LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më bëj nder, po vjen OFL”/ Njërit i grabisin 40 mln lekë, tjetrin e ftojnë për kafe dhe e masakrojnë

Dosja ndaj tij e proceduar nga policia lokale dhe më pas e dorëzuar për hetime më të detajuara në prokurorinë e qytetit bregdetar e tregon këtë gjë: përdorimin e emrit të OFL për të vjedhur.

15 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
‘Më bëj nder, po vjen OFL”/ Njërit i grabisin 40 mln
Foto ilustruese

Telefoni është mjet thelbësisht personal. Kjo është njëra nga arsyet se përse ekzistojnë edhe kodet e sigurisë në këto pajisje dhe ligje e rregulla që ndalojnë hapje e telefonave nga persona veç pronarëve të tyre pa një urdhër, apo vendim prokurorie.

Por, shumë shqiptarë e japin me mirëbesim telefonin te miq, apo të njohur që u ‘kërkojnë nder’ sa për një telefonatë. Nderi ndonjëherë kthehet në telashe, si në dy rastet që sjell gazeta Si më poshtë. Kur operacioni forca e ligjit, njohur shkurt si OFL po shfaqej ngado nëpër biznese të dyshuarish tek të cilët lidhej shiriti i policisë, një i ri në Shqipëri e ka përdorur emrin e kësaj njësie për të trembur një bashkëqytetar.

Sipas prokurorisë së Vlorës që pritet ta dërgojë në gjykim të riun me incialet M.A, ai gjendet në paraburgim prej një viti. Dosja ndaj tij e proceduar nga policia lokale dhe më pas e dorëzuar për hetime më të detajuara në prokurorinë e qytetit bregdetar e tregon këtë gjë: përdorimin e emrit të OFL për të vjedhur.

Sipas akuzës së prokurorisë së këtij qyteti thënë për gazetën Si “nga hetimet paraprake, ka rezultuar se personi nën hetim M.A. i vodhi me dhunë gjatë 2021 shtetasit K.M një vlerë monetare prej 40 milion lekësh të biznesit ku ai punonte.”

Ky shtetas sipas hetimeve të mbajtura gjatë këtyre muajve tregon se mori një mesash ku njoftohej se ishte pronari i biznesit ku viktima ishte i punësuar .

“Merr paratë prej aty dhe dil nga biznesi sa më shprej pasi është nisur OFL nga Tirana”, i shkroi grabitësi punëtorit , që është bindur menjëherë nga urdhëri i “pronarit” të rremë. Hetimet tregojnë se pasi punonjësi K.M doli nga biznesi së bashku me paratë “i ka dalë përballë një shtetas me kapele dhe maskë, i cili pas konfliktit i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, i ka marrë shumën e lekëve.

“Pas hetimeve rezulton se, autor i kësaj vepre penale është shtetasi M.A”, theksohet në fashikullin e akuzës së Vlorës.

I riu i moshës 30 vjeç ka paraqitur disa herë kërkesë para gjykatës për tu liruar por nuk ja ka dalë thonë burimet e gazetës Si. Ndërkohë që ende as policia dhe as prokuroria nuk kanë identifikuar bashkëpuntorët e tij në këtë ngjarje.

Por, Policia e Shtetit i thotë gazetës Si se përdorimi i telefonit për të dërguar në kurth persona të tjerë është një nga metodat më të rëndomta dhe kryhet ose nga telefona të vjedhur dhe në rastin më të cuditshëm duke kërkuar përdorimin e telefonit nga i afërmi, apo një mik i ‘viktimës” sa për një telefonatë.

Kështu i ndodhi shtetasit R.K., nga një fshat i Vlorës, përmend policia për gazetën Si, duke shtuar se si ai u paraqit në stacionin e Orikumi pasi duke ecur në këmbë në rrugën tek kisha “Marimoj”, nga një makinë tip “Mercedez Benz” kanë dalë pesë persona të maskuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij duke e goditur me sende të forta në kokë dhe trup.

Policia shton se “lidhur me këtë ngjarje ai ka deklaruar se nuk ka pas hasmëri me asnjë person, se një kushëri i largët i tij, A. X., atë ditë i ka dërguar mesazh në aplikacionin “ËhatsApp” me përmbajtje “ a do dalësh sot për ecje apo do të flesh”, një mesazh që i dëmtuari pretendoi se e kishte fshirë.

Por, ndërsa policia nuk mundi dot të sigurojë autorët që e rrahën teksa kushëriri i tij nuk ka treguar asnjë të dhënë me interes për hetimin, shërbimet e policisë njoftohen një muaj më pas dhe konkretisht në prill 2021 për një shpërtim në kompleksin e pallateve në Orikum.

“Shpërthimi ndodhi në derën e kushëririt të tij A.X., që është nën arrest shtëpiak në kuadër të këtij procedimi deklarojnë”, burimet e gazetës Si.

Bëhet me dije se kushëriri ka dëshmuar se ka dyshimet tek kushëriri R.K., për shkak të rrahjes së tij dhe mesazhit që ai këmbëngul se ju nis nga telefoni i tij. I dëmtuari pas rrahjes dhe kur doli nga policia i shkroi kushëririt “Dajo, ti e di se kush ma ka bërë dhe po s’m’i tregove emrat ke ti gisht në këtë punë”. Burimet e policisë bëjnë me dije se A.X., ishte telefonuar nga një mik përpara shpërthimit në banesë, i cili i kishte kërkuar takim duke i thënë: Kushëriri yt R.K., më ka bërë ofertë për të të vrarë. Nuk e besova, por gjithsesi i thashë regjistroje dhe në atë bisedë midis R.K. dhe T. Dëgjova që kushëriri i thoshte - hiqe qafe, s’dua ta shikoj më! Sa lekë do qe ta heqësh qafe?”.

T. i kërkon në këtë bisedë shumën prej 50.000 Euro për ta vrarë, por ai kushëriri bën pazar duke ja prerë se janë shumë dhe do të japë vetëm 10.000 Euro. Edhe dëshmitari i kontraktuar për të vrarë pranon pranë autoriteteve lokale në Vlorë se personi nën hetim i ka kërkuar që kundrejt pagesës të kryente vrasjen e shtetasit A. X. dhe pasi është bindur për vendosmërinë e tij për kryerjen e këtij veprimi, e ka vënë në dijeni shënjestrën./GazetaSi

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës