Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në të gjitha departamentet, situata prej fillimit të këtij muaji është e pazakontë pasi arrestimet masive të pedagogëve kanë krijuar boshllëk të madh në rradhët e stafit akademik.
ELBASAN- Arrestimet masive të një grupI prej 7 pedagogësh, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë detyra publike” kanë sjellë kaos në zhvillimin e procesit mësimor në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në të gjitha departamentet, situata prej fillimit të këtij muaji është e pazakontë pasi arrestimet masive të pedagogëve kanë krijuar boshllëk të madh në rradhët e stafit akademik.
Drejtuesit e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” dhe ato të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit jo vetëm që nuk kanë dhënë shpjegime për situatën aktuale por as nuk reaguan pas operacionit policor “Teza” ku u arrestuan një grup pedagogësh si asnjëherë më parë në Universitetet e Shqipërisë. Madje ende nuk është zhvilluar asnjë analizë paraprake e situatës së krijuar pas arrestimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar të paktën për tu dënuar fenomeni i korrupsionit.
Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka caktuar seancën për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie ”, ditë e Martë të kësaj jave. Gjatë operacionit policor “Teza” u arrestuan pedagoget:
1-Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- Gazmend Hodaj,sekser.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes 31 vjeçe e cila kishte kaluar në të gjitha provimet e sezonit të vjeshtës duke korruptuar pedagoget nëpëmjet një sekseri.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.
Sipas Prokurorisë pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.
Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe tezat e provimeve të studentes dhe dokumenta të tjera në lidhje me rastin korruptiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për disa veprat penale.
makina e autoreve SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me lëvizjet e dyshuara të autorëve pas atentatit me 4 viktima ...
talo cela TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën, lidhur me grabitjen e 5.4 milionë eur...
Makina e djegur VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Bypassin e Vlorës. Mësohet...
makina SHKODËR- Është publikuar fotoja e automjetit që dyshohet se kanë përdorur autorët e atentatit mafioz të 30 t...
kfc TIRANË- KFC ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë se në rrjetin e dyqaneve të tyre në Shqipëri është ...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar. Arrestimi tij erdhi pasi 24-vje&cce...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se arrest...
Foto ilustruese POGRADEC- Një sherr është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy vajzave ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dhënë përditësime lidhur me situatën pas shpërthimit të ...
viktimat e atentatit SHKODËR- Dy klinika private në Shkodër, janë kontrolluar nga policia kriminale me shpresën e gjetjes së ...