Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin 'Sky'.
TIRANË- Amar (Dritan) Shkëmbi është 39-vjeçari i arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Dosja.al ju sjell dhe foton e të shumëkërkuarit me dy emra. Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’. Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin 'Sky'.
Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin 'Sky' me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese. Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë.
Dhe dosja e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” tregonte se si plani për asgjësimin e Rrumit nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë. Sipas dosjes, njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj dhe në biseda mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.
Të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin. Biseda e përgjuar tregonte edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.
Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.
Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.
Foto ilustruese DUBAI- Një prej autorëve të dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar në Emiratet ...
Alda Klosi TIRANË- Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e një biznesmeni, i cili sipas deklaratave të vëllait të Ald...
Aldo Bare ELBASAN- Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare, ish-kreu i bandës së Lushnjes ka dalë sërish në gjyq ku ka k&eum...
DIMAL- Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Goriçan të Dimalit. Mësohet se disa persona të paidentifikuar kanë hyrë...
Vila LEZHË- Dy vila janë grabitur në fshatrat e Lezhës. Vilat trekatëshe, të cilat ishin të mbyllura pasi familjarë...
Pellumb Islami GREQI- Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t'i japin lamtumirën e ...
Gjykata DURRËS- Ditën e sotme janë lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg', 6 inspektorët e Policisë n&...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Arsimit ka mohuar lajmin e dhënë gjerësisht nga mediat italiane se Guvernatori i Sardenjas në ...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria dhe Kosova paraqesin trend të njëjtë të sëmundjes së retinopatisë diabetike ...
Inez Hajrulla VLORË- Inez Hajrulla është shpallur në kërkim pasi i shpëtoi një aksioni të Policisë së Sh...