Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjoshi është shprehur se armën e krimit e ka hedhur në disa shkurre, jo shumë larg lokalit.
TIRANË- Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, Julian Gjoshi ka dëshmuar sot në polici lidhur me ngjarjen. Gjoshi është shprehur se ndihej vazhdimisht i ofenduar nga viktima. 27-vjeçari ka treguar se e kishte marrë në telefon 50-vjeçarin dhe i ka kërkuar ta takojë.
Më pas ka treguar se e ka qëlluar sapo ishte ulur në tavolinë. Autori në dëshminë e tij është shprehur se e ka ndihmuar gjatë kohës që Dedja, sipas tij, ka punuar menaxher te "Golden", lokali i Altin Hajrit. Gjoshi është shprehur se armën e krimit e ka hedhur në disa shkurre, jo shumë larg lokalit.
"Fredi më shante, më shante mua nëpër tavolina. Mua ma thanë të tjerë këtë gjë, e mora vesh që më ofendonte dhe më ulte në syte e të tjerëve. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve", ka thënë 27-vjeçari.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
foto ilustruese GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të...
foto ilustruese TIRANË- Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët si dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit pritet ...
Foto ilustruese TIRANË- Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjav&eu...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetime e SPAK ndaj tij, për të cilat tha se kanë ardhur si pasojë e...
autori i vjedhjes DURRËS- Një 41-vjeçar, i dyshuar për vjedhje është arrestuar sot nga policia e Durrësit. Sipas njoft...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetimin e SPAK ndaj tij. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN...
Vjosa VLORË- BBC i ka kushtuar një shkrim të detajuar një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës, Vjos&eum...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha, ka folur sot për akuzat e SPAK ndaj tij për lidhje me bandën e Suel Çelës...
Foto nga emisioni SARANDA- Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar për në Sarandë, ku në vitin 2023 nj&eum...