LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta kundër kanabisit, policia shqiptare me atë italiane: Gjatë 2022 kemi kryer 156 mijë kontrolle

Përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Policisë italiane kanë bërë prezente dhe kanë analizuar rezultatet e arrira gjatë vitit 2022, në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.

9 Dhjetor 2022, 20:56 Nga A.B
Lufta kundër kanabisit, policia shqiptare me atë italiane: Gjatë
Konferenca

TIRANË- Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë italiane kanë bërë një bilanc për rezultatet e arrira gjatë vitit 2022. Përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Policisë italiane kanë bërë prezente dhe kanë analizuar rezultatet e arrira gjatë vitit 2022, në luftën e përbashkët kundër kultivimit të kanabisit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka theksuar se Policia e Shtetit, gjatë vitit 2022, u angazhua maksimalisht për përmbushjen e prioriteteve dhe masave të përcaktuara në dokumentet strategjike, veçanërisht për përmbushjen e Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 dhe të Planit të Veprimit, në zbatim të saj. Ai ka theksuar se gjatë këtij viti, ndërthurja e burimeve njerëzore me ato logjistike ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës. Gjithashtu, lufta kundër kanabisit ka qenë rezultative falë bashkëpunimit me strukturat homologe të vendeve të tjera, veçanërisht falë bashkëpunimit me  Policinë italiane dhe Guardia di Finanza-n. 

BILANCI:

- Policia ka kryer gjithsej 156 124 kontrolle dhe 345 010 orë shërbimi, duke përdorur edhe 53 dronë;

- Policia ka marrë dhe trajtuar 7358 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike, ose 335 informacione më shumë se një vit më parë;

- nga rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë ndjekur 162 informacione, ose 97 informacione më shumë se një vit më parë;

- ka referuar dhe ndjekur 186 procedime proaktive, me metoda speciale të hetimit, kundër kultivimit të bimëve narkotike, ose 40 procedime më shumë se një vit më parë;

- ka evidentuar 30 raste të sekuestrimit të farave të kanabisit, si rezultat i të cilave janë sekuestruar rreth 3.5 kilogramë fara të kësaj bime. 

Gjatë këtij viti u goditën edhe 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave. Për këto raste u proceduan penalisht 56 shtetas të implikuar dhe u asgjësuan 3633 bimë narkotike dhe 2318 kubikë me fidanë të kësaj bime.

Falë punës së pandërprerë, treguesit kanë ardhur në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

-Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 548 raste të kultivimit të bimëve narkotike, nga të cilat 362 janë raste kultivimi të konstatuara dhe të goditura, dhe 186 raste të tjera janë evidentuar përmes procedimeve proaktive; janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 352 shtetas, nga të cilët 157 janë arrestuar në flagrancë apo janë ndaluar; janë gjetur dhe asgjësuar 116 212 bimë narkotike nga të cilat 40921 të konstatuara nga monitorimi ajror i GDF-së. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë evidentuar  dhe asgjësuar edhe 5139 kubikë narkotikësh.

Ndërsa gjatë vitit 2021 janë evidentuar 848 raste të kultivimit të bimëve narkotike, nga të cilat 736 janë raste kultivimi të konstatuara dhe të goditura dhe 112 raste të tjera janë evidentuar përmes procedimeve proaktive; janë implikuar në këtë veprimtari kriminale 668 shtetas nga të cilët 400 janë arrestuar në flagrancë apo janë ndaluar; janë gjetur dhe asgjësuar 166 212 bimë narkotike dhe 20 997 kubikë narkotikësh.

Gjeneral Brigade z. Gianpiero Ianni dhe Gjeneral Brigade Vincenzo Caci kanë falënderuar Policinë e Shtetit shqiptar, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të çmuar që i kanë ofruar shërbimeve të Policisë italiane, për aktivitetet e bashkëpunimit në përgjithësi dhe në veçanti për aktivitetin kompleks të monitorimit ajror. 

“Për herë të parë, gjatë këtij viti, nga Guardia di Finanza, aktiviteti i monitorimit ajror u krye me përdorimin e një helikopteri, të pajisur me sisteme të teknologjisë së fundit. Në maj 2022, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit. Janë kryer 63 misione ajrore, 182 orë fluturimi dhe 55 raporte monitorimi. Në total për vitin 2022, nga monitorimi ajror, janë konstatuar dhe asgjësuar 40 921 bimë narkotike, krahasuar me 92 428 bimë narkotike kanabis sativa, të konstatuara dhe të asgjësuara gjatë vitit 2021”.- tha Ianni.

Gjeneral Caci: “40 921 bimët e asgjësuara, sipas raporteve tona, në ndryshim nga misionet e mëparshme, duhet të konsiderohen si një shenjë e prekshme e një kapaciteti gjithnjë e më të lartë ndërhyrjeje të zbatuar në terren nga Policia e Shteti shqiptar. Prandaj, këto të dhëna numerike duhet të konsiderohen si shenjë e nxitjes së mëtejshme për veprimet e përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë, për zbatimin e ligjit. 

policia shqiptare policia italiane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet