LIVE UPDATES
Aktualitet

Ministri i Brendshëm Sveçla e akuzon ish-shefin e BIA-s serbe për deklarata kërcënuese kundër Kosovës

Në një video të shpërndarë në Facebook nga Sveçla, Vulin më sa duket bën thirrje që Serbia të veprojë kundër Kosovës njëlloj siç kishte vepruar agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, në Iran, duke thënë “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”.

4 Mars 2026, 14:48 Nga E.d
Ministri i Brendshëm Sveçla e akuzon ish-shefin e BIA-s serbe
Foto ilustruse

KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimit sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, për deklarata “të papranueshme dhe thellësisht kërcënuese” ndaj vendit të tij dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në një video të shpërndarë në Facebook nga Sveçla, Vulin më sa duket bën thirrje që Serbia të veprojë kundër Kosovës njëlloj siç kishte vepruar agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, në Iran, duke thënë “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”.

Më pas, ai thotë se inteligjenca serbe duhet të përpilojë plan për t’u marrë me “bartësit e politikave kundër Serbisë”, duke e përmendur me emër kryeministrin e Kosovës, Kurti.

Sveçla tha se imponimi i një analogjie nga një konflikt me luftë të hapur, kërcënime të armatosura dhe operacione të shpallura kundër aktorëve të konsideruar armiq, dhe t’i aplikosh ato në raport me kryeministrin e Kosovës, “nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë në Ballkan”.

Vulin ka shërbyer për disa vite si ministër i Mbrojtjes i Serbisë dhe pastaj shef i BIA-s.

Në vitin 2025, ai gjeti punë të re në një shoqatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës së Rusisë.

Vulin ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe për shkak të veprimtarisë së vet është njeri i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. 

Ministri kosovar tha më tej të mërkurën se Vulin e përdori një “precedent të rrezikshëm” kur tha se inteligjenca serbe “di si ta bëjë këtë, sepse e kemi bërë më parë”.

Sveçla shtoi se “historia jonë e afërt dëshmon se strukturat e inteligjencës serbe kanë qenë të përfshira në vrasjen e veprimtarëve të shquar politikë shqiptarë, si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”, të cilët ishin vrarë më 1982 në Gjermani.

Sveçla tregoi gjithashtu se në mes të muajit të kaluar, autoritetet kosovare i arrestuan dy shtetas bjellorusë dhe një shtetas rus, të cilët, sipas tij, ishin futur në Kosovë jashtëligjshëm të kamufluar, pasi kishin qëndruar në Serbi paraprakisht.

“Përveç përvojës së tyre ushtarake, trajnimeve specialistike me eksploziv dhe lidhjeve me Serbinë, ata posedonin pajisje për orientim, kamuflim dhe realizim të planeve operative – elemente që përkojnë me retorikën e artikuluar nga Vulin”, theksoi Sveçla.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të tensionuara, posaçërisht nga viti 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në një fshat të Zveçanit në veri të vendit, duke lënë një rreshter të vrarë.

Vendi u trondit edhe nga një shpërthim një vit më vonë, kur kanali jetik i ujit, Ibër-Lepenci, u dëmtua rëndë në veri.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për të dyja incidentet, por Beogradi ka mohuar të ketë pasur gisht në to./REL

xhelal sveçla albin kurti serbi

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027