Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një natë më parë u raportua se në pyetje janë marrë edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Disa prej tyre janë marrë në pyetje edhe për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.
TIRANË- Të gjithë personat e shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me zhdukjen e dy 46- vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë lënë të lire. Bëhet fjalë për 12 të shoqëruar, të moshës 24-64 vjeç, me banim në Sarandë, Vrinë e Konispol, shumica e të cilëve me precedentë të theksuar kriminalë për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “kultivim bimësh narkotike”, “trafik mjetesh motorike” etj. Ata janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe në Komisariatin e Sarandës, ppor tashmë janë lënë të lirë.
Një natë më parë u raportua se në pyetje janë marrë edhe miq të biznesmenit Edmond Papa, i ekzekutuar në 16 dhjetor 2022 në Tiranë. Disa prej tyre janë marrë në pyetje edhe për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj më 11 qershor në zonën e Saukut në Tiranë.
News24 raporton se edhe pse janë lënë të lirë, policia u ka mbajtur atyre telefonat celularë për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik. Pista kryesore që po hetohet për zhdukjen e tyre është shitja e një toke.
Rezulton se Leonard Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit.
Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.
Kush janë dy personat e zhdukur?
1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Leonard Thodhori SARANDË- Shkak për zhdukjen pa gjurmë të dy 46-vjeçarëve në Sarandë, Leonard Thodhori i njohur s...
E dhunuara TIRANË- 28-vjeçarja që u dhunua në mënyrë makabre nga i dashuri i saj dhe u mbajt një javë peng në...
Foto Ilustruese SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me tritolin në Shkodër. Në njoftimin zyr...
Foto Ilustruese SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Shkodër pak pas mesnate. Mësohet se lënda eksplozive &eum...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al dhe TvKlan kanë n&eum...
Moti TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me vranësira të shumta ditën e sotme. Shërbimi Meteorologj...
Makinë e djegur KORÇË- Një automjet tip "Volksëagen" është djegur gjatë natës në Korç...
Vjosa TIRANË- Bashkimi Evropian po mbështet në Luginën e Vjosës, e shpallur Park Kombëtar, restaurimin e monumenteve të ...
Foto ilustruese TIRANË- Një plagosje ka ndodhur në Tiranë, pranë gjimnazit "Partizani". Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21....
Josif Gjipali dhe Ermonela Jaho TIRANË- Tenori Josif Gjipali ka komentuar deklaratën e bërë ndaj Sopranos Ermonela Jaho lidhur me Maste...