipas kryeministrit Edi Rama është një hap shumë i rëndësishëm, por shtoi se arti dhe zejet duhet të futen si program në shkollë.

Nuk la pa përmendur si pjesë të prioriteteve edhe vullnetarzimin duke thënë se duhet të njihen orët e vullnetarizmit si një çilësi e veçantë kur të rinjve i jepet e drejtë studimi apo pune.

Në ditën e parë të kongresit u diskutua për Ndërkombëtarizimin e Arsimit dhe Sfidat e të Ardhmes, Ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pjesëmarrjen në programet Horizon Europe dhe Erasmus Plus, Kërkimin Shkençor dhe Inovaçionin, si dhe për Sigurimin e Çilësisë në Arsimin e Lartë, Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për Instituçionet e Arsimit të Lartë, ndërsa dita e dytë kaloi në heshtje. E pranishme ishte vetëm ministrja Evis Kushi e çila e vuri theksin në temën e nevojës emergjente për ruajtjen e gjuhës shqipe.

Ndërsa sot kryeministrit Rama ia ‘mori mendjen’ ardhja e homologut nga Kosova, Albin Kurti, i cili mbërriti me urgjencë në Tiranë për të zhvilluar një takim me të. Sigurisht që tema mes tyre ka qenë më largpamëse se dita e parë e shkollës për të vegjlit e Shqipërisë, por ku mbetën reformat e arsimit?

A janë në gjimnazet që tashmë kanë marrë titullin ‘hotele me 5 yje’ nga kryebashkiaku Erion Veliaj?

A janë në gomonet që po marrin fëmijët shqiptarë për t’i degdisur rrugëve të Londrës, në malet e Greqisë?

Në shtëpitë e barit në Spanjë?

Ajo që dihet është se fëmijët nuk do të kenë më frikë të shkojnë në shkolla nëse do tu hiqet ndëshkimi me vizore për herët që nuk e kuptuan mësuesen e tyre, ndërsa kur kryeministri të ‘tërheqë’ sanksionet për zhgarravinat, nuk do të kenë frikë ta prekin e librin e s’do t’i trembë edukimi.

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë