LIVE UPDATES
Aktualitet

Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KPA nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Markelian Kuqo

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, një institucion i cili nisi funksionimin në vitin 2020, nisi menjëherë një hetim disiplinor, i cili përfundoi në muajin korrik, me kërkesën drejtuar në gusht KLGJ-së për shkarkimin e tij. Në muajin dhjetor të po atij viti, KLGJ-ja vendosi në favor të propozimit të ILD-së.

7 Janar 2023, 08:42 Nga f.g
Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KPA nxjerr
Foto ilustrim

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), konsideroi të vlefshëm procesin e ndjekur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) dhe vendimmarrjen e mëpasshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili kishte pranuar në vitin 2020, kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Në vendimin e shpallur të premten, Kolegji vlerëson se ndodhet përballë “një shkeljeje shumë të rëndë disiplinore” e cila “ka diskredituar pozitën dhe figurën e gjyqtarit”.

Rasti i gjyqtarit Kuqo, lidhet me një vendim të dhënë prej tij në shkurt të vitit 2019, për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia italiane për një sërë veprash të rënda. Disa muaj më vonë, Gjykata e Apelit të Korçës kishte rrëzuar vendimin e gjyqtari Kuqo, por pa mundur të kthejë në burg Gjinararin, i cili ndërkohë ishte zhdukur.

Çështja ndaj gjykatësit, njohu një odise të gjatë ligjore. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, një institucion i cili nisi funksionimin në vitin 2020, nisi menjëherë një hetim disiplinor, i cili përfundoi në muajin korrik, me kërkesën drejtuar në gusht KLGJ-së për shkarkimin e tij. Në muajin dhjetor të po atij viti, KLGJ-ja vendosi në favor të propozimit të ILD-së.

Gjyqtari nga ana e tij, ju drejtua menjëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqimin e vendimit. Por në shkurt të vitit 2021 kjo Gjykatë nuk pranoi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë, duke qenë se një kompetencë e tillë i njihej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Një muaj më pas, ankimimi i dorëzohet Kolegjit. Procedurat e këtushme u pezulluan për një periudhë 4-mujore, gjatë vitit 2020, pasi KPA-ja vendosi të presë dhe vlerësimin e Gjykatës së Lartë, lidhur me vendimin e Apelit të Korçës për rastin e lirimit me kusht të Gjinararit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në korrik të vitit të kaluar, la në fuqi vendimin që rrëzonte lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm.

Në Kolegj, gjyqtari Kuqo ngriti një mori pretendimesh, një pjesë me natyrë kushtetuese dhe proceduriale që lidheshin në disa aspekte me “cënimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor” dhe një pjesë tjetër që lidheshin me vendimmarrjen e KLGJ-së.

Sipas vendimit të shpallur sot, të gjtha pretendimet e tij janë rrëzuar, duke i dhënë të drejtë procesit dhe procedurave të ndjekura në çdo hap nga ILD-ja, e po ashtu më pas dhe nga ana e KLGJ-së.

Kolegji shprehet se “e gjen të drejtë arsyetimin që ka bërë Këshilli në lidhje me elementët që kanë përcaktuar vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra dhe nuk konstaton elementë të tjerë qoftë faktikë apo ligjore që do e çonin Kolegjin në një vlerësim të ndryshëm”, dhe se kjo masë “është proporcionale me shkeljet e kryera prej tij në dhënien e drejtësisë”.

Dy nga 6 anëtarët e trupës së KPA-së, që mori në shqyrtim rastin, nuk ishin dakort për lënien në fuqi të masës së shkarkimit, duke arsyetuar se “ndonëse provohet se magjistrati ka kryer shkelje profesionale në zgjidhjen e çështjes… ato nuk vlerësohen se janë të një niveli të tillë që të plotësojnë kushtin kushtetues të “shkeljes së rëndë. Për pasojë shkarkimi nga detyra, mbështetur në këto shkelje, nuk konsiderohet si proporcionale dhe nuk justifikon ndëshkimin disiplinor të duhur sipas parashikimit kushtetues”. Marrë nga VOA

markelian kuqo kpa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet