5 Korrik 2022, 18:25
Nga F.M
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit
MALIQ- Një skenar i përgatitur si vetëvrasje, do të rezultonte të ishte një krim i mirëmenduar, por me jo perfekt deri në detaj. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i mbytur në rezervuar. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.
Martina Pajollari dhe Bora!
Pista e parë ku është përqëndruar grupi hetimor është se kemi të bëjmë me një krim pasioni, Çeço ishte ngatërruar me Tinën, siç njihej ndryshe Martina Pajollari, me të cilën është raportuar se Valter Mollaj kishte nisur një lidhje dashurie. E reja punonte në stallën e Mollajt, i cili ishte i martuar e shumë herë, bazuar në intervistat e dhëna në emisionin “Uniko”, shkonte në shtëpinë e Pajollarit që tu dërgonte dru. Kështu mendohet të ketë nisur lidhja, por me Pajollarin fliste edhe dikush tjetër.
Ajo shkëmbente mesazhe në rrjetet sociale me Martin Çecon, mesazhet e të cilëve janë publikuar për herë të parë një natë më parë, në “Uniko”.
“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës.
Por, përse Martin Çeço i shkruante Pajollarit?
26-vjeçari në fakt kishte parë dhe pëlqyer vajzën që punonte në një byrektore, Bora. Këtë version tregon edhe shoku i Martinit, Rezart Dokolli. Ai tregon se e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës së babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.
Dhe ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet. Çeço ia nisi mesazhin Pajollarit me idenë që po i shkruante Borës një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i dajës së tij i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.
Kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme?
Vetë Tina Pajollari është shprehur se Çeço i ka dërguar mesazhe, por që ajo nuk e kishte njohur kurrë. Ajo mohon gjithashtu të ketë pasur një idhje me Mollajn.
Pjesë nga Intervista e emisionit Uniko:
Çfarë të lidh me Martin Çeçon?
Martina Pajollari: Nuk di gjë fare. Nuk kam folur në telefon. Asnjëherë nuk di gjë.
Nga e ke njohur Martinin?
Martina Pajollari: Nuk di gjë fare se kush është. Nuk e njoh. Unë nuk kam lidhje fare me Goskovën, nuk e di fare unë. Motra ishte e martuar në Goskovë dhe iku në Greqi. Kur nuk kishte makinë një natë kam ndenjur në Goskovë.
Me Martinin ke folur në telefon?
Martina Pajollari: Jo nuk kam folur.
Çfarë të shkruante Martini?
Martina Pajollari: Nuk e di e ka telefonin policia.
Po pse ke 5 adrese?
Martina Pajollari: Po i kam hapur. I kam pasur. Thjeshtë i hapja. Nuk kam qenë e lidhur.
Me Valterin çfarë marrëdhënie ke pasur?
Martina Pajollari: Hiç, e ndihmonim na ndihmonte. Nuk kam pas marrëdhënie me të.
Po Martini dhe babi i tij që thotë kam folur me Tina Pajollarin?
Martina Pajollari: Ku ta di unë çfarë thotë babai i tij.
Të vjen keq që ka vdekur një njeri? Si e shikon këtë ngjarje?
Martina Pajollari: Po më vjen, pse t’mos më vijë. Po njeri është edhe ai.
Uniko intervistoi edhe Borën, e cila tha se ishte pyetur nga policia për këtë pjesë, por më pas i kishin kërkuar ndjesë. Në përballjen që gazetari Spartak Koka bëri me vajzën e byrektores të quajtur Bora dhe shokun e viktimës, Rezart Dokollin, vajza pranoi se Rezarti i kishte folur dhe se ai kishte shprehur pëlqimin ndaj saj dhe jo i ndjeri Martin Çeço. Por Rezarti i mohoi këto deklarata.
Bora ishte thirrur në Policinë e Korçës për të dhënë deklarime ku dhe u ballafaqua me njërën prej motrave të Martinit. Bora thotë se pas ballafaqimit, motra e Martinit deklaroi se ajo nuk është Tina, vajza që kërkonin. Vetë Bora deklaroi në polici se nuk e njeh Martinin dhe nuk e kupton përse është ngatërruar në këtë histori. Ajo tregon edhe se babai i Çeços i ka shkuar në byrektore për të pyetur për të, por e ka kërkuar me emrin Tina.
Pjesë nga intervista:
Spartak Koka: Përse ka dalë emri juaj? Përse ju kanë thirrur në polici?
Bora: Pse ka dalë emri im nuk e di, por di që para disa kohësh në byrektore ka ardhur babai i djalit.
Spartak Koka: Para disa kohësh kur i referoheni?
Bora: Para datës 16 Qershor kur mua më kanë marrë në polici. Nuk më kujtohet fiks data. Më ka ardhur dhe i ka thënë pronarit që nuk e kam me ty, dua atë vajzën që punon këtu. Ka ardhur me dy burra të tjerë që ata nuk i njoh kush janë dhe kam shkuar tek tavolina ku ata ishin ulur dhe më ka thënë thjesht ku e kam djalin. As nuk më është prezantuar kush ishte, as çfarë kërkonte. I kam thënë me kë më ngatërron se nuk po të njoh kush je? Pse më tha, nuk je Tina ti? Jo i thashë nuk jam Tina, unë jam Bora. Që në atë moment jam larguar nga tavolina e tyre, kam dalë jashtë dhe më pas ka folur me pronarin.
Spartak Koka: Çfarë kanë biseduar?
Bora: Atë nuk e di, nuk e kam pyetur. Më pas, pas 2-3 ditësh më ka ardhur e motra.
Spartak Koka: Martin Çeçon e njihni?
Bora: Jo, nuk e njoh fare. As Martini, as të atin.
Spartak Koka: Po të atin kur e ke njohur për herë të parë?
Bora: Kur më ardhur tek byrektorja.
Spartak Koka: Martin Çeço pretendon se ka ardhur në atë byrektore, ka folur, ka biseduar, është dashuruar me një vajzë, që z.Nevzat thotë është Tina Pajollari. I ka shërbyer kjo vajzë. Në atë byrektore ku punoni ju. Dhe ka mbajtur kontakte. Madje i është kërkuar dhe dora, flet për fshatin Goskovë e poshtme, nga jeni ju. Si dilni ju? Si përmendeni ju?
Bora: Unë këtë nuk e di. Përse përmendem unë në këtë që s’kam lidhje.
Spartak Koka: Martinin e keni parë ndonjëherë para se të bëhej lajm dhe të bëhej publike që ai është vrarë?
Bora: Jo, nuk e kam parë asnjëherë. S’më kujtohet fare as si fytyrë. As familja e tij, nuk e njoh. Familjen e tij e kam parë kur më kanë ardhur aty dhe më kanë pyetur kush isha. Më ka ardhur e motra dhe më ka pyetur se kush je. Si quhesh? Dhe i kam thënë pse të duhet ty emri im. Më ka thënë, nuk je Tina ti? Jo, i thashë, unë jam Bora. Dhe në atë moment m’u kujtua që për të njëjtin emër më kanë ardhur dhe më kanë pyetur dhe më përpara.
Spartak Koka: Kur?
Bora: Kur më ka ardhur babai dhe m’u kujtua dhe i thashë më kanë ardhur dhe më kanë pyetur për këtë emër. Pse përsëri po më pyet? Më tha, të pashë nga larg dhe m’u duke si ajo në strukturë. Por tani që t’u afrova, nuk je ajo tha. Dhe të kërkoj ndjesë, tha. Dhe është larguar. Më pas në datën 16, unë nuk ndodhesha në punë, më merr pronari në telefon dhe më thotë që ka ardhur një shef policie dhe të kërkon, mori të dhënat e tua dhe numrin tënd të telefonit.
Spartak Koka: Në këtë byrektore, sa vajza punojnë?
Bora: Unë punoj.
Spartak Koka: Dhe kush tjetër?
Bora: Dhe pronari dhe e shoqja e pronarit.
Spartak Koka: Po më pas?
Bora: Më pas në orën 22:00 më ka marrë në telefon shefi i policisë që duhet të paraqitesha në polici për të më marrë një deklaratë. Nuk mundesha në atë moment se as familjen nuk e kisha afër, i thashë që mund të paraqitem nesër. Jo më tha, duhet të paraqitesh patjetër që sot. Shkuam me familjen, u paraqita, më morën në pyetje te Policia e Korçës, më mbajtën nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit dhe në fund më kanë ballafaquar me motrën e djalit. Ajo ka thënë që nuk është kjo vajza që unë kërkoj. E ka thënë dhe në polici që nuk isha unë. Aty më kërkuan ndjesë dhe jam larguar.
Spartak Koka: Të kanë pyetur për Martin Çeçon?
Bora: Më kanë pyetur. I kam thënë jo nuk e njoh, s’e kam parë ndonjëherë. Pastaj u largova, më kërkuan ndjesë të gjithë, edhe motra më kërkoi ndjesë. Po mundohesha të vazhdoja jetën time pas gjithë kësaj.
Në pyetje janë marrë edhe familjarët dhe të njëjtit version i qëndron I edhe Nevzat Çeço, babai i Martin Çeços. Ai ka treguar se si djali i tij u njoh me vajzën që punon në një byrektore në qytetin e Korçës e sipas tij quhej Tina Pajollari.
“Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp,”- tregon ai, por vijon të pretendojë se Bora është Tina.
Nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari tregon se e bija nuk ka lidhje me këtë ngjarje, ajo madje mohon që të ketë lidhje me Valter Mollajn, lidhje që pretendohet se ka sjellë krimin e rëndë.
Pjesë nga intervista:
Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?
Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.
Spartak Koka: Po sa?
Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.
Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?
Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.
Por, ka edhe një tjetër pistë. Banorët e fshatit gjatë intervistave që kanë dhënë për emisionin Uniko nga Spartak Koka, kanë thënë se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë. Njëri prej banorët thotë për Uniko se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë.
“Ai shkonte bënte dru, ata të drogës e vranë. Të femrës janë të tëra llafe ato. Hynë mushkat, e zbuluan pa dashje. S’donin ta zbulonin, ishte shumë grup i madh, 90 veta. Drutë e morën në qafë atë, asgjë tjetër,”- thotë njëri nga banorët e fshatit.
Pjesë nga intervista:
Spartak Koka: Sa kohë para e konstatoi?
Banori i fshatit: Kishte gati 1 muaj.
Spartak Koka: Po ata e kërcënonin?
Banori i fshatit: E kërcënonin, do të vrasim… Mos eja më këtej, zhduku fare i kishin thënë. Zhdukur nga Shqipëria. Të zhduket që mos të ishte më këtu.
Spartak Koka: Po kaq të fuqishëm janë për të kërcënuar e vrarë njerëz?
Banori i fshatit: Të fuqishëm, të pushtetshëm.
Spartak Koka: Po pse u tha për një lidhje dashurie?
Banori i fshatit: Për të humbur gjurmët.
Spartak Koka: E lidhte ndonjë gjë me kultivimin Martinin?
Banori i fshatit: Jo, asgjë nuk e lidhte vetëm që i ra ballë përballë, asgjë tjetër.
Spartak Koka: Martini donte t’i denonconte në polici?
Banori i fshatit: Donte njëherë ai po pastaj u prapësua. Kishte frikë. E kërcënuan ata.
Spartak Koka: Ka vajtur në polici Martini?
Banori i fshatit: Jo. Kishte frikë. Vajti deri në Maliq dhe u kthye prapë.
Por, zyrtarisht nuk ka ende të dhëna se vrasja e Çeços po hetohet edhe për zbulimin e parcelës së kanabisit. A është kjo arsyeja e vërtetë dhe trekëndëshi i ‘supozuar’ i dashurisë ka dalë në skenë vetëm për të depistuar hetimet? Kush i tha 26-vjeçarit Martin Çeço që Bora quhej Tina?
martin ceco martina pajollari bora vritet martin çeço
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:57
k.m.
Marash Dukaj
PODGORICË- Një foto e Ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, i cili pozon me flamurin malaze...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:47
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë publik raportin e 6-mujorit të parë në monitorimin e efe...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:45
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Rriten frikshëm shifrat e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, ku në 24 orët e fundit...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:43
Foto ilustruese
Jo vetëm temperaturat e larta, por edhe punimet që po kryhen për ndërtimin e një linje të re ujësjell&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:25
I.A
Bashkimi Europian
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka dalë kundër amnistisë fiskale në vendin tonë. Me anë të një nj...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:26
k.m.
Rruzhdije Meta
TIRANË- Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë padrejtësisht në eva...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:17
k.m.
Pamje nga protesta për plazhet
TIRANË- Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit ...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:14
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Dy shqiptarë 30 dhe 38 vjeç janë arrestuar në Kallithea për trafik droge. Stoxos shkruan ...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 15:54
k.m.
Thanas Çani dhe Damian Gjiknuri
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka zbuluar të dhëna të tjera lidhur me një prej të moshuar...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 15:42
k.m.
Sokol Mjacaj
TIRANË- 27-vjeçari Sokol Mjacaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e 2 turistëve ç...