Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mara, nëna e Bardha Markut ka rrëfyer se vajza e saj dhunohej nga burri i saj ndërsa fëmijët ishin terrorizuar. Ajo më tej shtoi se 40-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe se nuk punonte pasi nuk dëgjonte të bënte asgjë. Mara shtoi se jo nuk e dinte që ai ishte i dënuar për vjedhje por për dhunë.
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Duurës ku Aleks Marku qëlloi drejt policisë teksa mbante të rrëmbyer fëmijët e tij. Në lidhje me ngjarjen ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 vjehrra e Markut. Mara, nëna e Bardha Markut ka rrëfyer se vajza e saj dhunohej nga burri i saj ndërsa fëmijët ishin terrorizuar.
Ajo më tej shtoi se 40-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe se nuk punonte pasi nuk dëgjonte të bënte asgjë. Mara shtoi se jo nuk e dinte që ai ishte i dënuar për vjedhje por për dhunë.
“Ne na kanë marrë sot në orën 4. Ne nuk dimë gjë, se nuk na i ka qitur fëmijët. Bardha iku në Itali për dokumentet e fëmijëve. Ai bëri be, se nuk i prek fëmijët. Më pas nuk na i ka nxjerrë as mua as vajzës fëmijët. I thash Aleks; mi nxirr fëmijët ti shoh.
I thash mi sill fëmijët. Fëmijët i kam mbajtur fëmijët dy vite vetë. Vajza erdhi natën në 2 të natës, në 3 erdhi në Lezhë. Ajo kishte frikë se ça do i kishte bërë diçka fëmijëve. Shkuam me taksi në Durrës. Urdhri i mbrojtjes ka qenë në Lezhë. Vjehrri i saj ka faj se gati gjysmën e gjerave zere se i ka bërë ai. Mos e gëzoftë jetën e vetë.
Po ai ishte i alkoolizuar dhe e dhunonte Bardhën. Kanë 11 vite që janë martuar, me shkuesi. Do ndahet nga ai, si t’i besojë atij?! Kurrë! Kishin dy javë që kishin ikur në Durrës me shpresë se mos ecnin. Aleksi nuk bënte asnjë punë, nuk dëgjonte.
Ai i prishi punët në Lezhë. Në Itali nuk di që të ketë qenë i dënuar për vjedhje, por për dhunë. Fëmijët kanë ardhur dy psikologë dhe i kanë marrë. Kur kujtohen kanë trauma. Fëmijët i mbajti me forcë brenda ai në dhomë kur i erdhi policia te dera. Veç Zoti i shpëtoi fëmijët, e falënderoi. Se si shpëtuan ata kokën përmes plumbave”, tha ajo.
40-vjeçari nga Lezha Aleks Marku u vetëdorëzua të mërkurën pas rreth 5 orësh negociata me efektivët e repartit RENEA. Ndërkohë në dëshminë e tij në polici, Aleks Marku ka pranuar konfliktin me bashkëshorten. Kjo e fundit sipas tij ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai ka pohuar se në apartmentin ku shkoi i mori fëmijët sepse donte t'i largonte nga i dashuri i gruas dhe pretendon se ky i fundit po vinte për ta sulmuar, prandaj kishte dalë me kallashnikove në dritare.
Autoritetet thonë se djalin, në momentin që qëllonte, po e mbante në ballkon dhe i kishte mbushur mendjen që nëse vinte policia t’i tregonte policisë se disa burra kanë ardhur të na vrasin. Nëna me fëmijët tashmë janë kthyer në Lezhë dhe nuk ndodhen në apartamentin në Shkëmbin e Kavajës. Me bashkëshorten ai ishte martuar prej 11 vitesh dhe ajo e kishte denoncuar në Komisariatin e Lezhës, për dhunë psikologjike.
Dom Mark Pashkja TIRANË- Ditën e djeshme dy vajzat, Alba dhe Edlira kanë lidhur martesë në një festë private në...
Giovanni Peragine SHKODËR- Giovanni Peragine është Ipeshkvi i ri Shkodrës. Peragine u emërua nga Papa Françesku ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kanë lënë në burg katër nga të arrestuarit nga operacioni i SPAK i organizuar p&e...
foto ilustruese TIRANË- Pasuri me vlerë 300 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, në kuadër të finalizimit t&e...
Foto nga vendi i ngjarjes LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku, dyshohet se pas n...
Foto ilustruese DURRËS- Dy familje kanë denoncuar zhdukjen e të afërmve të tyre në Durrës. Në njoftimin e policis&e...
Foto ilustruese KUKËS- Dy vëllezër dhe një kushëriri i tyre janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të...
edmond papa TIRANË- Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos t&eu...
Foto ilustruese CËRRIK- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Cërrik. Arrestimi i ti...
Foto ilustruese VLORË- Një 42-vjeçari është shoqëruar nga policia në Vlorë. Shoqërimi i saj ka ndodhur pasi ...