27 Maj 2026, 18:04
Nga E.d
Foto ilustruse
ULQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin, ku një 46-vjeçar ka vrarë partneren e tij shqiptare dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Kodre në Ulqin. Autori i krimit është Bashkim Gashi nga Kosova, i cili është arrestuar nga policia.
Pasi ka shkaktuar zjarrin në vendin e ngjarjes, Gashi është larguar nga aty. Ai është lënduar nga zjarri dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, e më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Policia ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e rastit, kanë marrë deklarata nga disa persona dhe kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes që do t’i nënshtrohen ekspertizës.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku do të përcaktohen shkaku i vdekjes dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur vdekja.
“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll personin që dyshohet se gjatë natës ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj gruas që po bashkëjetonte, e më pas ka shkaktuar zjarr në vendin e ngjarjes, në shtëpinë ku jetonin së bashku, në lagjen Kodre në Ulqin. Departamenti i Sigurisë në Ulqin është njoftuar rreth orës 00:30 se në një objekt banimi, në një shtëpi në lagjen Kodre, kishte rënë zjarr. Zyrtarët policorë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë. Zyrtarët policorë, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për zbardhjen e rastit, kanë marrë deklarata nga disa persona dhe kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë, si dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Veprimet e deritanishme policore dhe prokuroriale tregojnë dyshime se B.G. ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ka shkaktuar zjarr në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar nga aty.
Hetimet në vendin e ngjarjes janë kryer nga prokurorja kompetente e Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve policorë dhe në prani të ekspertit për zjarre, shpërthime dhe aksidente teknike. Prokurorja e ka cilësuar rastin si vepër penale të vrasjes së rëndë.
Trupi i viktimës D.N. është dërguar për obduksion mjeko-ligjor në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku do të përcaktohen shkaku i vdekjes dhe rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur vdekja. Personi B.G. është vënë nën kontroll dhe po ruhet nga policia në Qendrën Klinike, ku po trajtohet për djegiet që ka pësuar gjatë ngjarjes. Publiku do të njoftohet me kohë për informacione të tjera lidhur me rastin nga organet kompetente që po merren me hetimin”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al
vrasje ulqin shqiptare
Aktualitet
27 Maj 2026, 17:43
D.S
eurojust
BRUKSEL- Eurojust, autoritetet italiane dhe SPAK kanë goditur një rrjet të strukturuar kriminal, duke arrestuar 12 persona n&...
Aktualitet
27 Maj 2026, 17:30
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë me banim në Provincën e Bolonjës. Tre të arrestu...
Aktualitet
27 Maj 2026, 16:31
E.d
Gjergj Erbara
TIRANË- Gazetari Gjergj Erbara ka reaguar pas miratimit të ligjit, i cili detyron bizneset të pranojnë pagesa me kar...
Aktualitet
27 Maj 2026, 15:35
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane kanë kryer një operacion policor me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të ...
Aktualitet
27 Maj 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrë...
Aktualitet
27 Maj 2026, 14:56
E. D
Fondi i krijuar nga Banka Botërore për Bordin e Paqes të Donald Trump nuk ka marrë asnjë financim, pavarësisht premtimeve që...
Aktualitet
27 Maj 2026, 14:34
E. D
TIRANË- Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykat&eu...
Aktualitet
27 Maj 2026, 12:54
E. D
Albulena Haxhiu, dhe kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam
KOSOVË- Delegacioni i kongresistëve amerikanë po q&eu...
Aktualitet
27 Maj 2026, 11:38
E. D
TIRANË- Bordi i transparencës ka ndryshuar këtë mërkurë çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije ...
Aktualitet
27 Maj 2026, 11:02
E. D
Gjykata e Sarandës
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin fr...