Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Arrestimi i 24-vjeçarit është bërë mbrëmjen e djeshme ndërsa i riu rezulton të jetë edhe punonjës në Gardën e Republikës. I riu Ylard Lala kishte nën administrim një lokal në rrugën "Andon Zakon Çajupi", ku gjatë një kontrolli të bërë nga Policia u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin duke nxjerrë edhe pamjet e kontrollit të bëra brenda në lokal.

TIRANË- Djali i biznesmenit Ymer Lala është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme pas një operacioni kundër lojrave të fatit. Gjatë këtij operacioni janë vënë në pranga 11 persona. Arrestimi i 24-vjeçarit Lala është bërë mbrëmjen e djeshme ndërsa i riu rezulton të jetë edhe punonjës në Gardën e Republikës. I riu Ylard Lala kishte nën administrim një lokal në rrugën "Andon Zakon Çajupi", ku gjatë një kontrolli të bërë nga Policia u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin duke nxjerrë edhe pamjet e kontrollit të bëra brenda në lokal.
24-vjeçari akuzohet për dy vepra penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Në pranga, përveç Ylard Lalës, ka përfunduar edhe nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në njoftimin e Policisë së Shtetit raportohet se në pranga ka përfunduar edhe 32-vjeçari Rexhep Noka.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 operacioni policor i koduar "Poker 2". Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën "Andon Zako Çajupi". Procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 2".
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: - Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;
- E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
pamje nga vendngjarja MAMURRAS- Një vatër zjarri ka përfshirë lagjen “Demokracia” në Mamurras, duke rrezikuar k&e...
pamje nga vendngjarja MAL I ZI- Policia e Malit të Zi, në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë finalizuar operacionin ant...
fotot ilustruese SPANJË- Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy persona për kryerjen e rreth 50 grabitjeve në ishujt Ibiza dhe Mallorca n&eu...
fotot ilustruese SHKOSËR- Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë. N...
Erzen Breçani TIRANA- Ish-drejtuesi i lartë i policisë së Tiranës, Erzen Breçani është paraqitur sot n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtje ka njoftuar sot se 20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, fal&eum...
TIRANA- Protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës. Ata nuk kursehen kur bëhet fjalë p&...
fotot ilustruese FIER- Një 33-vjeçar është arrestuar në Fier për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të str...
foto ilustruese POGRADEC- Është zbardhur dëshmia e babait që qëlloi të birin me çifte në Pogradec. 83-vjeç...
foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë arrestuar në Durrës për Dhunë. Mësohet se 61-vjeçari me iniciale Ll.Ll ka...