LIVE UPDATES
Aktualitet

Koalicioni Pro Familjes/ Aktivistët: Do luftojmë për fëmijët dhe të drejtat e prindërve

Grimci u bëri thirrje qytetarëve që, pavarësisht bindjeve politike apo dallimeve të tjera, të bashkohen në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve, duke e cilësuar familjen si themelin e kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

1 Qershor 2026, 18:53 Nga E. D

Koalicioni Pro Familjes/ Aktivistët: Do luftojmë për

TIRANË- Kryetarja e Partisë Demokratike, Dega 9 në Tiranë, Eda Grimci mbajti një fjalim gjatë “Marshimit për Jetën”, të organizuar nga Koalicioni Pro Familjes. Gjatë fjalës së saj, ajo shprehu shqetësimin e saj për politikat dhe nismat që, sipas saj, prekin institucionin e familjes dhe mirëqenien e fëmijëve. Grimci u bëri thirrje qytetarëve që, pavarësisht bindjeve politike apo dallimeve të tjera, të bashkohen në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve, duke e cilësuar familjen si themelin e kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

Grimci: Për një mision, misionin më të shenjtë, atë të nënës. Nuk e dija se sa e rrezikshme ishte axhenda që po mundohet të instalohet këtu derisa u përballa personalisht me të. Bëra një status si një nënë, ku pashë fëmijë të përdoreshin për propagandë duke u përdorur si kavje eksperimentesh në tubime, manifestime erotiko-politike, ekonomike. Dhe qëndrova dhe pata një reagim, nuk e keni idenë sulmet që pësova nga ky reagim. Aty kuptova që gjithçka që kishte thënë familja Pano ishte e vërtetë. Ne jemi në rrezik. Familja shqiptare është në rrezik, fëmijët shqiptarë janë në rrezik. Janë në rrezik nga një shtet i cili nuk kujdeset për familjen, nuk e ndihmon familjen, por kujdeset për axhenda të cilat e shkatërrojnë familjen. Sulmi që m'u bë mbas atij postimi ishte i jashtëzakonshëm. Aty kuptova se ata janë të organizuar, janë shumë dhe ngrohen nën petkun e viktimizimit, po na godasin në gjënë më të shenjtë tek fëmijët tanë. Nëse deri më sot kemi luftuar për punën, për bukën, për rrugët, për mirëqenien, sot duhet të çohemi të gjithë tej çdo ndasie, tej çdo ngjyre jemi për fëmijët, nuk ka asgjë më të shenjtë sesa fëmijët. Është detyrimi i çdo prindi, është detyrimi i çdo nëne. Misioni i nënës është të mbrojë familjen, është të mbrojë fëmijët. Pa familje të fortë nuk ka komb, nuk ka atdhe. Është pikërisht kjo familje që na ka mbajtur të bashkuar, është pikërisht familja dhe rreziku që na kanoset që na bashkon sot në këtë shesh. Prandaj, kështu siç jemi të mos ndalemi, të mbrojmë familjet, të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë kombin sepse familja shqiptare është në rrezik dhe nuk duhet ta lejojmë këtë gjë.

Në protestë mbajti fjalën edhe aktivistja Linda Pano, e cila bëri thirrje për mbrojtjen e familjes dhe të drejtave të prindërve. Ajo theksoi se nuk ka kauzë më të rëndësishme sesa fëmijët dhe familja, duke kundërshtuar thirrjet për anulimin e marshimit dhe duke ftuar qytetarët të qëndrojnë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre.

Linda Pano: Jam e lumtur që ndodhemi bashkë sot këtu, për familjen, për fëmijët, për lirinë, për të drejtën dhe të vërtetën. Shumë njerëz na thanë që: “Anullojeni marshimin për jetën, sepse ka kauza të tjera më të rëndësishme.” Po a ka një kauzë më të rëndësishme sesa fëmija? A ka një kauzë më të rëndësishme sesa familja? Sot jam e lumtur që shqiptarët nuk kanë vdekur, por janë gjallë! Nuk kanë vdekur, por janë në këmbë! Dhe janë gati të qëndrojnë, të jetojnë dhe të vdesin për fëmijët e tyre. A ka shqiptarë këtu që mund të thonë: “Ne do të qëndrojmë! Për fëmijët e mi! Për lirinë time! Për familjen time!”

A e dini, në udhëtimet tona në vende të ndryshme dhe në konferenca, në njërën prej tyre kam parë një nënë që qante dhe i rridhnin lotët si shi, ndërsa tregonte se si shteti i kishte marrë vajzën 13-vjeçare. Dhe tregonte që ishte shtrirë në korridoret e spitalit për 12 orë, ndërsa kasapët i kishin prerë vajzës së saj pjesë nga trupi… pjesë të shëndetshme nga trupi, për ta kthyer nga vajzë në djalë. Dhe pas asaj konference unë kam thënë: do të kthehem në Shqipëri dhe do të sigurohem që asnjë nënë të mos qajë fëmijën e saj në mënyrën që unë pashë që ajo nënë qante. Dhe kjo është arsyeja që ne jemi këtu. Mos i lejoni ata që kanë axhenda të caktuara, që nuk janë të mira për asnjë njeri, që të vijnë e të vendosin për fëmijët.

A e dini, është përgjegjësia e prindit, detyra e prindit dhe e drejta më e lartë e prindit që të vendosë për fëmijën e vet. Çdo njeri tjetër që kërkon të ndërhyjë nuk ka të drejtë. Prandaj unë sot dua t’ju inkurajoj: qëndroni dhe luftoni! Sepse në qoftë se nuk luftoni ju për fëmijët tuaj, bota do të jetë e pamëshirshme për ta. Prandaj ne jemi sot këtu për të qëndruar dhe luftuar. Zoti i bekoftë fëmijët shqiptarë! Zoti e bekoftë familjen shqiptare!/Dosja.al

koalicioni pro familjes tirane

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!