"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Në lidhje me këtë rast abuziv, policia sqaron se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish mësuesen dhe nëndrejtoreshën e shkollës Gjoricë, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin.m
BULQIZË- Policia Bulqizë ka reaguar në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një ish mësuese ka mbajtur në shtëpi regjistrat në shenjë revolte, për të marë pagesën e papunësisë. Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një ish mësueseje zëvendësuese që figuronte sikur ka punuar 5 ditë në vitin e shkuar shkollor, ndërkohë që nuk kishte punuar asnjë ditë. Kjo gjë e pengonte të merrte pagesën e papunësisë për atë vit. Në lidhje me këtë rast abuziv, policia sqaron se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish mësuesen dhe nëndrejtoreshën e shkollës Gjoricë, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin.
Bëhet fjalë për shtetasen Lavdie Xheka, e cila ka qenë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë. Ajo ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Lavdie Xheka ka thënë për “Fiks Fare” se i kishte marrë regjistrat për shkak të mosmarrëveshjes dhe nga inati personal me drejtorin. Ajo në një takim me juristen i ka plotësuar librezën e punës pa u bazuar në asnjë kontratë apo marrëveshje pune. Ajo firmos dhe drejtori vulos, punën 5 ditore të mësueses, punë e cila nuk është paguar, por i rezulton në sistem dhe e pengon të marrë pagesën e papunësisë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e datës 25 prill 2023, në emisionin investigativ "Fiks Fare", ku shtetasja L.XH., kishte marrë nga shkolla dy regjistra të klasave të ndryshme dhe nuk i kishte dorëzuar ato, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për veprën penale "Shpërdorim detyre", dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset L.XH., 52 vjeçe; E.S., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë.
Shtetasja L.Xh., duke qenë me detyrë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë, ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112./Dosja.al
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që lufta kundër kriminalitetit të kthehet në një...
Korçë KORÇË- Qeveria i ka dhënë 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore falas në qytetin e Ko...
Levizja Bashke TIRANË- Organizata Pro LGBT ka ndjekur me interes lindjen e një partie të majtë si Lëvizja Bashkë. E ngritur m...
Policia e Durrësit DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi akuzohen për vepra të ndryshme p...
Policia TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për ngacmim seksual. Siç bëhet ...
Foto Ilustruese DURRËS- Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policis&eu...
Ruben Saraiva TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tregoi se portugezi Ruben Saraiva që akuzohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, kishte sajuar nj&...
Moti TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...
Ardian Nikulaj BRITANI E MADHE- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka bërë bujë edhe në mediat britanike. "TheSun" ka shkruar për...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe vrasë...