LIVE UPDATES
Aktualitet

Makthi i Turqisë, rrëfyer nga trupat shqiptarë të shpëtimit, togeri "hap zemrën": S'ua shihja dot fytyrën e viktimave që nxirrja, ishin të shpërfytyruar

Dhe për kolegun e Likës, Klei Zgura, komandant i togës së zjarreve, që e kishte për herë të parë përballjen me një situatë tërmeti, gjendja ishte po aq e rënduar.

7 Mars 2023, 14:21 Nga k.m.
Makthi i Turqisë, rrëfyer nga trupat shqiptarë të
Foto ilustruese

TIRANË- “Nuk kam parë asnjë fytyrë të trupave që kam nxjerrë. I nxirrja dhe largoja sytë. Nuk do i harroja më kurrë ato pamje. Ata dilnin të gjymtuar e të shpërfytyruar.”

Kështu e nis rrëfimin e tij për Gazetasi.al, rreshteri Arben Lika, pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi, ditën tragjike të tërmetit më 6 shkurt 2023. Për Likën, misioni në Turqi ka qenë përvojë traumatike edhe pse jo përvoja e tij e parë në një situatë të tillë.

“Të tregohem i sinqertë, unë kam pak ditë që e kam marrë veten dhe jam stabilizuar. Nuk kam qenë mirë emocionalisht. Unë kam qenë pjesë e kërkimeve dhe në tërmetin e 2019-s,në Durrës, por në Turqi ishte katastrofë”, -rrëfen ai.

Dhe për kolegun e Likës, Klei Zgura, komandant i togës së zjarreve, që e kishte për herë të parë përballjen me një situatë tërmeti, gjendja ishte po aq e rënduar.

“Ishte shumë e rëndë për ne. Unë e kisha për herë të parë. Përmbytjet, zjarret janë të vështira, por jo si tërmeti. Situata na u bë edhe më e vështirë edhe nga moti. Gjatë atyre ditëve temperaturat ishin nën -5 gradë dhe natën shkonin edhe -15 gradë. Grupi ka punuar 24 orë në ditë për 14 ditë dhe ndahenim në turne 12 orëshe. Kemi qëndruar në tenda bashkë me grupet e mjekësisë.”, - thotë Zguro.

Urdhri për të ikur drejt Turqisë e gjeti të papërgatitur të gjithë grupin. “Ne e kishim parë në rrjetet sociale dhe më pas na erdhi urdhëri për tu nisur. Ne bëjmë çdo ditë stërvitje këtu për raste tërmeti, disa nga ne kanë shërbyer dhe në Durrës, por nuk ishte asgjë e ngjashme. Në Turqi ishte katastrofë”,- rikujton Lika teksa tregon dhe itinerarin e lëvizjeve nga Rinasi në Stambolli. “Fillimisht, u akomoduam në një vend tjetër, më pas na e ndryshuan dhe shkuam në Malatia. Atje na u caktua një pallat 8 kate, nga i cili nuk kishte mbetur më asnjë në këmbë. Shikonim vetëm pallate të shembura dhe njerëz të grumbulluar”.

Për të riun Zguro, që e kishte për herë të parë, lajmi i nisjes kishte pasur shumë emocion. 

“Ne u habitëm, ishte hera e parë që grupi dilte jashtë vendit për të ndihmuar. Nën tension morëm shumë pak gjëra personale dhe ikëm për Rinas. Ftesa jonë ishte nga një organizatë turke dhe sigurisht kishim një nder, një borxh për t’i kthyer atyre”, -thotë Zguro për Gazetasi.al.

Në situata kaq kritike, efektivët përmendin se pajisja me mjetet e kërkimit mjeteve si kamerat termike dhe akustike, sharrat, matrapiku, gërshërët e hekurit dhe skaneri i lehtësuan atyre punën. Mjete që nuk i kishin pasur në kërkim-shpëtimet në Durrës. 

Zguro shpjegon për Gazetasi.al, me detaje të gjithë procesin:

“Gjithmonë varet nga situata dhe kushtet që ndodhen në terren. Supozojmë se kemi një sipërfaqe të rëndë betoni ku kemi dyshime dhe informacion që gjendet një viktimë. Atëherë krijohet një pikë hyrje aty ku është më e lehtë të depërtohet (dmth një pikë hyrje në anësore ose sipër objektivit) për të krijuar hyrjen përdoren pajisje si sharra që depërton përmes betonit ose dhe opsioni me pak i rrezikshëm matrapiku. Në momentin që krijohet pika e hyrjes dhe përforcohet (me anë të drurëve dhe dërrasave nuk ka term të saktë për përforcimet) dhe përdoret pajisje tjetër speciale kamera me gyp/akustike që depërton nëpër qoshe të vogla dhe jep pamje vizuale dhe zanore të brendësisë së pikës që synojmë. Kamera përdoret me telekomandë dhe jep pamje vizuale 360 gradë si dhe është e pajisur me mikrofon për kapjen e valëve zanore si dhe për të komunikuar. Pas konfirmimit të viktimës vazhdon puna për zgjerimin e pikës së hyrjes së bashku me përforcime deri në momentin që krijojmë bazament të fortë për t’u futur vetë dhe për të nxjerrë viktimën.”

Ai thekson se ky është proces që gjithmonë varet prej vështirësisë që krijon shembja e objektit, si për sigurinë e personelit dhe personave të mbetur.

“Një rast kemi qëndruar 12 orë për të nxjerrë një person të bllokuar në gjysmë, për të mos e dëmtuar.”

Të dy efektivët, kur pyeten për momentin që nuk do të harrojnë kurrë, tregojë atë të H. një djalë i ri turk që kishte emigruar larg Turqisë dhe u rikthye atje ditën e 6 shkurtit.

“Familja e tij, dy prindërit dhe motra, banonin në pallatin tetë katësh ku grupi jonë po punonte. Ai erdhi aty dhe për 5 ditë me radhë qëndroi dhe kërkoi me ne. Ai shpresonte se familja e tij ishte gjallë deri sa ne nxorrëm trupat e pajetë të prindërve të tij”- tregon Zguro.

“Ne nxorrëm rrobat e motrës së tij, ndërsa ajo qëndronte poshtë rrënojave, e vdekur. H. e la kërkimin dhe vendosi të rikthehej në vendin e tij të qëndrimit, bashkë me trupat e familjarëve të tij, që do i tërhiqte nga morgu. Pak para se të linte Turqinë, H. u rikthye në grupin tonë, por këtë herë për të na puthur duart dhe falënderuar. Çfarë mund t’i thuash atij?,”- kujton me dhimbje togeri Lika.

Mes emocionesh të rikthyera, ai tenton të tregojë panoramën që pa për 14 ditë në Turqi. Pallate të palosura, rrënoja, njerëz nën to dhe familjarë në dëshpërim.

“Në ndërtesën që po punonte grupi jonë, kishte mbi 30 viktima. Vetëm mendimi që ne po qëndronim mbi aq trupa të vdekur, ishte i tmerrshëm. Nuk kam parë asnjë fytyrë të trupave që kam nxjerrë. I nxirrja dhe largoja sytë. Nuk do i harroja më kurrë ato pamje. Ata dilnin të gjymtuar e të shpërfyturuar.” -rrëfen togeri teksa duket sikur po mundohet t’i heqë nga koka ato imazhe.

Gjatë komunikimit me Gazetasi.al, nën terrorin e ringjalljes së atyre përjetimeve, ai nuk përmend shumë detaje në përshkrimet e tij. Me shumë vështirësi rikthen momentin kur një trup i pajetë nxirrej nga rrënojat e pallatit të shembur dhe për familjarët shembej bota .“Të gjithë grumbulloheshin mbi të vdekurin për ta identifikuar dhe më pas nisnin ulërimat”.

Zguro rikujton me brengë se përgjigja më e vështirë për të dhënë ishte ajo për pyetjen “sa ditë mund të qëndrojë i gjallë një person nën rrënoja?”

“Ne i kemi thënë deri në 7 ditë... sigurisht nëse do të ndodhte ndonjë mrekulli. Por ndonjëherë është më mirë edhe mos të gjesh viktima”, -pranon me keqardhje i riu Zguro.

Përtej përvojës së vështirë në Turqi, të dy shprehen se përsëri nuk do të hezitonin në një tjetër rast të tillë.

“Për mua ishte hera e parë në tërmet”, - thotë togeri Zguro- “por do e bëja përsëri. Turqia na u gjend në të njëjtën situatë. Është detyrë, është borxh. Nëse jepet urdhër, do shkoja përsëri.”

“Kjo është puna që kemi zgjedhur dhe do i dalim për zot”,- thotë rreshteri Lika duke kujtuar se mirënjohja që marrin është shpërblyes.

Ndonëse, po ashtu i vlerësuar, Zguro është kthyer me një peng në Shqipëri.

“Do doja të kishim nxjerrë më shumë trupa. Ky është pengu që më ka mbetur”.

Në 14 ditë, misioni i shpëtimit nga Baza Mbështetëse e Emergjencave Civile në Shqipëri, nxori 26 trupa të vdekur dhe një të gjallë nga rrënojat e një pallati në Malatia. Grupi ishte i përbërë nga 15 efektivë dhe 4 mjekë. Ata u kthyen në Shqipëri me shumë mirënjohje dhe fare zhurmë. Heronjtë nuk veshin gjithmonë pelerinë. Ndonjëherë veshin kostum dhe helmetë të kuqe./GazetaSi

termet ne turqi


Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin