All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, qeveria çon në parlament projektligjin

Propozimi për ratifkimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për pensionet u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme.

9 Prill 2024, 20:56 Nga N.F
Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, qeveria
Rama dhe Meloni
All - Paragraf - 1

TIRANË- Qeveria ka dërguar për ratifikim në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore të firmosur mes dy shteteve Shqipëri -Itali më 6 shkurt 2024. Propozimi për ratifkimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për pensionet u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme.

Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Vendim për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Marrëveshja për pensionet me Italinë është më e rëndësishmja deri më tani, për shkak të numrit shumë të madh të përfituesve. Shifrat që paraqiten zyrtarisht janë për të paktën 500 mijë shqiptarë, që jetojnë në Itali dhe disa mijëra italianë që jetojnë në Shqipëri. Një nga efektet e kësaj marrëveshje është edhe nxitja e mëtejshme e lëvizjes së popullsisë. Por çfarë përfitojnë 500 mijë shqiptarët që jetojnë në Itali.

Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar atje që në fillim të viteve 90 dhe tani janë në moshën e pensionit apo e kanë mbushur këtë moshë vite më parë. Por nuk kanë mundur që të dalin në pension apo marrin pension shumë të vogël, megjithëse kanë punuar me vite në Shqipëri dhe Itali.

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa për të dalë në pension në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite. Me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, emigrantët kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen. Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension. Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu. Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Por nga kjo marrëveshje ka përfitime të tjera që dalin nga ligjet italianë. Për shembull në Itali aplikohet e ashtuquajtura (Quote 103), nëse emigrantët kanë 38 vite punë, duke bashkuar vitet në Shqipëri dhe Itali, dhe mosha e tij është 65, atëherë ai del në pension direkt.

Mënyra tjetër është për vjetërsi punë, sipas të cilës ata që kanë arritur 42 vite e 10 muaj punë, atëherë merr pension menjëherë pa qenë nevoja për të arritur moshën e pensionit. Nëse një emigrant shqiptar i cili në vitin 1983 ishte 18 vjeç dhe filloi punë duke punuar 8 vite deri sa iku në emigrim në vitin 1991 dhe atje nisi punë të rregullt për 34 vite, sot mund të dalë në pension të plotë pa pritur që të arrijë moshën. Pensionin do e marrë për 34 vite punë në Itali që do paguhet sipas standardit italian dhe 8 vite në Shqipëri sipas standardit shqiptar.

shqiperi itali pensione kuvend

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet