6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zigmond thotë se nuk ka pasur asnjë klient të rrjetit KFC, që të ketë përjetuar probleme shëndetësore për shkak të ushqimit.
TIRANË- KFC ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë se në rrjetin e dyqaneve të tyre në Shqipëri është shitur mish pule i infektuar me salmonelë.
Tibor Zigmond, drejtues i KFC Albania, ka deklaruar se kur salmonela u identifikua në një kampion të mishit të pulës në muajin korrik të këtij viti, i gjithë produkti nga e njëjta ngarkesë u tërhoq nga tregu menjëherë pas njoftimit, si një masë paraprake.
Zigmond thotë se nuk ka pasur asnjë klient të rrjetit KFC, që të ketë përjetuar probleme shëndetësore për shkak të ushqimit. Ndërkohë më tej thuhet se pasi autoritetet shqiptare kryen testime shtesë në shtator, analizat rezultuan negative për çdo bakter të mundshëm.
Njoftim për shtyp
GFFA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët e KFC në Shqipëri
Si një franchisee krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtuar për të garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët tanë të çmuar. Me 11 restorante në mbarë vendin dhe mbi 300 pjestarë vendas të ekipit jemi jashtëzakonisht krenarë të shërbejmë ushqim të sigurtë, cilësor dhe të kultivojmë besimin e komunitetit tonë.
“Kur salmonela u identifikua në një kampion të mishit të pulës në muajin korrik të këtij viti, i gjithë produkti nga e njëjta ngarkesë u tërhoq nga tregu menjëherë pas njoftimit, si një masë paraprake. Konfirmojmë se nuk ka pasur asnjë raportim që ndonjë klient i rrjetit KFC të ketë përjetuar probleme shëndetësore për shkak të ushqimit dhe se autoritetet shqiptare kryen testime shtesë në shtator, siç e kërkon rregullorja e tyre. Analizat rezultuan negative për çdo bakter të mundshëm”, deklaron Tibor Zigmond, Drejtues i KFC Albania.
Në GFFA, ne i japim përparësi sigurisë së klientit duke lidhur partneritete rigoroze me furnitorë të akredituar, të cilët iu përmbahen protokolleve të rrepta të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Këto protokolle përfshijnë auditime të hollësishme e kontrolle të rregullta të sigurisë ushqimore, duke garantuar cilësinë e çdo produkti në zinxhirin tonë të furnizimit. Në bashkëpunim me furnitorët tanë, ne ndjekim rreptësisht të gjitha udhëzimet ligjore, për të garantuar një mjedis të sigurt për klientët tanë.
GFFA mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes e madje tejkalimit të standardeve rigoroze që priten nga klientët tanë.
Falenderojmë klientët besnikë për besimin dhe mbështetjen. Si gjithmonë, GFFA mbetet e përkushtuar për të siguruar që çdo vakt që shërbejmë të përmbushë pritshmëritë e larta të familjes KFC.
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi tij erdhi pasi 24-vje&cce...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrest...
Foto ilustruese POGRADEC- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy vajzave ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dhënë përditësime lidhur me situatën pas shpërthimit të ...
viktimat e atentatit SHKODËR- Dy klinika private në Shkodër, janë kontrolluar nga policia kriminale me shpresën e gjetjes së ...
foto ilustruese TIRANË- Konsumatorët privatë do të mund të përfitojnë nga disa skema sa i takon rritjes së eficienc...
Tiranë TIRANË- Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojn&...
Foto ilustruese TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferik...
Foto ilustruese ITALI- Një tjetër shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi...
Itali ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një operacioni antid...