Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve.

TIRANË- Oltion Bistri, ish-shefi i policisë Operacionale në Policinë e Shtetit, arriti të marrë dy pafajësi në Gjykatën e Posaçme, duke rrëzuar akuzat e SPAK për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Për gati 3 vite me radhë, Bistri u ngarkua nga SPAK me tre akuza penale, përfshirë këtu dhe një hetim pasuror duke çuar në sekuestrimin e pronave të tij dhe familjarëve.
Por pak ditë më parë Gjykata e Posaçme, rrëzoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë SPAK, duke e deklaruar të pafajshëm për dy akuza, Oltian Bistrin dhe dënuar atë me dy vjet burg vetëm për nxjerrjen e sekretit hetimor në dy episode.
Sipas gjykatës, Oltion Bistri, në cilësinë shefit të Policisë ka abuzuar me detyrën në dy raste, duke informuar Pëllumb Gjokën në kohë reale për aksionet e policisë lidhur me operacionin e shumë-përfolur “Lojrat e Fatit”, dhe në një rast të dytë për kapjen e një personi në kërkim.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin nga Shkodra, Ali Hysa, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Përmetit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”.
Hysa, dilte në përgjime në një grup të madh të shpërndarjes së drogës, ndaj dhe prokurori i Përmetit, Asllan Bajramaj, kishte vendosur në 2020-ën t’a shpallte në kërkim duke urdhëruar policinë ta arrestonte.
Por në dosjen Franceze të përgjimeve që ja kanë transferuar SPAK, del se plani operacional për kapjen e Ali Hysës nga Shkodra është dekonspiruar nga shefi i Policisë, Oltian Bistri.
Po kështu për shkak të detyrës së tij, si dhe planeve operacionale të hartuara nga Drejtoria Vendore Tiranë në lidhje me faktin e shpalljes në kërkim të Ali M.Hysa, i shpallur në kërkim më datë 28 Shkurt 2020 nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Përmet dhe këtë të dhënë sekrete Bistri, e ndau me të hetuarin, biznesmenin e lojërave të fatit Pëllumb Gjoka.
Bistri i shkruan në “Sky”Pëllumb Gjokës duke i dërguar fillimisht foton e Ali Hysës e më tej i thotë:
“…E njeh këtë? I ka dalë urdhri për paketim, por mos i thuaj njeriu, ta dish për vete se mendova se e ke shok, ndaj të thashë. Qëndra e kërkon…”.
Sipas dosjes, Oltion Bistri dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve, ose të dhënave sekrete”, pasi për shkak të detyrës së tij ai erdhi në dijeni të dokumentit të titulluar "FATI I LOJRAVE".
Dokumenti mban datën 20 shkurt 2020 dhe është miratuar nga Drejtori i Policisë, pranë Drejtorisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili është klasifikuar si sekret.
Bistri, pasi është vënë në dijeni të këtij plani, ka vënë në dijeni të hetuarin Pëllumb Gjokën me qëllim që ky i fundit të merrte masa që të mos zbuloheshin pajisjet e lojërave të fatit./Syri.net
EUROPË- Një përpjekje e koordinuar e udhëhequr nga autoritetet bullgare dhe e mbështetur nga Europol, rezultoi në çmontim...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile...
Doriana Haka, Alban Hoxha TIRANË- Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët akuzohen pë...
Plarent Dervishaj TIRANË- Plarent Dervishaj është përplasur me togat e zeza sot gjatë seancës pwr antentatin ndaj ish-prokuro...
pamje nga vendngjarja POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që përroi i Vër...
foto ilustruese FIER- Reshjet e dendura të shiut ka shkakatuar problematika të mëdha në qarkun Fierit. Si pasojë e ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Bl...
foto ilustruese VJOSË- Moti i keq po vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Niveli i Vjosës ka arritur...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtsh...
Foto nga përmbytjet në Sarandë SARANDË- Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. M&e...