Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi.
Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia. Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi.
Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.
Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.
Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë e trupave në KPA që kanë vendosur t’i largojnë nga sistemi.
Ish-gjyqtari i Vettingut Luan Daci u dënua me shërbim prove në Shqipëri për akuzën e falsifikimit të dokumenteve mbasi u provua se gjatë garës si gjyqtar i KPA kishte fshehur një vendim shkarkimi nga detyra prej ish KLD.
Ndërkohë që ish-gjyqtari tjetër Ardian Hajdari ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Apelit që e dënoi me një vit shërbim prove për fshehje pasurie. Çdo vendim ku ata kanë marrë pjesë po kundërshtohet me rishikim nga të shkarkuarit, të cilët më herët i kishin denoncuar në SPAK për tu hetuar.
Procesi i Vettingut zgjati tetë vite dhe kaloi në sitat e trefishta 805 gjyqtarë dhe prokurorë, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre doli jashtë drejtësisë. Bëhet fjalë 442 subjekte prej tyre, nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 u dorëhoqën dhe 49 dolën pa vendim final./BIRN
Foto ilustruse TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet ...
Foto ilustruse Investimet e huaja direkte në Kosova arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milionë ...
Foto ilustruse KANADA- OCCRP ka publikuar një artikull investigativ në lidhje me pjesëmarrjen e shqiptarit Hamdi Lataj, në vi...
Irena Gjoka TIRANË- SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK shpr...
Foto ilustruse Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u trondit nga pamjet seksuale që anëtari i KLP-s&eum...
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm një nen të një udhëzimi administrativ që kërkonte nga pensi...
Viktima Ardian Nikulaj LEZHË- Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Sar...
Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të katërtin vit radhazi. Sipas të dhënav...
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Sipas burimeve parapr...
Foto ilustruse TEPELENA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka...