14 Maj 2022, 16:47
Nga DOSJA
Momenti i arrestimit në Sarandë
SARANDË- Një 44-vjeçar i identifikuar si Eglentin Çuni, banues në Delvinë është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Mësohet se i riu është prangosur në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi”. 44-vjeçari Çuni kërkonte të merrte një shumë prej 200 mijë lekësh të reja nga dy persona që u prangsën pasi dhunuan dy punonjës të Ujësjellësit. Çuni pretendonte se kishte ndikuar tek gjykata në mënyrë që vëllezërit dhunues të procedoheshin në gjendje të lirë pas ngjarjes me punonjësit e UKT-së.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari që kërkonte të përfitonte një shumë parash duke mashtruar shtetas të tjerë. Sekuestrohet shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet. Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç
Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim. Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Aktualitet
14 Maj 2022, 15:55
Arrestim
POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçare, banuese në Pogradec. E arrestuara bashkë me shokun e...
Aktualitet
14 Maj 2022, 15:21
LEZHË- Në bregun e detit në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë janë gjetur sërish pula të ngordhura....
Aktualitet
14 Maj 2022, 14:50
Policia italiane
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se 50-vjeçari u kthye në Ita...
Aktualitet
14 Maj 2022, 14:39
LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për Edmond Përdoda i cili akuzohet për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të t...
Aktualitet
14 Maj 2022, 14:17
Emisioni Piranjat
TIRANË- Menjëherë pas publikimit të lajmit nga abcnews.al se njëri nga pedofilët që emisioni “Pi...
Aktualitet
14 Maj 2022, 14:07
TIRANË- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim, heqje lirie dhe vjedhje në Suedi, është ndaluar n&eum...
Aktualitet
14 Maj 2022, 13:46
Alqi Bllako
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit la sërish në burg is...
Aktualitet
14 Maj 2022, 13:46
Ardian Barolli
TIRANË- Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Ardian Barollin, i cili u demaskua nga emisioni “Pi...
Aktualitet
14 Maj 2022, 13:28
Policia
TIRANË- Dhjetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Këta persona akuzohen për vepra të ndry...
Aktualitet
14 Maj 2022, 13:30
Policia
TIRANË- Disa persona janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Kamëz. Policia informon se një 49-...