6 Tetor 2022, 17:05
Nga F.M
Policia e Lezhës
SHKODËR- Një 57-vjeçar është vënë në pranga në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Piraj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 57-vjeçari me inicialet S.K., është arrestuar teksa transportone emigrantë. Në momentin e prangosjes ai kishte mjetin e mbushur me emigrantë që në këmbim të pagesës po i çonte drejt Shkodrës.
Njoftimi:
Lezhë/Goditet një rast tjetër i transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Vihet në pranga një 57-vjeçar për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie.
Si rezultat, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Piraj, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. Në këtë automjet janë gjetur emigrantë nga vendet e treta, të cilët, 57-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në vijim të veprimeve, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. K., 57 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
policia e lezhes
Aktualitet
6 Tetor 2022, 17:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Entit Rregullator të Energjisë do të mblidhet të premten në orën 14:00.
Sipas një ...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 17:01
F.M
Policia e Vlorës
VLORË- Një 58-vjeçar me inicialet F.K., është vënë në pranga pasi akuzohet i shpallur n&eum...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:52
F.M
Foto Ilustruese
DEVOLL- Një 28-vjeçar me inicialet K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll ka mbetur i plagosur si...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
Për herë të parë mjekë ednokrinologë, nefrologë dhe kardiologë dalin në konkluzione të qa...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:50
k.m.
Foto ilustruese
Gërmenja e Rrogozhinës, ndryshe njihet si fshati i rrushit. Kultura bazë e fermerëve të këtij fshati ësh...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:48
F.M
Foto Ilustruese
KORÇË- Një 54-vjeçare nga Korça po hetohet nga policia pasi ka ka ushtruar dhunë ndaj motrës s&eum...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:11
F.M
Seancë gjyqësore
DURRËS- Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Durrësit ku po mbahet seanca gjyqësore për mas&eu...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 16:11
F.M
Foto Ilustruese
LEZHË- Azem Dauti 55-vjeç, i cili po vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë ka gjetur vdekjen ...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 15:54
Seanca në Durrës
DURRËS- Dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbërthyen grupin e vrasësve me pagesë me...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 15:38
e.k
Bardh Spahia
SHKODËR- Qyteti i Shkodrës pavarsisht shtrirjes së madhe gjeografike dhe numrit të madh popullsisë ka vetëm dy l...