LIVE UPDATES
Aktualitet

KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi të mërkurën se ka dërguar për ndjekje penale tetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

6 Janar 2023, 21:40 Nga Dosja.al
KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK shtatë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për shkelje të dyshuara ligjore në dhënien me koncesion të shërbimit të laboratorëve. Tre zyrtarë të tjerë u kallëzuan për tenderin e blerjes së respiratorëve në kulmin e pandemisë së COVID-19.

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi të mërkurën se ka dërguar për ndjekje penale tetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartpërmendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë,”- thuhet në njoftimin e KLSH.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Ky shërbim pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro në dhjetë vitet e ardhme dhe po operohet nga kompania koncesionare “Laboratory Network”. Shkeljet në dhënien e kontratës PPP të laboratorëve janë pjesë e raportit të KLSH-së për buxhetin e vitit 2020. Sipas KLSH, komisioni i dhënies së koncesionit/ PPP ka refuzuar të marrë në konsideratë kundërshtimin e konsulentit IFC ndaj kualifikimit të konsorciumit që u shpall fitues.

IFC është akronimi i Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore. Sipas auditimit, IFC rekomandoi skualifikimin e konsorciumit fitues, nisur nga dyshimet se njëri prej operatorëve ekonomikë ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa njëri prej operatorëve nuk ka përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të tij.Sipas KLSH-së, në raportin përmbledhës të hartuar nga Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk janë paraqitur kundërshtimet e IFC-së dhe nuk janë kryer hetimet e arsyeshme në përputhje me Dokumentet e Procedurës Konkurruese të miratuara. KLSH del në përfundimin se komisioni “duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve të mësipërm”.

Përveç kontratës së shërbimit laboratorik, KLSH ka gjetur shkelje edhe në një tender për blerjen e respiratorëve gjatë emergjencës së shkaktuar nga COVID-19. Lidhur me këtë tender, janë kallëzuar në SPAK tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. KLSH ka konstatuar se ka pasur furnizim të vonuar ose mungesë furnizimi me respiratorë.

“Në përfundim u siguruan vetëm 5 respiratorë, nga 54 që ishte planifikuar nevoja për përballimin e situatës Covid, duke rrezikuar kështu shëndetin publik,”- thuhet në raport.

Nga auditimi i fondeve të caktuara për përballimin e COVID-19, KLSH thotë në raportin përmbledhës për buxhetin e shtetit 2020 se ka pasur mungesë të konsistencës së kodeve të projekteve të dedikuara për përballimin e situatës, duke e bërë gjurmimin e realizimit të tyre të vështirë ose thuajse të pamundur. Sipas auditimit, në këto fonde janë përfshirë edhe shpenzime operative për pagesën e energjisë, internetit, dietave e deri te lavanteria si dhe janë zbuluar raste të ndryshimit të destinacionit të fondeve në shumën 16.7 milion lekë.

ogerta manastirliu koncesioni i laboratoreve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet