LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjen në punë me shapka banjo.../ Ja pse e paditi prokurorja Zoto gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

Në fakt Zoto, është prokurorja që ka marë të pandehur shtetasen R.M për akuzën e “Përndjekjes” së ish-bashkëshortit të saj. Gruaja R.M, ishte ankuar për prokuroren Rovena Zoto, tek KLP-ja e Olger Eminaj, i cili më pas kërkoi favore seksuale, lodra seksi dhe pranga për të zgjidhur çështjen.

25 Mars 2026, 17:47 Nga Elton Qyno
Vjen në punë me shapka banjo.../ Ja pse e paditi prokurorja Zoto gruan
Foto ilustruse

Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u trondit nga pamjet seksuale që anëtari i KLP-së, Olger Eminaj, ia dërgonte nga zyra dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, në media rrodhën informacione se pikërisht gruaja që kishte denoncuar këtë skandal seksual në Drejtësinë Shqiptare, kishte kanosur, fyer apo përndjekur prokuroren e Tiranës, Rovena Zoto.

Në fakt Zoto, është prokurorja që ka marë të pandehur shtetasen R.M për akuzën e “Përndjekjes” së ish-bashkëshortit të saj. Gruaja R.M, ishte ankuar për prokuroren Rovena Zoto, tek KLP-ja e Olger Eminaj, i cili më pas kërkoi favore seksuale, lodra seksi dhe pranga për të zgjidhur çështjen.

Por teksa zhvillohej procesi gjyqësor në gjykatën e Tiranës, Rovena Zoto, ka pasur në sallën e gjyqit një debat me të pandehurën e saj, R.M. Debati në gjyq ka qënë në kushtet e normalitetit, ku të dyja palët e përfshira në gjykatë hodhën akuza të ndërsjellta në sallën e gjyqit, dukuri kjo që shihet shpesh në sallat gjyqësore në Shqipëri, ku të pandehurit u thonë ndonjë fjalë më tepër prokurorëve, edhe për çështje jashtë objektit të gjykimit.

E pandehura në këtë proces R.M, ka akuzuar prokuroren e çështjes së saj, Rovena Zoto, se kishte ardhur në seancë gjyqësore me shapka banjo dhe ishte përballë gjykatës pa pelerinën e zezë të prokurorit, e cila është detyruese për tu mbajtur në sallën e gjyqit nga prokurori, avokati dhe gjyqtari.

Ndër të tjera, e pandehura E.M, i ka përmendur prokurores emrin e babait të saj Viktor, i cili kishte ndëruar jetë dhe për pasojë prokurorja, thotë se ishte ndjerë e fyer dhe e turpëruar ndaj ishte paraqitur në ambjentet e komisariatit Nr.3 në Tiranë, duke bërë kallëzim penal, 1 ditë pas debatit në gjykatë.
Kallëzimi i prokurores Zoto, është bërë në 24 shtator 2024 përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, Lavdrim Moda, i cili ka trajtuar procedurialisht këtë çështje.

Pasi ka administruar dëshminë e Rovena Zotos, oficeri Moda ka çuar informacionin në prokurorinë e Tiranës, duke sugjeruar ndjekjen penale ndaj shtetases R.M, për akuzën “Fyerjes së gjyqtarit dhe prokurorit”.
Në dokumentat e siguruara nga gazetari Elton Qyno, rezulton se Rovena Zoto tregon detaje mbi konfliktin që ka pasur në sallën e gjyqit me R.M.

“...që në seancat paraprake që janë zhvilluar me gjyatere Marinela Osmani, e pandehura më ka akuzuar padrejtësisht se ngritja e akuzës ndaj saj është bërë e qëllimshme, për ti ardhur në ndihmë palës kallëzuese. Nuk i kam kushtuar rëndësi duke qënë se pretendime të tilla janë rutinë në punën tonë e për më tepër nuk qëndrojnë. Pasi çështja u dërgua për giykim pranë gjyqtare Marçela Shehu, ajo me format e saj intimiduese çoftë ndaj meje dhe gjykatës, me konkrëtisht sot më datën 23 shtator 2024 rreth orës 13:30 ndërkohë isha në seancë gjyqësore për këtë çështje dhe po pyetej dëshmitari Sejko Asllani, e pandehura ishte në sallë, ngrihet dhe më thotë që akuzën prokurorja e ka bërë në bashkëpunim me dëshmitarin dhe ndërkohë thekson faktin se unë jam e bija Viktorit në kushtet ku babai im ka ndërruar jetë u lëndova nga përmendja...”-ka treguar në dëshminë e saj prokurorja Rovena Zoto.

Më tej Rovena Zoto ka treguar në dëshminë e saj dhënë në polici se: “...e pandehura R.M, jo vetëm që nuk u ndalua por vijoj duke thënë fialë të tjera ndaj meje, se vij në punë me shapka banjo...”.
Sipas Zotos, përveç ditës së debatit në gjyq, kjo shtetase ka bërë shkrime në rrjetet sociale tek faqia e shkollës se magjistraturës ku thotë se unë jam arrogante dhe duke shpifur gjëra ndaj meje, gjëra që nuk ekzistojnë.

“...me një letër drejtuar drejtuesit të prokurorisë kjo shtetase ka përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj figurës time dhe njëkohesisht ka shpifur rrethana dhe fakte që nuk qëndrojnë, po kështu në këtë letër kjo shtetase jep detaje mbi prejardhjen time se vajza e kujt jam duke nënkuptuar se ka bërë kërkime rreth personit tim. Të gjitha këto janë forma intimidimi dhe kanosje, që unë të detyrohesha të heq dorë nga çështja e kësaj të pandehure. Duke qënë se sjellja e saj fyese, denigruese e kanosje është e përsëritur, më ka shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike për vete dhe familjarët e mi...”-ka treguar prokurorja Rovena Zoto.

Si provë për këtë kallëzim Zoto, i ka dorëzuar oficerit të çështjes një kopje të letrës që R.M, ia kishte dërguar drejtuesit të prokurorisë.
Njëherësh pas këtij kallëzimi penal të bërë nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, ndaj shtetases R.M, policia ka shoqëruar dhe marë në pyetje të kallëzuarën.

Shtetësja R.M, ka deklaruar para oficerit të policisë se nuk e ka përndjekur, fyer apo kanosur prokuroren e saj, Rovena Zoto.
“...jo nuk e kam kërcënuar dhe as fyer prokuroren Rovena Zoto. Gjatë seancës gjyqësore, i kam kërkuar zonjës Gjyqtare të zbatojë kodin e etikës duke e pezulluar seancën pasi prokurorja Rovena Zoto ishte e pranishme në seancën gjyqësore, pa pelerine dhe me shapka banjo. Gjithashtu i kam kërkuar gjykatës që për këtë shkelje të kodit të etikës, ta veri në dijeni kryeprokurorin e Tiranës. Prokurores i jam drejtuar në shenjë respekti në emër atësi dhe mbiemer të plotë...”-ka treguar shtetësja R.M.
Sipas saj, nuk ka patur asnjë sharje, asnjë ofendin dhe asnjë kërcënim, për këtë gruaja R.M ka kërkuar të merret regjistrimi audio dhe vidio e seancës së datës 23 shtator 2024.

“...nuk i kam shkuar kurrë prokurores, as në zyrë as në shtëpi, as nuk e kam takuar kurrë atë. Perballjen ligiore me atë e bëj vetëm në seancë giyqësore në të cilën kam kërkuar të jetë me audio dhe vidio...”-ka treguar në polici gruaja që denoncoi skandalin seksual që tronditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë./SYRI.net

olger eminaj klp rovena zoto

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet