LIVE UPDATES
Aktualitet

“Marrim më pak tani kur na rritën rrogën”, 350 policët e Qarkut Berat pa dieta dhe pa orët shtesë të verës!

Policëve nuk u janë paguar orët suplementare të mbikohës në punë (shërbimit 12 orarësh) të sezonit turistik veror 2024, për periudhën 15 qershot-korrik-gusht-15 shtator 2024. Sikurse dhe orët e natës për muajin shtator 2024.

17 Tetor 2024, 21:21 Nga N.F
“Marrim më pak tani kur na rritën rrogën”, 350
Foto ilustruese

BERAT- Në muajin qershor 2024, qeveria miratoi rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, pagat do të jenë shumë herë më të larta dhe do të varen nga grada e secilit punonjës. Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, qindra punonjës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit, që përfshin edhe komisariatet e Skraparit, Beratit, Dimalit dhe Kuçovës, janë ankuar në Fiks Fare se nuk kanë marrë trajtimin ushqimor të muajit dhjetor 2023. Gjithashtu, s’kishin marrë as orët shtesë të muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator. Madje, as trajtimin ushqimor të muajit shtator 2024, trajtim të cilin qeveria ua dha si kompensim në supermarkete.

Dhjetëra punonjës të policisë në Qarkun e Beratit i janë drejtuar emisionit Fiks Fare për një problematikë për mos pagesën e trajtimit ushqimor të muajit dhjetor 2023. Madje, me shkresën me numër 5670/9, të datës 17.09.2024, të drejtuesit në atë kohë në detyrë të Policisë së Shtetit, drejtues i Lartë z. Sokol Bizhga, urdhëron “sektorët e financave të kryejnë pagesën e detyrimit të muajit dhjetor 2023 në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë”.

“Nuk është kryer, sikurse është urdhëruar në datë 17 shtator 2024 me telegramin nga DPPSH, pagesa në vlerë të detyrimit për muajin Dhjetor 2023 në llogarinë e pagës së rreth 300 punonjësve të Policisë së Shtetit, Berat. Dhe kjo kryhet haptazi nga Shefja e Seksionit të Financave Berat, znj. Burbuqe Koro me mashtrimin se kjo vlerë iu është dhënë këtyre punonjësve parapagim po në mes-muajin dhjetor 2023. Kurrsesi s’ka si të ndodhë, sepse pasi kryen punën e një muaji për këtë paguhesh edhe për kompensimin ushqimor nga punëdhënësi jo më vonë se data 5 e muajit pasardhës” thuhet në ankesë.

Fiksi bisedoi edhe me një punonjës policie, i cili tha se nuk kanë marrë orët suplementare të muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator 2024, edhe kjo në kundërshtim edhe me telegramet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Madje, s’kanë marrë as trajtimin ushqimor të muajit shtator 2024, ndërkohë që të gjitha drejtoritë vendore të qarqeve të tjera e kanë paguar.

Policëve nuk u janë paguar orët suplementare të mbikohës në punë (shërbimit 12 orarësh) të sezonit turistik veror 2024, për periudhën 15 qershot-korrik-gusht-15 shtator 2024. Sikurse dhe orët e natës për muajin shtator 2024! “Këto shqetësime ia kemi thënë edhe drejtuesve, po asnjë s’i ka rregulluar” tha punonjësi. Ai tha se, para se të rritej rroga në qershor 2024, merrte një pagë mbi 80 mijë lekë. “Tani pak më shumë se 60 mijë lekë. Po s’po i llogarisim dot, se njëherë i hedhin, njëherë jo e s’e dimë tamam” përfundon ai.

Fiksi bisedoi në telefon me shefen e financës në Drejtorinë e Policisë së Beratit, Burbuqe Koro. Ajo tha se pagesa e trajtimit ushqimor të muajit dhjetor 2023 është paguar në mes të muajit dhjetor 2023. Ndërkohë, dhjetëra punonjës policie deklaruan se nuk i kanë marrë. Për pagesat e orëve shtesë gjatë sezonit veror, thotë se “s’ka fonde”, ndërkohë që do të vijohet edhe me pagesën e trajtimit ushqimor të muajit shtator 2024. Pohon se ka pasur disa mungesë fondesh dhe prioritet janë pagat dhe më pas orët shtesë dhe trajtimi ushqimor. “Edhe mund të ketë gabime se njerëz jemi. Po të vijnë në Financë dhe do i shohim” thotë ajo. Fiksi e pyet se përse gjithë këto vonesa, ndërsa shton se “s’ka fonde dhe prioritet janë pagat”.

Fiksi i kërkoi Policisë së Beratit informacion për këto ankesa dhe në përgjigje kjo drejtori na shkruan se në Qarkun e Beratit janë “350 punonjës policie”. “Pagesa e trajtimit ushqimor për muajin dhjetor 2023 është kryer në datë 27 dhjetor 2023” thotë Drejtoria e Policisë së Beratit.

Por, dokumenti i datës 17 shtator 2024 i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i emërtuar telegram, i ka shkuar Drejtorisë së Beratit. Në të citohet se “ju bëjmë me dije miratimin e fondit për kompensimin ushqimor”. “Sektorët e financës të kryejnë pagesën në vlerë të detyrimit për muajin dhjetor 2023, në llogarinë e pagës së punonjësve të policisë” thuhet në këtë dokument.

Drejtoria e Përgjithshme pranon në shtator 2024 se pagesa e këtij muaji nuk është kryer, ndryshe nga sa deklaroi shefja e financës në Berat se “i kanë marrë”. Por, nëse do të ishte paguar, drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk do të kishte urdhëruar në shtator 2024 këtë drejtori që të bënte pagesën!

Në lidhje me orët shtesë edhe ato të papaguara, drejtoria thotë se janë kryer pagesat e orëve suplementare për muajt qershor dhe korrik 2024. Pagesat e periudhës gusht-shtator 2024, do të kryhen kur të vijnë fondet. Pagesat e orëve suplementare të muajve qershor dhe korrik, por edhe pagesa e trajtimit ushqimor të muajit shtator 2024, u realizuan disa ditë pasi Fiksi u interesua në këtë drejtori./TCH

policia paga qarku berat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet