3 Dhjetor 2024, 18:17
Nga M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet protesta e radhës lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Protesta ka nisutr në formën e marshimit nga qytetarët nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
vrasja e martin canit
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 18:04
ZH.LL
4 shqiptare-droga
BRITANI- Katër shqiptarë dhe një bullgar që trafikonin kokainë me vlerë 200 milionë paund në...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 16:37
E. D
pamje nga arrestimi
SPANJË- Një bandë shqiptare që grabiste bankomatet është shkatërruar nga policia spanjolle. Med...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 16:13
M.B
Suel Çela
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi vazhdimin e ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 15:38
ZH.LL
foto ilustruese
LEZHË- Një 45-vjeçar u vetplagos ditën e djeshme me armë zjarri, teksa sot policia ka njofuar se nga verifikimet...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 15:37
E. D
KURBIN- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se Adrea Korriku do të kryente n...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 15:22
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Jovan Viqentijeviç, i dy...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 15:16
ZH.LL
policia gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 2 të rinj, përkatësisht 16 dhe 22 vjeç. Sipa...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 14:30
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një efektiv i Policisë Ushtarake në Korçë është proceduar penalisht pasi ka kanosur...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 14:15
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet s...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 13:54
N.F
Droga
ITALI- Një vit pas shkatërrimit të një organizate droge në Itali autoritetet kanë dhënë dënimet për...