Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ "Maskat" shfaqen sërish, këtë herë vëzhgojnë qytetarët në protestën për Zvërnecin
Por mesa duket, këtë herë personat me maska, kanë marrë tjetër detyrë.
1 Qershor 2026, 19:31Nga I.A
Personi me maske
TIRANË- Rojet private me maska në protestën në Zvërnec, ishin ata që krijuan dhunën më të rëndë në atë protestë. Por mesa duket, këtë herë personat me maska, kanë marrë tjetër detyrë.
Kanë hipur sipër tarracës së godinave të ministrive dhe po vëzhgojnë qytetarët që kanë marrë pjesë në protestë. Por pse po e bëjnë vallë?
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Dy ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al