LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin vrasjen e ‘Rrumit’. 14 në pranga, ‘koka’ Kasandër Noga

• MEGA-AKSION në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal I vrasësve me pagesë, 14 të arrestuar, 5 të shpallur në kërkim. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin (Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. • Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indrit Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. • Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! mbetën të plagosur edhe: Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç ( vëllai i viktimës) dhe Edmond Crroj 41-vjeç. • I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). • 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

22 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Rrëfimi i dy vëllezërve Beqiraj, ky është ushtaraku i arrestuar gjatë operacionit "Porositësi"

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Altin Celami

TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton e ushtarakut të repartit Pezë Helmës Altin Celami. Ai u vendos në pranga në kuadër të Operacionit të koduar "Porositësi", ku u arrestuan 15 persona ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim si anëtarë të një grupi kriminal që kryenin dhe vrasje në Tiranë dhe në Durrës.

Nga operacioni i koduar "Porositësi", ushtaraku Celami akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Dje u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indrit Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci).

2 MUAJ ME PARE

'Është objektiv i vështirë'/ DËSHMIA e vëllezërve Beqiraj: Kevin na kërkoi të vrisnim Geronin, ne u dorëzuam

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Vellezerit Beqiraj

TIRANËDy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë dëshmuar se janë punësuar nga Kevin Zeneli për të vrarë Geron Hasnbelliut. Ata kanë dëshmuar në polici se Kevin u kishte thënë se porosia ishte dhënë nga Kasandër Noga. Dy vëllezërit kishin për detyrë ta gjenin dhe ta eleminonin. Ata bënë të ditur se janë tërhequr nga vrasja dy ditë para Vitit të Ri, pasi e konsideronin Geronin si objekt të vështirë. Më pas, ata kanë treguar se vrasjen e kreu vetë Kevin më 4 Janar. 

'Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eleminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qera aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021.

Dy ditë para Vitit të Ri u dorzuam dhe i thame Kevinit se nuk mund ta kryejme dot, sepse eshte objektiv i veshtirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne'- dëshmuan ata. 

Çfarë ndodhi dje?

Ditën e djeshme, u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin (Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indirt Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Succi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

2 MUAJ ME PARE

“Na dha 3500 euro për të vrarë”/ Polici i Burgjeve mohon akuzat: Vëllezërit i donin për dokumenta

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Vellezerit Beqiraj

TIRANË- Punonjësi i policisë së Burgjeve Flamur Bejko i akuzuar nga vëllezërit Beqiraj se i kishte paguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur, identiteti i të cilëve ende nuk dihet,  ka mohuar kategorikisht akuzat. 'Balkanëeb' mëson se Bejko ka deklaruar se paratë, konkretisht 3500 euro i ka dhënë pas kërkesës qe i kanë bërë një nga vëllezërit për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi. Po ashtu një pronar lokali është akuzuar prej tyre se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se si u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij. 

Çfarë ndodhi dje?

Ditën e djeshme, u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin (Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indirt Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Succi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

2 MUAJ ME PARE

Zbërthyen grupin kriminal, Qyno tregon ç'i kërkuan prokurorisë vëllezërit Beqiri: Mbrojtje për veten e familjen

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno deklaroi se vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë pasi parashtruar disa kërkesa ndaj organit të akuzës. I ftuar në studion e “Ora News”, Qyno tha se pasi dy vëllezërit janë shoqëruar në polici, kanë kërkuar mbrojtje të jetës së tyre dhe të familjarëve. Më pas kanë nisur rrëfimin.

“Vëllezërit Beqiraj janë goditur kur kanë qenë mbi një motor në Shijak. Për shkak se situata është raportuar në fillim. Drejtuesit e makinës kanë shkëmbyer fjalë dhe janë konfliktuar me vëllezërit, ndërsa një nga vëllezërit është marrë me makinë dhe është larguar, pikërisht është kuptuar se ka qenë një ngjarje kriminale dhe jo një aksident. Patrulla i është vënë pas makinës dhe ka njoftuar policinë e Durrësit për ta rrethuar automjetin. Mjeti është braktisur nga autorët dhe pengu Beqiraj është lënë i lirë. Vëllezërit janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje dhe ata kanë shprehur vullnetit për të bashkëpunuar për një sërë krimesh. Ata kanë kërkuar që tu garantohet jeta e tyre dhe familjarëve të tyre,”- tha Qyno ndër të tjera.

Sot u shkatërrua një grup kriminal me vrasës me pagesë. Gjithçka nisi nga përplasja në autostradë me pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje të cilën e raportoi ekskluzivisht Dosja.al. I riu bashkë me të vëllanë Gentjan Beqiri po luanin Pëllumb Muharremin 9Rrumi) për ta vrarë, por u pikasën nga shoferi i tij Agron Bejdolli. Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit ata u përplasën me makinë nga Bejdolli. Indrit Beqiraj u mor dhe u dhunua për dy orë nga grupi i Rrumit të Shijakut. Më pas u lirua e shkoi në polici për të rrëfyer ngjarjen bashkë me të vëllanë. Të dy treguan se ishin pjesë e një grupi kriminal me në krye Kasandër Nogën, i arrestua në Belgjikë. Ata rrëfyer se ishin autorë të masakrës së Don Boskos ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela, pasi shënjestra Geron Hasanbelli, vëllai i armikut të përbetuar të Nogës, Erion Hasanbelli. Killer mendohet të ketë qenë Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, i ‘besuari’ i Nogës, por që këtë herë e zhgënjeu! I njëjti grup ka ekzekutuar dhe Arben Mërkurin (Maneci). 14 të arrestuarit: Gentjan Beqiraj; Indrit Beqiraj; Flamur Bejko; Pellumb Hoxha; Idajet Hoxha; Armand Dalipi (Daka); Fatjon Myrta; Blerim Elezi; Gentian Sheshi; Kujtim Deliallisi; Albano Hajdari; Fatjon Hajdari; Armando Lama; Altin Celami; Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi (Rrumi); Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti; Alban Skonja dhe Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

2 MUAJ ME PARE

Kevin Suçi ngatërroi SHËNJESTRËN e atentatit në "Don Bosko", vëllezërit Beqiraj e ndihmuan të ikte jashtë

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Kevin Zeneli

DURRËS- Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi është autori i atentatit të ndodhur në “Don Bosko” më 4 janar 2022. Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari pasi vrau gabimisht Erion Çelën në Don Bosko është larguar nga Shqipëria. Në ndihmë i kanë ardhur dy vëllezërit Beqiraj, Gentiani dhe Indriti, por nuk dihet se ku ka ikur për t'u fshehur i riu, përgjegjës për masakrën e Tiranës, ku një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shtetasit Indrit dhe Gentian Beqiraj në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

2 MUAJ ME PARE

LISTA E PLOTË/ Zbardhen emrat e 14 të arrestuarve nga MEGA-AKSIONI në Durrës, 5 në kërkim, mes tyre Noga i kapur në Belgjikë

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Kasandër Noga

TIRANË- Dosja.al ju sjell emrat e 14 personave të vënë në pranga në kuadër të mega-aksionit të zhvilluar në Durrës këtë mëngjes. Një prej tyre, Ilirjan Feçi, ishte vënë në pranga më herët në kuadër të operacionit "Plumbi i artë" dhe sot i është komunikuar një tjetër masë sigurie 'arrest me burg'. 

14 të arrestuarit:

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pellumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami

Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim:

Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi.

Kasandër Noga – i arrestuar në Belgjikë.

2 MUAJ ME PARE

Masakra e 'Don Boskos'/ NGATËRRESA- Noga porositi vrasjen e Geronit, qëlluan Erionin

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Lokali ne Don Bosko

TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj janë paguar nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliun. Dy vëllezërit morën informacion se ky person jetonte në Don Bosko dhe frekuentonte një lokal në atë zonë. Ata planfikuan që vrasjen ta kryenin në atë lokal. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Duket se pavarësisht porosisë së marrë, shumës dhe planifikimit, u ngatërrua objektiv. Autori, që sipas policisë ishte personi me inicialet K.Z, është larguar me ndihmën e dy vëllezërve jashtë vendit. 

I vdekur në këtë rast ka mbetur Erion Çela, duke u ngatërruar me Geron Hasanbelliun. Erion-Geron ka qënë ngatërresa e autorit i cili përveç se la pas një viktimë të rastit, plagosi dhe tre të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje. Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

SI NDODHI MASAKRA NË DON BOSKO?

1 të vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko". Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela,  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Ata janë qëlluar nga një automjet tip "Benz" i zi me automatik. Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” dëshmoi në atë kohë para grupit hetimor se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar. Erion Çela nuk njihej si person i përfshirë në veprimtari kriminale. 

2 MUAJ ME PARE

150 mijë euro për të "hequr qafe" Rrumin e Shijakut, sa do paguheshin vëllezërit Beqiraj nga Kasandër Noga

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Pamje nga aksioni

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar lidhur me megaaksionin e ndodhur sot në Durrës, ku 14 persona përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Në njoftimin zyrtar, mësohet se vrasjet e vëllezërve, Gentian dhe Indrit Beqiraj kushtonin jo pak, por varionin nga 50-150 mijë euro. Ndërkohë që për vrasjen e Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Shijakut. 

PJESË NGA NJOFTIMI I POLICISË:

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore.  Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh.

2 MUAJ ME PARE

VD-Koleksion armësh, zbulohet 'strofa' e bandës së Durrësit, çdo lloj arme për vrasjen e "Rrumit"

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Armet

TIRANË- Këto janë pamjet nga sekuestrimi i mjeteve që kishin në disponim banda e kriminelëve në Durrës. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se 17 anëtarët e bandës së Durrësit, kishin në dispozicion çdo lloj arme të mundshme për të kryer vrasjet që porositen nga Kasandër Noga. 

Policia ka sekuestruar: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Dy vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer për policinë disa nga porositë që kanë marrë nga Kasandër Noga për të eleminuar armiqtë e tij.

2 MUAJ ME PARE

MEGA-AKSIONI në Durrës, prokurori i çështjes: Hetimi ende vazhdon, është sekret...

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Pamje nga konferenca për shtyp

DURRËS- Prokurori i çështjes që hetoi sot grupin kriminal në Durrës, në daljen sot në një konferencë me Policinë e Shtetit, ka bërë me dije se hetimet vazhdojnë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se ka rreth 20 persona të përfshirë në ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia që të zbulohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

"Çështja është në hetim. Hetimi është sekret. Është bërë një punë voluminoze, do bashkëpunojmë për të provuar grupin kriminal. Kemi 20 persona si të përfshirë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të tjerë,"-tha prokurori, pas pyetjeve të gazetarëve.

2 MUAJ ME PARE

PROFIL- Grupi i Durrësit planifikoi ekzekutimin e tij, kush është 'Rrumi i Shijakut', armiku i Nogës

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Rrumi i Shijakut

TIRANË- Vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj kanë zbërthyer porositë për disa vrasje, mes tyre dhe ajo e 'Rrumi te Shijakut'. Dosja.al raporton se vëllezërit kanë zbuluar se Kasandër Noga kishte paguar dy vëllezërit Beqiraj dhe të tjerë për të eliminuar “hasmit” e tij, një prej tyre Aleksandër Lahon, të njohur me pseudonimin 'Rrumi i Shijakut'. 

Por kush është i forti i Shijakut?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë.

Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.

Emrat që njihet Pëllumb Muharremi

1. Landi Muharremi

2. Pëllumb Muharremi

3. Aleksandër Laho

4. Pseudonimi “Rrumi”

2 MUAJ ME PARE

Do eliminonte ‘Rrumin e Shijakut’/ Kush është Ilirjan Feçi, mori 20 mijë euro për të ekzekutuar të riun në Lezhë, e përmendi dhe Dumani

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Pamje nga aksioni

DURRËS- Një nga të arrestuarit është edhe Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve me pagesë. Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Fushë Kuqe të Kurbinit. Feçi dhe bashkëpunëtori i tij, Ibrahim Difaj morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

PAMJET E OPERACIONIT "STORM" KU U ARRESTUA FEÇI

Po ashtu, Ilirjan Feçi akuzohet se ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj, që tentuan të vrasin Rrumin e Shijakut, Pëllumb Muharremin. Po ashtu, emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.

2 MUAJ ME PARE

SHËNJESTRA ishte Geron Hasanbelli, por u bë masakër në Don Bosko. Noga e donte me patjetër zhdukjen e "armiqëve"

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Geron Hasanbelliu dhe Kasander Noga

TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë rrëfyer për policinë krimet duke zbardhur në këtë mënyrë disa prej vrasjeve të ndodhura. Dy vëllezërit, u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.

Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Nuk kanë qenë dy vëllezërit ata që kryen krimin, por luajtën rolin e informatorit, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.

Ditën e sotme përfunduan në pranga kanë rënë 15 persona, pjesë e një grupi kriminal, që solli dhe zbardhjen e krimit në Don Bosko.

2 MUAJ ME PARE

Porosiste vrasjet te grupi në Durrës! Kush është Kasandër Noga, plagosi Hasanbellin në Belgjikë

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Kasander Noga

TIRANË- Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kanë zbërthyer disa krime. Në deklaratën e tyre në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dëshmuar se ishin kontraktuar për të vrarë Rrumin e Shijakut (Aleksandër Lahon) dhe porositësi ishte Kasandër Noga. 

Pas orësh të gjata në komisariat, vëllezërit Beqiri u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Po kush është Noga?

Kasandër Noga dyshohet si personi që plagosi në Belgjikë Erion Hasanbellin. Ata kanë qenë në hasmëri për shumë vite, që prej kohës kur jetonin në Shqipëri. Ndërsa tërhoqi këmbëzën për t'i marrë jetën Hasanbelliut, Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut. Për të marrë hak, vëllai i tij, Geroni vendosi që të qëllonte për të "larë" gjakun e babait. Ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Ngjarja u konsiderua si masakra e Sanatoriumit. Më 19 gusht të vitit 2000, Kasandër Noga hyri në Ssanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit. Në këtë moment u kanë heque serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku, e kanë lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

2 MUAJ ME PARE

'Hiqeni Rrumin'/ Si 'cicëruan' para Policisë dy vëllezërit Beqiraj, ndiqnin Lahon hap pas hapi, donin t'i studionin lëvizjet

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Indrit dhe Gentian Beqiraj

DURRËS- Detaje të reja lidhur me rrëfimin që kanë bërë në komisariatin e Durrësit dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj. Mësohet se të dy ishin paguar nga Kasandër Noga për të kryer disa atentate në Tiranë dhe Durrës, përfshirë edhe masakrën e Don Boskos.

Me të marrë sinjalin së Aleksandër Laho duhej eleminuar, të dy vëllezërit kishin nisur ta vrojtonin për ta ekzekutuar. Derisa tri net më parë, ashtu siç raportoi edhe Dosja.al, ata u përplasën me shoferin e tij, Agron Bejdollin, i cili mori peng për pak orë Indritin. Po ashtu, të dy vëllezërit kanë treguar se pjesë e atentatorëve edhe Ilirjan Feçi, i cili ndodhet aktualisht në burg.

2 MUAJ ME PARE

DETAJE të reja nga megaaksioni në Durrës, vrasjet do kryheshin për llogari të Kasandër Nogës

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Kasandër Noga

DURRËS- Zbulohen detaje të reja nga megaaksioni në Durrës. Vrasjet do kryheshin për llogari të Kasandër Nogës. Ky i fundit është  ‘kumbari’ i operacionit të sotëm të policisë që shkatërroi një grup vrasësish me pagesë, me bazë në Durrës.

Noga njihet për hasmërinë me familjen Hasanbelliu. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Ai aktualisht ndodhet në burg, pasi tentoi të vriste Erion Hasanbellin në Bruksel, por u kap në tentativë për të ardhur drejt Shqipërisë.

2 MUAJ ME PARE

Zbardhet masakra e 'Don Boskos'! Vëllezërit Beqiraj tregojnë çdo gjë: U porosit nga Noga (HISTORIA)

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqirajt ka zbardhur disa krime dhe tentativa krimesh në vend. Dy vëllezërit janë të njohur pas publikimit të lajmit ekskluziv të Dosja.al, për tentativën e pengmarrjes së njërit prej tyre. 

Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të thyejnë heshtjen. Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur. Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Ata nuk e kryen krimin, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.

SI NDODHI MASAKRA NË DON BOSKO?

1 të vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko". Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Të plagosur gjithashtu mbetën edhe 3 personat e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me vëllezërit Çela,  Arben Dani 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, dhe Edmond Crroj 41-vjeç.

Ata janë qëlluar nga një automjet tip "Benz" i zi me automatik. Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” dëshmoi në atë kohë para grupit hetimor se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar. Erion Çela nuk njihej si person i përfshirë në veprimtari kriminale. 

Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo vrasje, ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga policia. Por sot, me zbulimin e bandës së Durrësit, mund të dalin në pah detaje të reja që mund të zbulojnë autorët.

2 MUAJ ME PARE

Aksioni në Durrës/ Hapet "Kutia e Pandorës", Policia: 14 të arrestuar, grupi merrte porosi për vrasje nga 50 deri në 150 mijë euro. Kërkohet "Rrumi"

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Foto nga konferenca

TIRANË- 14 të arrestuar nga Policia e Durrësit kanë finalizuar aksionin "Porositësi". Arrestimi i Gentian dhe Indrit Beqirajt do të hapte “kutinë e Pandorës” dhe do të zbardhte disa ngjarje kriminale në Tiranë dhe në Durrës, ku përfshihen shumë vrasje dhe një masakër. E gjitha për shuma që varionin 50 deri në 150 mijë Euro. Mes të arrestuarve ka shumë të shumëkërkuar, ndërsa në kërkim është shpallur në Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut. Po ashtu, dy vëllezërit Beqiraj dyshohet se kanë kryer edhe vrasjen e 'manecit', Arben Mërkurit, i cili u ekzekutua në maj të këtij viti. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Skënder Hita dhe zbardhi edhe pengmarrjen e ndodhur më 2 tetor 2022 në autostradën Tiranë – Durrës. Po ashtu, "blutë" e Durrësit kanë sekuestruar edhe makinën ku u mor peng Indrit Beqiri dhe ka fiksuar dhe prova biologjike. Po ashtu, në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Skënder Hita, deklaratë për mediat, për finalizimin e operacionit policor të koduar “Porositësi”. Finalizohet operacioni policor i koduar "Porositësi". Zbardhen një seri ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura më parë. Arrestohen në flagrancë 14 shtetas, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë.  Të implikuar në ngjarjet kriminale, një shtetas i arrestuar më parë në Belgjikë dhe një shtetas i arrestuar më parë në Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, detonatorë elektrikë, sprajt paralizues, armë gjahu, armë sportive, armë të ftohta, lëndë narkotike, 4 automjete (dy prej tyre të blindura), dy motoçikleta, euro dhe sende të tjera të kundërligjshme. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

2. I. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

3. F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

4. P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

5. I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

6. A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

7. F. M., 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

8. B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

9. G. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

10. K. D., 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

11. A. H., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

12. F. H., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

13. A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;

14. A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit: 1. A. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 2. A. L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 
3. D. F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”; 4. A. S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; 5. K. Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. N., aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, kanë intesifikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore.  Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit. Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.

Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve. Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022. Personat e tjerë të lartpërmendur, aktualisht të arrestuar, janë të përfshirë në aktivitetin kriminali të dy vëllezërve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa. Në drejtimin e Prokurorisë vijon intensivisht puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy vëllezërve dhe të personave të tjerë të përfshirë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim për të çuar përpara drejtësisë personat e përfshirë në këto ngjarje. Në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, duke iu siguruar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.

2 MUAJ ME PARE

NDRYSHON SKEMA- ZBARDHET PENGMARRJA, arrestohen vëllezërit Beqiraj, do vrisnin "Rrumin", por shoferi i mori peng

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Gentian dhe Indrit Beqiraj

DURRËS- NDRYSHON SKEMA! Zbardhet pengmarrja e Indrit Beqirajt të raportuar fillimisht nga Dosja.al. Në momentin që shkuan në Policinë e Shtetit për të dënoncuar marrjen peng nga Agron Bejdolli, të dy kanë vendosur që të rrëfehen duke shkatërruar një grup kriminal, e duke dërguar 15 persona në burg.

Në deklaratën e tyre në Policinë e Shtetit, bëhet me dije se dy vëllezërit kanë dëshmuar se ishin kontraktuar për të vrarë Rrumin e Shijakut (Aleksandër Lahon), por mesa duket u diçka u ka shkuar keq. Rrëfimi i tyre ka zbardhur detaje për një bandë kriminale që vepronte në Durrës, duke zbardhur edhe shumë vrasje të tjera, përfshirë edhe atë të Erion Çelës. 

Si ndodhi ngjarja në autostradën Tiranë-Durrës?

Burime për Dosja.al raportuan të parat se kishte ndodhur një pengmarrje. Ato bënë me dije se Indrit Beqiraj teksa lëvizte më një motomjet tip “Piaggio” së bashku me të vëllanë Gentian Beqirajn më 2 tetor është përplasur me një makinë në të cilën ndodheshin dy persona.

Pas aksidentit Beqiraj dhe dy personat e tjerë janë konfliktuar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku më pas Beqiraj është marrë me dhunë në mjet e pas disa metrash është lënë i lirë. Më pas, dy vëllezërit shkuan vetë në Polici, ku edhe treguan gjithë ngjarjen, por mesa duket nuk paskan folur vetëm për pengmarrjen. Edhe pse jo të skeduar më parë në fushën e vrasjeve me pagesë, por vëllezërit Beqiraj janë me precedentë të mëparshëm penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. 

2 MUAJ ME PARE

'Banda' u shkatërrua nga Policia, kishin bërë plan vrasjen e "Rrumit" të Shijakut (DETAJE)

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Rrumi i Shijakut

DURRËS- Detaje të reja janë mësuar nga megaaksioni i Policisë së Shtetit në Durrës, ku 15 persona përfunduan në pranga pasi akuzohen për vrasje. Dyshohet se grupi kriminal që u shkatërrua sot nga Policia, kishte në shënjestër edhe vrasjen e Aleksandër Lahos (Landi Muharremi), i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut, pas 18 ditësh ka lënë spitalin e Durrësit. Laho mbeti i plagosur në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, më 1 nëntor, 2 vite më parë.

Dje, shoferi i tij, Agron Bejdolli është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e raportuar nga Dosja.al të Indrit Beqirajt. Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon, madje drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj. Po ashtu, Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndoj në spital pas atentatit të ndodhur. Por deri më tani nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën pasi Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar. 

2 MUAJ ME PARE

Operacioni masiv në Durrës, EMRAT e personave të arrestuar

'Zbërthehen' vëllezërit Beqiraj! Po planifikonin
Policia

DURRËS- Ditën e sotme u godit një grup kriminal nga Prokuroria e Durrësit. Të paktën 15 persona janë vënë në pranga të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje, dhe shitblerje armësh. 

Dy nga të emrat e personave të arrestuar janë: 

-Alban Hajdari

-Ilirjan Feci

indrit beqiraj gentian beqiraj kasander noga rrumi i shijakut operacioni porositesi

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE