Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.

DURRËS- Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal, duke vënë në pranga 12 persona, mes tyre edhe organizatori i grupit. Blutë bëjnë me dije se po vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Në kuadër të operacionit “CLEANING 3”, janë sekuestruar 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
Të tjerët e arrestuar janë: Blerim Oshafi, 32 vjeç, Aurel Prendi, 24 vjeç, Elkid Shehu, 19 vjeç, Taulant Dervishi, 36 vjeç, Fatmir Canollari, 31 vjeç, Greg Kamberi, 27 vjeç, Indrit Hadja-35 vjeç, Sulejman Shahaj, 58 vjeç, Indrit Dakavelli, 38 vjeç, Mariglen Keçi, 29 vjeç, Vladimir Shehu, 20 vjeç.
Për Mariglen Keçin dhe Vladimir Shehun rëndon edhe akuza për “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë, vijon në kërkim edhe shtetasi B. M., ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas hetimeve këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit. Ndërkohë materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Goditet grupi kriminal, arrestohet 12 persona, mes tyre edhe organizatori! Sekuestrohen municione luftarake dhe kokainë. Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi. Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CLEANING 3”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve policore, ka ndjekur me metoda speciale të hetimit procedimin penal nr. 880, i vitit 2025, ku si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar disa shtetas për veprën penale “Shpërndarja e lëndëve narkotike”, në afërsi apo pranë shkollave në qytetin e Durrësit.
Në kuadër të këtij procedimi penal, në vijim të hetimeve dhe provave të siguruara, është bërë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet policore të DVP Durrës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht:
F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale./Dosja.al
foto ilustruese VJOSË- Moti i keq po vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. Niveli i Vjosës ka arritur...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtsh...
Foto nga përmbytjet në Sarandë SARANDË- Moti i keq vijon të sjellë problematika në disa zonë në vend. M&e...
foto ilustruese TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se sitemi e-Taxation i Drejtorisë së Përgjithshme të T...
foto ilustruese Pas konfuzionit të krijuar te fermerët dhe përpunuesit, për mënyrën e zbatimit të skemës së k...
foto ilustruese TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Sh...
permbytjet SOVJAN- Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zonë në vend. Bëhet me dije se k...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet t...
Gjykata Supreme KOSOVË- Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të K...
foto ilustruese Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë do të mbyllet mesnatën e 21 nëntorit, pesë vjet pasi rinisi punë...