LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi i Dan Hutrës nga qelia, Gjykata e Tiranës zbulon arsyet e vendimit

Gjykata thekson se lirimi i Dan Hutrës është bërë në datën 16.02.2023, pasi “ka qenë e detyruar nga ligji, të vendosë shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij të pandehuri”.

2 Mars 2023, 17:35 Nga A.B
Lirimi i Dan Hutrës nga qelia, Gjykata e Tiranës zbulon arsyet e
Gjykata Tirane

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dalë me një sqarim për mediat dhe opinionin publik lidhur me vendimin për lirimin nga burgu të Dan Hutrës, autorit të masakrës me tre gra të vrara dhe tre të plagosura. Gjykata thekson se lirimi i Hutrës është bërë në datën 16.02.2023, pasi “ka qenë e detyruar nga ligji, të vendosë shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij të pandehuri”.

Vetëm 8 ditë para se të lirohej, Dan Hutra është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 (një) vit burgim për kryerjen e veprës penale të “Dhunë në familje”. Ky vendim, është lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Sipas këtij vendimi, vuajtja e dënimit fillon nga data 16.06.2022, kur i pandehuri është arrestuar. Gjatë gjykimit i pandehuri është gjykuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” nga data 16.06.2022 e deri më sot. Bazuar ne nenin 7 të Ligjit nr.7942 datë 31.05.1995 “Për hyrjen në fuqi të Kodit penal”, një ditë paraburgim e vuajtur nga i pandehuri nën masën “arrest në burg”, është e barabartë me një ditë e gjysmë burgim.

Rezulton se i pandehuri e ka vuajtur të plotë dënimin me dt.16.02.2023, pasi kohëzgjatja e paraburgimit, që është duke vuajtur, është më e madhe se dënimi i caktuar nga gjykata”, thuhet në shpjegimin e gjykatës.

Njoftim për shtyp

Nisur nga interesimi i medias dhe rëndësia e ngjarjes së djeshme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, jep këtë njoftim për shtyp për të sqaruar se:

Në lidhje me shtetasin D.H. nga kjo Gjykatë është dhënë një vendim për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal, pasi në datën 16.06.2022, rreth orës 12:00, është bërë kallëzim në shërbimet e policisë nga shtetasja E.H. Në lidhje me kete kallëzim është bërë arrestimi i shtetasit D.H. dhe është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” ne daten 19.06.2022.

Pas përfundimit të hetimeve, në datën 19.10.2022, Prokuroria e Tiranës, ka sjellë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kërkesën për “Dërgimin në gjyq” për veprën penale të “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 te Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit D.H.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, të zhvilluar në prani të prokurorit, të të pandehurit dhe në mungesë të viktimës, edhe pse e njoftuar rregullisht, u kërkua nga ana e të pandehurit dhe mbrojtëses së tij, zhvillimi i gjykimit me anë të gjykimit të shkuruar bazuar në nenin 332/c dhe 403 te K.Pr.Penale, kërkesa të cilat nuk u kundërshtuan as nga organi i akuzes.

Gjykata, duke marrë në kosnideratë faktin se, nga palët nuk u paraqitën kërkesa për pavlefshmëri apo papërdorshmëri provash apo kërkesë për marrje provash të tjera; duke marrë në konsideratë se nuk u konstatua pavlefshmëri absolute apo papërdorshmeri të akteve si dhe duke konstatuar se, çështja zgjidhej në gjendjen që janë aktet, detyrimisht vendosi pranimin e kërkesës së të pandehurit për gjykim të shkurtuar.

Gjatë gjykimit të çështjes në themel, nga ana e të pandehurit është bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, me atë të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, duke parashtruar si motiv gjendjen shëndetësore dhe sëmundjen kronike.

Pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtëses dhe të pandehurit që kërkonin zëvendësimin e masës, pasi dëgjoi dhe prokurorin, i cili ishte dakord me zëvendësimin e masës, gjyqtari Gerd Hoxha vendosi me vendimin me nr.555/1 datë 09.01.2023, Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit D.H., vendim i cili është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në datën 14.02.2023.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes në themel, nga organi i prokurorisë u kërkua dënimi i të pandehurit me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe më pas aplikimi i kërkesave të nenit 403 të K.Pr.Penale, dënimin e tij përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

Në datë 08.02.2023, Gjykata pasi administroi edhe tre deklarata noteriale që theksonin normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, si dhe akte të tjera që vërtetonin gjendjen e rëndë shëndetësore të nënës së të pandehurit, e cila jetonte vetëm me këtë të fundit, deklaron të pandehurin D.H. fajtor për kryerjen e veprës penale të “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 e K.Pr.Penale, e dënoi përfundimisht të pandehurin me 1 (një) vit burgim. Vuajtja e dënimit i fillon të pandehurit nga dita e arrestimit të tij në flagrance në datën 16.06.2022.

Në datën 15.02.2023, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i pandehuri D.H., përfaqësuar me anë të mbrojtëses së tij Klodiana Sanxhaku, paraqet kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm parashikuar nga neni 261 e vijues i K.Pr.Penale, pasi rezulton se është arrestuar në flagrancë në datën 16.06.2022 dhe me vendimin me nr. 385 datë 08.02.2023 është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

Në nenin 261 të K.Pr.Penale, konkretisht në pikën c) parashikohet se … “Masat e sigurimit shuhen kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se sa masa e dënimit të caktuar….”.

Në interpretim të dispozitës së mësipërme, nëse kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur nga i pandehuri është më e madhe se dënimi i vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, atëherë masa e sigurimit personal “Arrest në burg” e vendosur ndaj të pandehurit nuk mund të vazhdojë të ekzekutohet.

Duke ju kthyer rastit, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin me nr. 395 datë 08.02.2023, i pandehuri është dënuar, në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, përfundimisht me 1 (një) vit burgim për kryerjen e veprës penale të “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Pr. Penale. Sipas këtij vendimi, vuajtja e dënimit fillon nga data 16.06.2022, kur i pandehuri është arrestuar. Gjatë gjykimit i pandehuri është gjykuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” nga data 16.06.2022 e deri më sot.

Bazuar ne nenin 7 të Ligjit nr.7942 datë 31.05.1995 “Për hyrjen në fuqi të Kodit penal”, një ditë paraburgim e vuajtur nga i pandehuri nën masën “arrest në burg”, është e barabartë me një ditë e gjysmë burgim.

Në këto kushte, rezulton se i pandehuri e ka vuajtur të plotë dënimin me dt.16.02.2023, pasi kohëzgjatja e paraburgimit, që është duke vuajtur, është më e madhe se dënimi i caktuar nga gjykata.

Në këto kushte, në datën 16.02.2023, Gjykata ka qenë e detyruar nga ligji, të vendosë shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij të pandehuri.

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet