LIVE UPDATES
Aktualitet

“Lufta” mes drejtorit të madh dhe shefit të sektorit/ Zbardhen dëshmitë e specialistëve për ndërhyrjen në TIMS: Ervin Muça na tha se të dhënat do të…

Këtë urdhër të drejtorit Ervin Muça, e konfirmon edhe A. V, specialiste në zyrë, e cila asistoi në marrjen e të dhënave, bashkë me një tjetër kolege të saj si edhe me personin për të të panjohur, por që ishte thirrur nga drejtori Ervin Muça, për të bërë eksportin e të dhënave.

10 Prill 2024, 20:42 Nga h.k
“Lufta” mes drejtorit të madh dhe shefit të sektorit/
Foto ilustruese

TIRANË-Data 2 gusht, duket se ka qenë e gjatë dhe e vështirë edhe për specialistët e tjerë në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit. ë cilët tregojnë se si papritur u gjendën në mes të një lufte të hapur midis drejtorit të madh, në këtë rast Ervin Muça që i urdhëronte të bënin back up-in e të dhënave të sistemit TIMS, dhe në krahun tjetër shefit të sektorit, Ardit Muço, që u dërgonte email ku u tërhiqte vëmendjen të mos e bënin një gjë të tillë, pasi ishte në kundërshtim me ligjin. GS, specialiste në këtë zyrë, e cila kishte vetëm një muaj që kishte filluar punë në këtë drejtori, thotë se pasi në zyrë u erdhi drejtori Ervin Muça, njëkohësisht në këtë moment atyre u mbërriti edhe një email nga shefi i sektorit Ardit Muço, që u kujtonte përgjegjësitë në rast se do të ndërmerrnin veprime të tilla, thuhet në Shënjestër News 24. 

Më datë 2 Gusht, rreth orës 15.00 në zyrë ka ardhur drejtori Ervin Muça, i cili u ka kërkuar dy prej specialistëve mbylljen e aksesit për shefin e sektorit dhe në vazhdim të raportonim vetëm te ai, pra te drejtori.  Por pa kaluar as 5 minuta, në adresat tona erdhi një email nga adresa e Ardit Muços, ku ai na shkruante që të mos bënim asnjë proces lidhur mbi back up-in e të dhënave në sistemin TIMS. Kjo pasi sipas tij është e ndaluar dhe përgjegjësia është individuale”, ka dëshmuar specialistja G. S.

Këtë urdhër të drejtorit Ervin Muça, e konfirmon edhe A. V, specialiste në zyrë, e cila asistoi në marrjen e të dhënave, bashkë me një tjetër kolege të saj si edhe me personin për të të panjohur, por që ishte thirrur nga drejtori Ervin Muça, për të bërë eksportin e të dhënave.

“Më datë 2 Gusht 2023, drejtori më mori në telefon dhe më tha t’i shkoja në zyrë. Ku më kërkoi që të bëja një kopje të të dhënave që lidheshin me back up-in e sistemit TIMS dhe sistemeve te tjera që janë pjesë e back up. Nga ana ime nuk është përcjellë asnjëherë dhe askujt asnjë kopje e bazës së të dhënave. Po më këtë datë, më duhet të them se një punonjës i jashtëm, njohje e drejtorit Ervin Muça, tentoi të kryente procesin e back up, por dështoi në këtë proces”, ka deklaruar specialistja A.V.

Por ndërsa specialistja A. V, thotë se procesi dështoi, pra të dhënat nuk kaluan në Hard Diskun e jashtëm, kolegia e saj Xh.Ç, rrëfeu për grupin hetues se operacioni për kalimin e të dhënave nuk ishte kryer i plotë. Pavarësisht se të dhënat nuk ishin marrë plotësisht, ajo që përbën habi në këtë histori është se Hard Disku në fjalë ditën e nesërme është dorëzuar, i boshatisur dhe se ende nuk dihet se ku përfunduan ato të dhëna që ishin mundur të shkarkoheshin.  Zyrtarja me inicialet Xh.Ç tha se fillimisht drejtori Ervin Muça i kërkoi asaj përmes telefonit, se duhet të bënin një back up të bazës së të dhënave të sistemit TIMS, ku ajo i ishte përgjigjur se nuk kishte fjalëkalimet dhe as njohuritë e duhura për të kryer një proces të tillë. Drejtori i kishte thënë që këtë proces do e bënte bashkë me specialisten A. V. Ai ishte porositur nga drejtori të përmbyllte me sukses procesin. Ku gjatë kësaj kohe në zyrën e tyre mbërriti për ndihmë edhe Klodian Mazari, punonjës pranë AKSHI-t. Më tej në dëshminë e saj, zyrtarja e policisë shpjegoi se drejtori Muça i kishte kërkuar të hapte portat e USB, pasi të dhënat do të hidheshin në një Hard Disk të jashtëm. Ndërsa pasi i la në dorë Hard Diskun, drejtori Ervin Muça u përpoq të bindte vartësen e tij se të dhënat do të ruheshin në një kasafortë, për arsye sigurie, për shkak të ndonjë sulmi kibernetik. Por ky operacion pavarësisht se ata kishin qëndruar në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës 3 gusht, nuk ishte përmbyllur me sukses.

Gjatë kohës që A. V u ul në kompjuterin tim për të bërë back up-in, në këtë moment në zyrë vjen edhe një person nga AKSHI, i cili erdhi aty për të ndihmuar kolegen time. Ndërkohë që sipas urdhërit të drejtorit unë duhet të qëndroja për gjatë gjithë kohës aty, për të mësuar se si kryhej procesi. Gjë që e bëra deri në orën 20.30, pasi procesi nuk po mbyllej. Nga ajo që mësova është se eksportimi i të dhënave ishte kryer vetëm në masën 500 mgb. Por jo i gjithë, pasi diçka nuk shkonte”, ka dëshmuar Xh. Ç.

Të nesërmen zyrtarja i tha Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, se një kolege e kishte informuar përmes telefonit se kishin qëndruar deri në mesnatë në institucion dhe se procesi nuk kishte përfunduar. Ndërkohë që në zyrë, në kompjuterin e saj ajo gjeti mbi tavolinë edhe Hard Diskun që një ditë më parë ia kishte dhënë drejtori Ervin Muça, Hard Disk që do të shërbente për të hedhur të dhënat e sistemit. Por që kur ajo e kontrolloi, kuptoi që ishte bosh dhe nuk kishte asnjë të dhënë të ruajtur.

ervin muça

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet