LIVE UPDATES
Aktualitet

Me dieta e kura natyrale, spiritualistët shërojnë kancerit pa mjekim, u kërkojnë pacientëve të ndërpresin terapitë

Shumë njerëz janë drejtuar pranë tyre duke ndaluar mjekimin dhe kimioterapitë. Edhe pse për  një pacient ndërprerja e terapisë  është e rrezikshme  pasi kanceri nuk pret por vepron.

1 Maj 2025, 21:19 Nga N.F
Me dieta e kura natyrale, spiritualistët shërojnë kancerit pa
Foto

TIRANË- Evis Zajmi dhe Engjëll Qato janë dy persona që prezantohen si spiritualistë, me energji dhe aftësi të mbinatyrshme. Premtojnë shërim të sëmundjeve të rënda, përfshirë edhe kancerin, pa asnjë ndërhyrje mjekësore, pa kimioterapi, vetëm me seanca shpirtërore, dieta ekstreme dhe shumë besim. Një seancë me këta spiritualistë të shkon 200 euro dhe pas investigimit të Fiks Fare largohen jashtë vendit.

Shumë njerëz janë drejtuar pranë tyre duke ndaluar mjekimin dhe kimioterapitë. Edhe pse për  një pacient ndërprerja e terapisë  është e rrezikshme  pasi kanceri nuk pret por vepron. Gazetarët e Fiks Fare, u futën në zyrën e këtyre spiritualistëve në Tiranë, për të zbuluar më nga afër çfarë fshihet pas këtyre premtimeve që për shumë persona mund të jenë jetë a vdekje. Në takimin e parë, një prej bashkëpunëtorëve paraqitet si i shqetësuar nga ankthi dhe depresioni. Përmend edhe të dashurën që, sipas tij, është diagnostikuar me kancer në gji.

Si fillim, spiritualistja i sugjeron një “çaj lule balsami” për qetësim, por më pas biseda merr një kthesë më të thellë. Ajo thotë se trupi fizik është vetëm pasoja e problemeve shpirtërore. Se sëmundjet si kanceri kanë rrënjë “spirituale”, ndonjëherë të trashëguara nga brezat, nga karma e familjes. Kur bashkëpunëtori i pyet nëse e dashura duhet të vazhdojë kimioterapinë, përgjigja ishte: “Nëse ka besim tek ne, nuk ka pse të bëjë kimioterapi. E fiton luftën me besim.”

Seanca vazhdon me vendosjen e duarve mbi trup, punë me qendrat e energjisë, “çakrat”, lexime nga fëmijëria, trauma të trashëguara, deri te një jetë e mëparshme me të njëjtën partnere, ku i thuhet se e kishte shëruar thjesht duke i vendosur dorën në gjoks.

Kjo seancë kushtoi 150 mijë lekë me shpjegimin: “Në faqe është 240 euro, por tani kemi ofertë.” Gjithmonë pagesa do të bëhej në dorë. Në seancën  e dytë, bashkëpunëtori shkon bashkë me “partneren”, e paraqitur si një vajzë që sapo është diagnostikuar me kancer. Ajo shprehet se nuk dëshiron të bëjë kimioterapi, sepse nuk e përballon emocionalisht. Kaq mjafton që spiritualisti të thotë: Edhe unë kam pasur kancer dhe jam shëruar vetëm me dieta.

Sipas këtyre spiritualistëve, diagnoza mjekësore thjesht ndihmon për të përcaktuar dietën dhe trajtimin shpirtëror. Më pas fillon seanca tjetër. Vajzës i vihen në bark, fyt, kërthizë dhe pastaj nis “leximi” i së kaluarës dhe së ardhmes. “Sëmundja është e trashëguar, është karma familjare”, thotë spiritualistja.  Në fund, vajzës i jepen disa kura natyrale, ndërsa të tjerat do të përcaktohen më vonë. Pasi për ta seancat mund t’i kryejnë edhe online përmes Skype-it, nga jashtë vendit.

Në fazën e tretë të investigimit, gazetarët e Fiksit përpiqen sërish të kontaktojnë spiritualistët. Ata nuk janë më në Shqipëri. Kur më në fund spiritualistja telefonon gazetaren, thotë se e “kishte ndjerë” që vajza nuk kishte nevojë për ndihmë. Mohon të jetë kundër mjekësisë, por pranon se nuk ka asnjë licencë, sepse “nuk ka licenca për fuqitë e saj mbinatyrore”.

Ajo paralajmëron gazetarët të mos e publikojnë rastin, sepse “do pendoheni nëse na nxirrni keq, se ne po bëjmë të mira, po shërojmë njerëz”. Përmend edhe se është pedagoge në Gjermani dhe se bashkëpunon me kolegun e saj Engjëllin kur të mundet./ TCH

evvis zajmi engjell qato

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin