Plagosje në Tiranë/ Po pinin alkool në lokal, Eljot Xhafa qëllon me thikë 60-vjeçarin
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Plagosja me thikë në Tiranë/ Autori, me precedent të mëparshëm penal (EMRAT) 12 Tetor, 19:46 Pla...
Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeminist&eu...
Iu gjet në makinë armë dhe tritol/ Zbardhet identiteti i 39-vjeçarit shqiptar të arrestuar në Athinë, ishte...
"Mirënjohje Orban-it për mbështetjen e palëkundur"/ Rama: Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi 11 Tetor, 1...
Të gjitha këto informacione grupi ia kalonte menjëherë Leonard Dukës, një prej rivalëve të Martinajt, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë.
TIRANË- Dënohen "çimkat" e Ervis Martinajt. Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit, Ardian Ahmeti, i cili mbante detyrën e shefit të IT-së, u deklarua fajtor dhe është dënuar me 2 vite burgim. I njëjti dënim është dhënë dhe për Dejvison Serjanin, i cili rezulton të jetë ish-i fejuari i Nensin Shaqirit.
Kjo e fundit një punojëse agjensi udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit”, siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinaj nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë, edhe ajo e dënuar me 2 vite burg. Por për shkak se Shaqiri ka në kujdestari një fëmijë të vogël, ajo do ta vuajë dënimin e saj me shërbim prove, por sërish me 2 vite.
Të gjitha këto informacione grupi ia kalonte menjëherë Leonard Dukës, një prej rivalëve të Martinajt, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë. Vrasja e Martinajt ishte planifikuar që të bëhej jashtë vendit, ndoshta edhe për të shmangur sigurinë e ish-bossit të lojrave të fatit, por në të dyja tentativat, rivalët kanë dështuar që të eliminonin kundërshtarin e tyre.
SI MBLIDHESHIN INFORMACIONET PëR MARTINAJN?
Nensi Shaqiri ka deklaruar se ajo i ka marrë këto informacione nga agjencia turistike ku punonte në rrugën “Myslym Shyri”, pasi Martinaj ka prerë biletë udhëtimi. Informacionin që merrte e transmetonte nëpërmjet të fejuarit të saj Dejvison Serjani dhe Daut Elmazi, për tek "veshi" i vëllezërve, Erlis dhe Leonard Duka dhe Fatmir Hysenit. Për këto informacione është paguar një shumë financiare prej 30 mijë euro. Ky version është konfirmuar edhe nga Deivisjon Serjani, ish-i fejuari i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë janë dënuar.
Kush është Ervis Martinaj?
Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama dhe nga opozita. Pretendohet se Martinaj ka pasur “ushtarë” të tij efektivë me funksione shumë të larta në kupolën e Policisë së Shtetit.
Një ndër to ishte dhe Jeton Lami, një efektiv i “Operacionales” që duket se pas orarit zyrtar ishte truproja e tij. Ai e ka shoqëruar deri në momentet e fundit, por nuk ka pranuar që të flasë dhe të deponojnë. Ose të paktën kaq dihet deri më tani, edhe pse gazetarët e kronikës bëjnë me dije se Lami ka folur me ish-kryepolicin Gledis Nano për 2 orë para se të arrestohej zyrtarisht. Megjithatë këto detaje mbeten të pakonfirmuara. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
Foto ilustruese TIRANË- Mundësi punësimi në fushën e mbrojtjes kibernetike! Forcat e Armatosura po ngrenë një struktur&e...
Suella Braverman ANGLI- Një rishikim i udhëzimit të Home Office të përdorur për të vendosur kërkesat për ...
Policia DURRËS- Një 65-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës për dhunë në familje. M...
Foto Ilustruese ITALI- Njëqind milionë biseda për të transkriptuar. Marrëveshje ekonomike, strategji ushtarake, një...
Policia TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se janë autorë të vjedhjes së ...
Vila ELBASAN- Kjo është vila e Albert Topuzit në Elbasan, e cila është sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit. Një ndërt...
Policia ELBASAN-46-vjeçarit nga Elbasani që iu sekuestrua një pasuri me vlerë 3.5 mln euro është Albert Topuzi. Ky person, ...
Foto ilustruese ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë rreth 3.5 milionë euro të 46-vjeçari Alber...
Momenti i arrestimit TIRANË- Dy të arrestuar në kryeqytet. Ergest Beqiraj dhe Indrit Prençi janë personat e vënë n&eum...
Besnik Simoni LEZHË- Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu ish-kreun e Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë,...