4 Mars 2026, 14:38
Nga D.S
Foto ilustruese
Investimet në eficiencë energjie dhe burime të rinovueshme mund të gjenerojnë deri në 40 mijë vende pune në Shqipëri, sipas një vlerësimi të përfshirë në dokumentin “Vlerësimi Gjithëpërfshirës i Potencialit për Kogjenerim me Efiçiencë të Lartë dhe për Sisteme Efikase të Ngrohjes dhe Ftohjes Qendrore”, i dorëzuar pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.
Dokumenti analizon potencialin e zhvillimit të sektorit energjetik dhe efektet e tij në ekonomi, duke theksuar se ndikimi në tregun e punës përcaktohet nga dy faktorë kryesorë: krijimi i vendeve të punës nga instalimi i teknologjive të eficiencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme, si dhe efektet afatgjata që sjell ulja e kërkesës për energji. “Investimet në EE/RES krijojnë vende pune për instalimin e tyre dhe në industrinë që prodhon produktet dhe ofron shërbimet përkatëse”, thuhet në raport.
Sipas analizës së përmbledhur nga mbi 20 burime ndërkombëtare, mesatarisht krijohen 20–22 vende të reja pune për çdo 1 milion euro të investuar në masa të eficiencës së energjisë në stokun e ndërtesave. Një studim pan-evropian i vitit 2022 arrin në përfundimin se 18 vende pune direkte krijohen për çdo 1 milion euro të investuar, ndërsa 1 euro në sektorin e ndërtimit gjeneron 2.2 euro në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Kur përfshihen edhe efektet indirekte, numri total arrin në rreth 19.5–20 vende pune për çdo 1 milion euro investim. Duke marrë për bazë këto tregues, raporti vlerëson se një program i gjerë rinovimi energjetik në ndërtesa dhe industri në Shqipëri do të mund të përkthehej në rreth 35,000 deri në 40,000 vende të reja pune në total.
“Zbatimi i EE/RES në sektorin e ndërtesave është një mundësi strategjike për punësim”, thekson dokumenti, duke argumentuar se instalimi i teknologjive është më intensiv në punë sesa prodhimi i tyre. Për këtë arsye, eficienca energjetike e ndërtesave konsiderohet ndër prioritetet kryesore për politika që synojnë rritje ekonomike dhe reduktim të papunësisë.
Raporti nënvizon gjithashtu se përfitimet nuk kufizohen vetëm në punësim. “Zhvillimi i vendeve të punës në efiçiencën energjetike të ndërtesave është një fushë kyçe ku rritja ekonomike shoqërohet me ulje të emetimeve të karbonit dhe rritje të sigurisë energjetike”, thuhet më tej në raport.
Në perspektivë afatgjatë, kërkesa për aftësi në këtë sektor pritet të mbetet e lartë. “Në vitin 2050, kërkesa evropiane dhe globale për aftësi në efiçiencën energjetike të ndërtesave do të jetë ende e lartë dhe e përhershme”, thekson dokumenti, duke shtuar se këto role do të integrohen natyrshëm në ekonominë me karbon të ulët./Monitor.al
“vlerësimi gjithëpërfshirës i potencialit për kogjenerim me efiçiencë të lartë dhe për sisteme efikase të ngrohjes dhe ftohjes qendrore
Aktualitet
4 Mars 2026, 14:18
D.S
predha
SELENICË- Zbulohen 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në fshatin Vodiçë, Njësia Adm...
Aktualitet
4 Mars 2026, 13:32
alba kepi
Raporti
ITALI- U prezantua sot në Parlamentin Italian, Raporti vjetor mbi politikën e informacionit e sigurisë, Relazione annuale sulla poli...
Aktualitet
4 Mars 2026, 12:30
D.S
TIRANË-Dëshmia e Elvis Shehut, kushëriri i biznesmenit Çajup Selimi, që u vra në Tepelenë në 1 qershor të vitit...
Aktualitet
4 Mars 2026, 12:29
D.S
Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës me 4 lekë për litër. S...
Aktualitet
4 Mars 2026, 12:02
D.S
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona dhe një tjetër është proceduar për veprimtari kriminale të shitje...
Aktualitet
4 Mars 2026, 11:42
D.S
Flori Topalli
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur tre ditë më parë, në Siçili të Italisë ku humbi jetën n...
Aktualitet
4 Mars 2026, 11:07
D.S
Policia e Durrësit
DURRËS- Një person ka denoncuar bashkëshorten e tij në policinë e Durrësit. Sipas njoftimit t&eu...
Aktualitet
4 Mars 2026, 10:22
D.S
Diber
DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar Klodian Llomi (Mazari), i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale...
Aktualitet
4 Mars 2026, 10:07
D.S
TIRANË- Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dyshohet se dhunoi në ambientet e Inspektoratit Kombëtar t&eu...
Aktualitet
4 Mars 2026, 09:31
D.S
Shqiponjat
PESHKOPI- Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një...