1 Dhjetor 2022, 10:44
Nga k.m.
Petrit dhe Valdete Mamaj
FIER- Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për t'u përballur me akuzën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valdetes në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021, ditë që Petriti qëlloi për vdekje të shoqen, e menjëherë pas krimit tentoi që të fshihte krimin, duke inskenuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Me përballjen që do të ketë para togave të zeza, 56-vjeçari do të përballet me akuzën e vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare, një vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.
Gazetari Elton Qyno shkruan për "Ora News" se çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit, e kishin arritur në pikën që të dy flinin në dhoma të ndara.
”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër...,”-ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë autori i vrasjes. Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen, është fakti që vrasje e Valdetes ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Madje priti derisa të hipte në avion.
“Ora 13:15 djali i familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash. Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani… Ora 19:30 - Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi. …Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë "…nuk rri me ty…". Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”. Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë."
Pas refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale me të, i xhindosur, Petrit Mamaj mori thikën dhe qëlloi pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët "…më vrave…".
Por 56-vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.
“…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 50-vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës. Pasi kreu krimin, Petrit Mamaj kërkoi ndihmën e të vëllait që ta ndihmonte të fshihte ngjarjen.
petrit mamaj valdete mamaj fier
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 10:44
k.m.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve në v...
Aktualitet
30 Nëntor 2022, 11:28
f.g
Edi Rama
TIRANE- Lajmi se Shqipëria do të ndihmojë Italinë me ndërtimin e një ujësjellësi ka marrë vëmend...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 10:36
A.B
Edmir Përndreca
LEZHË- Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca, i cili u dhunua një natë më par&e...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 10:24
k.m.
H&M
Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 10:10
a.l
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Gjerm...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 10:08
A.B
Xhuliano Prela
LEZHË – Dosja e vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela ka kaluar për gjykim. Gjykata ka marrë t&e...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:43
A.B
Policia spanjolle
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë lëshur një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:39
A.B
Denisa Daka
TIRANË- Avokatja Denisa Daka është ndarë nga jeta. Juristja e cila prej shumë vitesh merrej me çështj...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:23
d.a.
Endrit Neza
BRITANI- Një shqiptar që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në dy raste të ndara është burgosur dhe d...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:33
A.B
Edmir Perndreca
LEZHË-Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca, është ndjekur nga autorët e më pas është...