LIVE UPDATES
Aktualitet

Merrnin ryshfet për të kthyer patentat para afatit, Apeli i GJKKO-së dënon me burg 4 punonjësit e policisë, merr vendimin edhe për 21 të pandehurit e tjerë

Apeli ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu. Me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekserin Kujtim Xhaja.

3 Dhjetor 2024, 09:34 Nga N.F
Merrnin ryshfet për të kthyer patentat para afatit, Apeli i
Foto ilustruese

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin për 25 të pandehurit të cilit merrnin rryshfet për të kthyer patentat para kohe. Mes të mes tyre janë edhe 4 efektivë. Elio Picoku, ish-Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe ish-policët Alkid Ndreu, Kujtim Xhaja e Amarildo Lika, të cilët akuzohen se merrnin ryshfet nga 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afateve patentat e pezulluara.

Apeli ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg zyrtarin e policisë, Alkid Ndreu. Me 2 vite burg është dënuar Elio Picoku dhe 1 vit e 4 muaj burg sekserin Kujtim Xhaja. Për Revi Osmani 1 vit burg, Lidian Broshka  4 (katër) muaj burgim, i liruar nga amnistia, pushohet. Evisjon Salku  60 orë pune publike, i liruar nga amnistia, pushohet.


Spiro Tore nga detyrim paraqitje apeli në 120 ore pune publike, Amarildo Lika 1 vit e 6 muaj burgim, lënie në fuqi, i shtohet vetëm 5 vite mos mbajtje e posteve publike, Vilson Zelia 8 muaj me kusht, pushohet pasi është liruar nga amnistia dhe Enis Balla 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), më datë 02.12.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 42 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve S.G., A.L., E.P., V.Z., A.R., kundër vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 259, pg. 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1 Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N. akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 259, pg. 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.


1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

1.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.N. me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.N. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6 Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit A.N. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit L.B.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit R.O.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit O.M.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P., për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit A.K.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.7 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.8 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit E.B.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit S.L.), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri A.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4 Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit A.L. me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit A.L. nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Deklarimin fajtor të të pandehurit L.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit L.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit L.B. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3 Urdhërohet i pandehuri L.B. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri L.B., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
5.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3 Urdhërohet i pandehuri E.S. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, R.O.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
6.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit N.S.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit S.T.), parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3 Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1  (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit R.O. për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
7.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri S.T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtore të të pandehurës B.D. (Z.) për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
8.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës B.D. (Z.)  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

8.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës B.D. (Z.) duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3 Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura B.D. (Z.), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.C. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
9.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.C. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

9.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri E.C. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
10.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.L.  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
11.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.L. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
12.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.B. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Sh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
13.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.Sh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2 Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri A.Sh. do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.R. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
14.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2 Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
15.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit I.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit I.T. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit N.S. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
16.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N.S. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit N.S. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

16.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri N.S., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.L. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
17.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit G.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit G.L. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

17.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

17.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri G.L., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
18.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit K.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

18.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit K.Xh. për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
19.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

19.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit E.Xh. për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.M. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
20.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

20.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit O.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

20.3 Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

20.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri O.M., duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
21.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit A.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

21.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit A.K. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.G. (B.) për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
22.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.G. (B.) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

22.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit S.G. (B.), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
23.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit R.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

23.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit R.M. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

23.3 Urdhërohet i pandehuri R.M. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

23.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri R.M., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
24.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.D. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

24.2 Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit E.D. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

24.3 Urdhërohet i pandehuri E.D. të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

24.4 Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri E.D., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V.Z. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg. 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
25.1 Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit V.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

25.2 Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit V.Z. për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet si (i) Disk BD-R me materialet e përgjimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 1 (një) dhe (ii) CD me materialet e vëzhgimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 8 (tetë) të qëndrojnë në dosje.
Në bazë të nenit 190 pika 1, shkronja ç) të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara si më poshtë:
Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi A.N.;
Aparat celular i llojit “Iphone 13 Pro Max”, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.P.;
Aparat celular i llojit “Iphone 5”, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi A.L.;
Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasja B.D.;
Aparat celular i llojit Iphone 13, ngjyrë e zezë dhe gri në pjesën e pasme, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi K.Xh.;
Aparat celular i llojit Iphone 12 Pro Max, ngjyrë gold, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi R.O.;
Aparat celular i llojit Iphone, ngjyrë bojëqielli, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.Xh.;
Aparat celular i llojit Iphone, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI ***, i përdorur nga shtetasi S.L.;
Aparat celular i llojit Iphone 13 Pro Max, ngjyrë e zezë, me mbrojtës celulari ngjyrë blu, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 *** i përdorur nga shtetasi S.T.;
Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi O.M.;
Aparat celular i llojit Iphone 11, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, i përdorur nga shtetasi R.M.;
Aparat celular i llojit Iphone 12, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, i përdorur nga shtetasi E.D.;
Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi L.B.;
Aparat celular i llojit Samsung J6, ngjyrë e zezë, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.B.;
Aparat celular i llojit Samsung, ngjyrë e zezë, në gjendje të fikur, me IMEI 1 ***, i përdorur nga shtetasi E.S.;
Aparat celular i llojit Iphone X, ngjyrë gold, në gjendje të fikur, me IMEI 1 *** dhe IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi I.A.;
Aparat celular i llojit Iphone 12, ngjyrë e zezë, nr. IMEI 1 ***, IMEI 2 ***, i përdorur nga shtetasi E.K.;
Leje drejtimi me numër *** e shtetasit E.B.;
Leje drejtimi me numër *** e shtetasit R.M.;
Leje drejtimi me numër *** e shtetasit S.S.;


Pajisje DVR e markës “Hikvision”, model “DS-7208HQH1-K1/1ëD2 dhe numër serie SN C12322202, sekuestruar shtetasit Xh.C., t’i kthen personave që ju përkasin.
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.


Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.”
 

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin A.N., me këtë ndryshim:


Deklarimin fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 259 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.


Deklarimin e fajtor të të pandehurit N. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 259, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.


Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriN. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim


Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit N. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.P., me këtë ndryshim:Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.


Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet burgim.


Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.


Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.


Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.


Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim:
           

Deklarimin fajtor të të pandehurit O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.), parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.


Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuriO. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.


Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 paragrafi 1 dhe 25 i K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.


Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 të K.Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.


Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin S.T. si më poshtë:


Deklarimin fajtor të të pandehurit T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25 të K. Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.


Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.


Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.


Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.


Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryhet puna në interes publik nga i pandehuri T., duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.


Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin K.Xh. si më poshtë:


Deklarimin fajtor të të pandehurit Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.


Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.


Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim:


Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.


Prishjen e vendimit 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 1 i Kodit Penal, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë


Ndryshimin e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin E.B. si më poshtë:


Deklarimin fajtor të të pandehurit B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.


Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij. Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve apelues solidarisht.

apeli i gjkko-se

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë