LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga emërimi në shkelje te justifikimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS/ Zbardhet dëshmia e Ervin Muçës

Por siç edhe rezulton Ardit Muço nuk ka pranuar të zbatojë një urdhër të ardhur nga drejtori Ervin Muça për t’i dhënë akseset në serverin e të dhënave. Kjo pranohet edhe nga vetë titullari në akuzë, i cili thotë se Muço ishte personi i vetëm që kishte dijeni se si funksiononte sistemi dhe si mund të futeshe aty.

10 Prill 2024, 20:28 Nga h.k
Nga emërimi në shkelje te justifikimi për ndërhyrjen në
Foto ilustruese

TIRANË-Dëshmia e parë që u administrua në lidhje me skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS, ishte ajo e vetë Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Titullari dhe eprori që akuzohej nga vartësit e tij se kishte hyrë natën në zyrën e serverit qendror të Policisë së Shtetit, sipas zbulimit në emisionin Shënjestër në News 24, bashkë me persona të tjerë të paautorizuar, dhe kishte eksportuar nga aty të dhëna që kanë të bëjnë me punën e këtij institucioni, të rëndësisë së veçantë për sigurinë dhe rendin. Muça i cili u mbrojt përpara grupit hetues duke thënë se synimi nuk ishte eksportimi i të dhënave jashtë Policisë së Shtetit, por back up-i i tyre. Ndërkohë që gjatë hetimit u konstatua fakti që Ervin Muça, pavarësish se mbante postin e drejtuesit në një departament kaq të rëndësishëm në Policinë e Shtetit, që ka të bëjë me të dhënat, ishte emëruar në këtë sektor, pa pasur një certifikatë sigurie.

Unë jam emëruar në detyrën e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit më datë 25 qershor 2023. Ajo që dua të theksoj është që nuk kam qenë asnjëherë i punësuar në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye nuk jam i pajisur me certifikatë sigurie. Në lidhje me emailin jam njoftuar më datë 3 gusht 2023 rreth orës 09.30 nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ku jam vënë në dijeni mbi dërgimin e një emaili nga ana e një punonjësi të kësaj drejtorie, dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ngrihej shqetësimi i shkeljes së rregullave standarde të sigurisë së
sistemeve. Për këtë arsye nga ana e Drejtorisë kishte filluar hetimi administrativ”, ka deklaruar Muça. Por pyetjeve të drejtuesve të policisë, fillimisht drejtori Ervin Muça u përpoq ti kanalizonte si një përplasje normale që ndodh brenda një institucioni, ku pretendimi i tij ishte se shefi i sektorit Ardit Muço nuk kishte zbatuar urdhrat e eprorit të tij të drejtpërdrejtë, Besjon Tanuzi. “Ardit Muço ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij pa treguar shkaqe të arsyeshme. Për këtë shkak ndaj tij në muajin gusht 2023, ka filluar një hetim administrativ. Kjo edhe për faktin që ai nuk ka zbatuar urdhrat e eprorit”, ka shtuar ai.

Por siç edhe rezulton Ardit Muço nuk ka pranuar të zbatojë një urdhër të ardhur nga drejtori Ervin Muça për t’i dhënë akseset në serverin e të dhënave. Kjo pranohet edhe nga vetë titullari në akuzë, i cili thotë se Muço ishte personi i vetëm që kishte dijeni se si funksiononte sistemi dhe si mund të futeshe aty.

“Më datë 2 Gusht 2023, unë telefonova vetë shefin e sektorit të IT-së, Ardit Muço, ku duke qenë se ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen, unë i kërkova që të transferonte njohuritë e tij mbi sistemin te vartësit e tij brenda sektorit. Por duke qenë se nuk mora një përgjigje prej tij, atëherë urdhërova mbylljen e aksesit të tij në sistem”, shton ai.

Ervin Muça tentoi të mbrojë pozitat e tij, edhe teksa deklaroi se ai kishte për qëllim të bënte back up të sistemit dhe jo ndërhyrje në të dhëna. Ndaj për këtë arsye ai tha se u konsultua me vartësit.

“Po këtë ditë unë bisedova edhe me A. V, specialiste në sektorin e database, në lidhje me analizimin e situatës së back up-eve.  Ku ajo më informoi se nuk kishte asnjë testim aktual që të vërtetonte që back up-et janë funksionale.  Po kështu unë fola edhe me dy specialistë të tjerë që më thanë se procedura e back up-eve ndiqej nga shefi i sektorit Ardit Muço, dhe se ata nuk dispononin njohuritë për ta bërë një gjë të tillë”, thuhet në dëshmi.

I gjendur në këto kushte, ku aksesin dhe njohuritë në serverin e të dhënave i kishte vetëm shefi i sektorit, në këtë rast Ardit Muço, dhe ku ky i fundit nuk kishte pranuar të zbatonte një urdhër që për të ishte i kundraligjshëm, drejtori Ervin Muça, mësohet se më datë 2 Gisht 2023, thirri pranë vetes për ndihmë, shtetasin Klodian Mazari, punonjës pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSHI.

“Unë e urdhërova kryerjen e back up-it, për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe në bazë të një analize të riskut të kryer, por garantoj që nuk ka pasur dalje të të dhënave jashtë serverit. Më datë 2 Gusht 2023, unë thirra A. V, që të vinte në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit dhe të fliste me specialistët e sektorit, me qëllin kryerjen e back up-it.  Ku testi i back-upit do të mbahej në një kopje të paaksesueshme në kasafortën e Policisë së Shtetit. Për këtë arsye më datë 2 Gusht, unë kërkova ndihmën e kolegut Klodian Mazari, që punonte si përgjegjës sektori pranë AKSHI-t”, thotë Muça.

ardit muço

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet