20 Maj 2024, 11:12
Nga r.ll
edmond papa
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë te telekomanduar. Po ashtu Prokuroria ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.
edmond papa gjykata e tiranes
Aktualitet
20 Maj 2024, 11:10
N.F
Foto ilustruese
CËRRIK- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Cërrik. Arrestimi i ti...
Aktualitet
20 Maj 2024, 10:10
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 42-vjeçari është shoqëruar nga policia në Vlorë. Shoqërimi i saj ka ndodhur pasi ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 10:13
r.ll
eurot
DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Shijak pasi u janë sekustruar 80 mijë euro që dyshohen se ishin vjedhur nga bankat...
Aktualitet
20 Maj 2024, 10:10
r.ll
spak
TIRANË- Diten e sotme në orën 10:00 pritet që të dalin përpara gjykatës disa prej bosëve të krimit, t&eu...
Aktualitet
20 Maj 2024, 08:44
N.F
Drogë
KRUJË-Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Krujë. Mësohet se arrestimi i 53-vjeç...
Aktualitet
20 Maj 2024, 07:47
r.ll
spak
TIRANË- Janë zbardhur emrat e 50 kontigjentëve të krimit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 07:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit t&eu...
Aktualitet
19 Maj 2024, 22:17
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një 45-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Greqi. Mediat greke...
Aktualitet
19 Maj 2024, 21:50
Elton Qyno
TIRANË - “Ora News” zbardh emrat e tre personave që kanë marrë pjesë në mënyrë direkte në teren p&eum...
Aktualitet
19 Maj 2024, 21:35
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Një ngjarje e rëndë raporothet të ketë ndodhur në Greqi. Një burrë me origjinë shqipta...