FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Aktualitet
Mashtroi 63-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i mori 2000 euro, pranga 55-vjeçarit në Gjirokastër
55-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, u kap pas operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër .
8 Dhjetor 2023, 12:39Nga a.l
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 55-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale.
55-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim, u kap pas operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër .
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.