"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Aktualitet
“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur, pensionistët nuk kanë bukë të hanë(VIDEO)
Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se nuk po protestojnë kundër muzikës, por për gjendjen ku ndodhet vendi.
8 Korrik 2026, 20:14Nga E.d
Ilir Xhemalaj
TIRANË- Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se fondi rezervë është krijuar për emergjencat e qytetarëve, jo për spektakël. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se nuk po protestojnë kundër muzikës, por për gjendjen ku ndodhet vendi.
Xhemalaj theksoi se prioritet i vendit është që rinia mos të largohen. Në fund, ai bërëi thirrje që kryeministri Rama të dorëhiqet, pasi nuk e përfaqëson më këtë popull.
Ilir Xhemalaj: Fondi rezerve është krijuar për emergjencat e qytetarëve, a ka emergjencë më të madhe se një nënë që nuk ushqen fëmijën e saj. Se Altin Hila, se një ri që largohet nga Shqipëria. Se një pensionistë që duhet të zgjedhë mes bukës me djathë dhe ilaçeve. Çfarë po i bën ky kryeministër këtij populli. Shqipëria është derdhur në shesh. Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël.
Duhet të dimë sa ka kushtuar shpresa e humbur e këtij brezi. I drejtohet z kryeministër që shteti është shtet nuk qan për bukën e fëmijës së saj. Nuk protestojmë kundër muzikës, sot protestojmë për gjendjen ku ndodhet vendi. Për pensionistët që nuk kanë bukë të hanë. Kundër njhë pushteti që vjedh taksat tona për muzikë. Shqipëria është e vjedhur. Ndaj i them kryeministrit që prioritet i vendit është që këta të rinj mos të largohen. Kjo është Shqipëria që ne duam. Jep dorëheqjen dhe largohu se nuk përfaqëson më këtë popull./Dosja.al