LIVE UPDATES
Aktualitet

“Minus 1” nga atentator në viktimë! A ishte Gentjan Qarri pjesëmarrës në atentatin ndaj Init të Oslos…

25 Mars 2026, 21:50 Nga D.S

“Minus 1” nga atentator në viktimë! A ishte Gentjan Qarri

TIRANË- Të hetuarit Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes së Gentjan Qarrit, dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjen e vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, pas vrasjes së Qarrit janë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, dy emra që nuk qëllonin vetë, por kontrollonin çdo detaj nga larg, duke komunikuar në kohë reale me dorasit. Pas atentatit, kur konfirmohet vdekja, mesazhi i shkëmbyer mes “Init të Oslos” dhe Matodashajt është fraza: “Minus 1”, pra, 1 kundërshtar i eliminuar.

Të gjitha u zbërthen nga zbardhja e platformës SKY EÇ. Nga bisedat e tyre, që më pas u kryqëzuan me dosjen e themelit, hetuesit arritën të rindërtonin të gjithë ngjarjen nga planifikimi te ekzekutimi.

“Kryqëzimi i këtyre provave çon në pasjen e një çështjeje për Prokurorinë e Posaçme dhe përsa i përket grupeve kriminale, të cilat operojnë apo dihet që operojnë, por ka qenë e vështirë të zbardhen ngjarje të ndryshme për shkak të mungesës së këtyre provave dhe lidhjes konkrete që ka pasur me ngjarje të caktuara,” u shpreh avokati Redi Ramaj.

“Vetëm me SKY EÇ, pa e lidhur me prova të tjera, mund të shërbejë si bazë për nisjen e një hetimi, sepse ke një version hetimor, p.sh., ka ndodhur vrasja, ti mos kesh shumë versione, përjashton të tjerat dhe mbledh prova për rastin konkret. SKY ka dhënë një ndihmë shumë, shumë të madhe për zbulimin e ngjarjeve kriminale. Por, theksoj që duhet të lidhet me prova të tjera; pa prova të tjera, çështja është e dobët,” u shpreh ish-prokurori, Ervin Karanxha.

Gentjan Qarri ishte kushëriri i Fatmir Hysenit, i njohur me nofkën “Doqja”. Ai është një emër i njohur në botën e krimit, i dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale të rënda, mes tyre edhe në atentatin ndaj Inez Hajrullës në vitin 2019. Por, ato që nuk arrinin t’i zbardhnin institucionet hetimore, i zbulonin vetë njerëzit e asaj bote që i zgjidhnin konfliktet mes tyre me të njëjtën formë: hakmarrje.

“Faktikisht, ai element i cili ka dokumentuar realisht mënyrën se si funksionojnë dhe se si janë të organizuar grupet kriminale në Shqipëri ka qenë zbërthimi i SKY EÇ. Aty kemi parë sesi janë të organizuara, sesi funksionojnë dhe çfarë bashkëpunimi kanë, çfarë qëllimesh kanë pasur mes njëri-tjetrit,” u shpreh Faik Basha, ekspert sigurie.

“Kjo veprimtari e këtyre personave që kanë komunikuar ka vazhduar me ngjarje të tjera, dhe për të provuar apo për të dhënë një provë plus në ekzistencën e një grupi kriminal, pra që ky grup ka ekzistuar jo vetëm për një veprim të caktuar, por ka qenë një grup që ka qenë në një kohë të caktuar për kryerjen e disa veprave penale,” u shpreh ish-prokurori, Gentian Ternova./Top Channel

inez hajrulla ervis matodashaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës