Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
•Një sherr i fortë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës në drejtimin e Durrësit.• Dosja.al ka mësuar se Indrit Beqiraj është marrë peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona. • Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo' për në drejtim nga Durrësi. • Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ato morën Beqirajn me vete. • Por e liruan pas 2 orësh. • Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. • Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit. •Megjithatë, burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës. • Të dy vëllezërit kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike. Vetëm pak orë pas ngjarjes, Policia ka shpallur në kërkim Agron Bejdollin, i cili akuzohet se ka qenë një nga person që ka marrë peng Beqirajn. Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bejdolli është pikërisht personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndojën në spital pas atentatit.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Agron Bejdolli, i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Indrit Beqirajt, ngjarje e raportuar që në orët e para të mëngjesit nga Dosja.al rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bejdolli është pikërisht personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndojën në spital pas atentatit.
Sot ai është shpallur në kërkim pasi rezulton se ishte pjesë e grupit që dhunuan vëllezërit Gentian e Indrit Beqiraj. Madje një prej tyre e morën peng e pasi e dhunuan për dy orë rresht, e lanë të lirë. Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo' nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete. Por e liruan pas 2 orësh. Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit.
Megjithatë, burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës e për trafik armësh. Të dy vëllezërit Beqiraj kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike.
TIRANË- Agron Bejdolli është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi akuzohet se ka marrë pjesë në pengmarrjen e raportuar këtë mëngjes nga Dosja.al. Bëhet fjalë për përplasjen që ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, e cila përfundoi me marrjen peng të Indrit Beqirajt.
Beqiraj është marrë peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona.Beqiraj, së bashku me vëllain e tij, Gentianin ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo' nga Durrësi në drejtim të Tiranës. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar mirëpo u konfliktuan. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete. Por e liruan pas 2 orësh. Ka qenë vetë pengu, ai që ka shkuar në Polici për të bërë denoncimin. Bashkë me të vëllain, ai shkoi dhe deponoi në Polici, duke iu referuar përplasjes si një konflikt të çastit.
Megjithatë, burimet thanë se Policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm, e vjen si pasojë e prishjes së pazareve të drogës e për trafik armësh. Të dy vëllezërit Beqiraj kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike.
TIRANË- Një tjetër version ka dalë për pengmarrjen e Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë-Durrës. Për ngjarjen që raportoi e para Dosja.al, dyshohet se autorët e pengmarrjes, janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj, ndërsa shtohet se shkak për ngjarjen është bërë shitja e armëve të zjarrit.
Megjithatë kjo nuk është pista e vetme pasi po hetohet edhe për një konflikt të çastit, ose dhe prishje të pazareve të drogës. Deri tani janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa Policia pretendon se ka identifikuar 4 autorët. Ndërkohë që edhe dy vëllezërit rezultojnë me precedente penalë, pasi në 2013 janë arrestuar për trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga pengmarrja e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja, e cila u raportua fillimisht nga Dosja.al, duket se ka ndodhur për disa orë. Teksa dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj po qarkullonin me një motomjet, një makinë u ka prerë rrugën. Në këtë moment ka nisur përplasja fizike mes tyre, personat ende të paidentifikuar kanë future në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Menjëherë duket se Gentiani ka marrë në telefon Policinë për të raportuar pengmarrjen e vëllait të tij, kështu që Policia është vënë në ndjekje të mjetit që raportoi i riu. Në momentin që personat që po udhëtonin me pengun, kanë kuptuar se po ndiqeshin nga uniformat blu, kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe më pas janë larguar. Deri më tani, edhe pse nuk e publikoi njoftimin për ngjarjen, Policia raporton se i ka identifikuar 4 personat që morën peng të riun, por nuk i ka bërë me dije emrat e tyre.
DURRËS- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas pengmarrjes 2 orëshe të Indrit Beqirajt. Pasi Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes, në pah dolën detaje të ndryshme. Mirëpo, ende nuk kishte asnjë reagim nga policia e shtetit. Sot, Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur 'Koxhas'.
Policia bën të ditur se dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj janë përfshirë në një incident rrugor me një mjet tjetër. Ato janë konfliktuar fizikisht e më pas personat që ishin në mjet i kanë dhunuar e më pas kanë marrë peng Indritin, të cilin e kanë hedhur në rrugë. Policia ka identifikuar autorët ndërkohë ka nisur punën për të zbuluar se nëse ato janë të përfshirë në ngjarje të tjera.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.
Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar. Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.
Dosja.al raportoi mëngjesin e sotëm ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes së Indrit Beqirajt.
TIRANË- Personat në foto janë dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u dhunuan fizikisht në autostradën Tiranë-Durrës. Ishte Dosja.al ajo e cila raportoi e para lajmin e pengmarrjes së Indritit.
Një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.
Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar. 4 personat janë shpallur në kërkim nga policia. Dy grupet dyshohet se kanë pasur konflikte për pazare droge. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë të skeduar si trafikantë droge. Ata janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Policia e cila ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, po heton në dy drejtime të ndryshme, edhe versionin e një konflikti çasti, por edhe të konflikteve që vëllezërit mund të kenë pasur më herët me autorët.
TIRANË- Indrit Beqiraj u mor peng për 2 orë! Pasi Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes së Beqirajt, në pah po dalin detaje të reja, pas dëshmisë së dhënë në polici të Gentian Beqirajt.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Indrit dhe Gentian Beqiraj (vëllezër) ishin duke udhëtuar me motor në autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë me katër persona brenda i kanë prerë rrugën kur ata udhëtonin me motor në autostradën Tiranë- Durrës dhe më pas ka nisur sherri i dhunshëm. Dhuna mes 6 personave përfundoi në pengmarrjen e Indrit Beqirajt. Autorët e kanë marrë me forcë në makinë për 500 metra ku dhe është dhunuar dhe më pas është hedhur nga makina.
Pas dy orësh Indrit Beqiraj u la i lirë. Më pas dy vëllezërit iu drejtuan Komisariatit të Policisë aty ku bënë denoncim për ngjarjen e rëndë, duke iu referuar çështjes si konflikt i çastit.
Mirëpo, policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm dhe po hetohet si “heqje e paligjshme e lirisë”.
Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
TIRANË- Më 2 Tetor, në orën 18:00, në afërsi të Maminasit, ka ndodhur pengmarrja e Indrit Beqirajt. Dosja.al raportoi ekskluzivisht për pengmarrjen e të riut i cili ishte në motor së bashku me vëllain e tij, Gentjan Beqiraj.
Ka qënë një sherr mes disa personave, ajo që përfundoi më pas në pengmarrje. Dy mjete, në të cilën ndodheshin 4 persona janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit. Gjatë momentit të sherrit fizik, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan.
Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se të gjithë personat njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Edhe pse ka kaluar 2 ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar.
TIRANË- Indrit Beqiraj, personi i cili u mor peng dy netë më parë në autostradën Durrës-Tiranë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2013, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Indriti, në atë kohë vetëm 22-vjeç u arrestua së bashku me të vëllanë, Gentjan Beqiraj.
Dy netë më parë, Beqiraj u mor peng nga persona ende të paidentifikuar. Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes. Ngjarja ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në momentin kur Beqiraj dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me motor. Atyre iu bë pritë nga dy mjete, personat të cilët ishin brenda i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.
TIRANË - Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Tiranë-Durrës. Dosja.al mësoi ekskluzivisht për pengmarrjen e Beqirajt, ngjarje e cila raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme.
Beqiraj (mosha e të cilit ende nuk bëhet e ditur) ishte duke udhëtuar me motorin 'Piaggo', së bashku me një person tjetër, në autostradën Tiranë-Durrës, për në drejtim nga qyteti bregdetar. Motorit, i dolen përpara dy mjete, një nga ato me ngjyrë të zezë. Personat që ishin brenda makinave, zbritën dhe dhunuar personat që ishin në motor, e më pas kanë marrë me vete Beqirajn.
Nuk dihet nëse Beqiraj është person që ka pasur konflikte më para. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë.
TIRANË - Pengmarrje në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës- Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë. Beqiraj, së bashku me një person tjetër ishte në motorin 'Piaggo' për në drejtim nga Durrësi. Dy mjete, një prej tyre e zezë me targa 1***, i kanë zënë pritë.
Autorët, zbritën nga mjetet duke u drejtuar te motori në të cilin ishte Beqiraj. Ato i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete. Nuk dihet nëse Indrit Beqiraj është person me të shkuar kriminale e nëse ka pasur konflikte me persona të tjerë kohët e fundit. Prej disa orësh nuk dihet ende asgjë për fatin e Beqirajt.
Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 orë që nga pengmarrja.