LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në "Don Bosko" ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun, dosja do të rigjykohet

Vendimi për rrëzimin e dënimit është marë sot treshja e gjyqtarëve Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, të cilët konstatuan parregullshmëri në gjykim, duke vendosur që çështja të rrikthehet sërisht për rigjykim në shkallë të parë.

25 Korrik 2024, 14:52 Nga Elton Qyno
 
Masakra në "Don Bosko" ku mbeti e vrarë Mimoza Paja,
Foto ilustruese

TIRANA- Prishet vendimi i dënimit me 5 vite burgim për Nikoll Shërrnikun, njeriun që u akuzua nga prokuroria e Tiranës se ka siguruar kushtet për të kryer ngjarjen e rëndë kriminale në zonën e "Don Boskos", ku mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën 4 të tjerë. Vendimi për rrëzimin e dënimit është marë sot treshja e gjyqtarëve Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, të cilët konstatuan parregullshmëri në gjykim, duke vendosur që çështja të rrikthehet sërisht për rigjykim në shkallë të parë.

Për dy targa Gjermane të mara në një servis në Gjermani dhe më pas në vitin 2020 janë futur në Shqipëri përmes pikës së Morinës në Kosovë, gjykata e Tiranës ka dënuar me një vendim maksimal prej 5 vitesh, Nikoll Shërnikun. Vendimi është marë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila mesditën e sotme deklaroi fajtor dhe dënoi për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, Nikoll Shernikun.

Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtarja e Shkallës së Parë, Enkeleda Dalipi, injoroi kërkesën e prokurorit Ardian Dyrmishi, i cili gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin e Shërnikut me 3 vite burgim. Por për shkak se i arrestuari kishte hyre në këtë proces me gjykim të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkoi dënimin e Shërnikut me 2 vjet burgim.

Nga ana tjetër përfaqësuesit ligjorë të Nikoll Shërnikut, kërkuan para gjykatës deklarimin e pafajshëm të arrestuarit, pasi sipas tij në periudhën kur janë marë targat në Gjermani, Shërniku ka qënë në burg. Njëhërësh edhe kur është kryer krimi i rëndë në Tiranë, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, Nikoll Shërniku ka qënë në burg për një ngjarje tjetër të ndodhur në Lezhë.

Por kjo masë dënimi me dy vite burgim e kërkuar nga përfaqësuesi i akuzës dhe pafajësia e kërkuar nga mbrojtësit, nuk është marë në konsideratë nga gjyqtarja Enkeleda Dalipi, e cila ka vendosur të dënojë maksimalisht Shërnikun me 5 vite burgim. Sherniku, njihet në Lezhë si mik i Ervis dhe Briland Martinaj, njëri i zhdukur pa gjurmë dhe tjetri i vrarë tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Por arrestimi i tij ka ndodhur në muajin qershor 2023, pasi sipas prokurorisë së Tiranës, ai kishte sjellë në vitin 2020 dy targa Gjermane, të cilat në muajin Mars 2023, u përdorën në një automjet tip BMW, nga u qëllua me armë në rrugën Don Bosko e për pasojë mbeti e vrarë Mimoza Paja dhe u plagosën Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk, Emanuel Çala dhe 10-vjeçarja R.P.

Autorët e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Tiranës, sot e kësaj dite nuk janë identifikuar dhe arrestuar. Ndërsa Drejtësia ka arrestuar vetëm Nikoll Shërnikun, i cili i kishte sjellë targat nga Gjermania në Shqipëri, 3 vite përpara se të ndodhte krimi i rëndë. Tashmë vendimi i dënimit me 5 vite burgim i Shërnikut, është prishur dhe çështja do rigjykohet për herë të dytë.

masakra e don boskos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet