Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryesuesja e trupës lexoi ndër të tjera se gjyqtari kishte bërë “përpjekje për të pamundësuar kontrollin e plotë të pasurisë”. Në tërësi, Kolegji gjeti se Gramshi ishte me bilance negative dhe kishte kryer deklarime të pasakta dhe njoftoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi. Trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi, njoftoi se pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik, i gjeti këto të drejta ndërsa arriti në përfundimin se Gramshi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Kryesuesja e trupës lexoi ndër të tjera se gjyqtari kishte bërë “përpjekje për të pamundësuar kontrollin e plotë të pasurisë”. Në tërësi, Kolegji gjeti se Gramshi ishte me bilance negative dhe kishte kryer deklarime të pasakta dhe njoftoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.
Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars 2022. Gjatë dy seancave dëgjimore më 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999 si dhe për të ardhurat nga puna e tij dhe e familjarëve në SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant, duke përfituar dhe nënshtetësinë. Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.
Por vendimi i KPK nuk u gjet i bazuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, që çmoi se vlerësimi korrekt i të gjitha çështjeve në kriterin e pasurisë do të çonte në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gramshi. ONM kërkoi që të kryhet një analizë e plotë financiare për të gjithë vitet, prej 2003-shit kur subjekti ka mbërritur në SHBA dhe në vijim, që u parashtrua edhe prej komisionerit në ankim dhe gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA.
Kastriot Gramshi e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1999 në Shkodër dhe në vitin 2004 është larguar nga detyra me kërkesën e tij. Përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar në vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i së drejtës penale në SHBA. Gramshi punon prej tetë vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë./BIRN
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e nesërme të opozitës, e cila nis në o...
Foto ilustruese ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar ...
Policia greke GREQI- Një 45- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia në Greqi pasi akuzohet se ka vjedhu...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës ka reaguar lidhur me lirimin e autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, i cili ndod...
Mehmet Kurti TIRANË- Familjarët e Etleva Kurti, e cila mbeti e vrarë ditën e djeshme nga Dan Hutra, ende janë në sh...
Qytetari FIER- Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik, ka sjellë d...
Fatos Tushe LUSHNJE- Fatos Tushe, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje është vënë sërish në pranga. Një ditë pas ve...
Policia FIER- Arrestohet Arben Mehmeti në Fier. 33-vjeçari dyshohet se është organizatori i veprimtarisë kriminale të shfry...
Policia VLORË- Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur duke shpërndarë...
Dan Hutra TIRANË- Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur "monstër" autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiran&...