Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.
SHKODËR- Avokatja Xhoi Nela hodhi dritë mbi procedurat që janë ndjekur nga policia gjyqësore për arrestimin e një nëne lehone në Shkodër. Në 'Syritv', Nela është shprehur se policia gjyqësore e ka gjetur shtëpinë e të pandehurës kur kishte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, ndërsa kur janë zhvilluar seancat ajo nuk është njoftuar, e si pasojë nuk ka pasur një proçes të drejtë ndaj saj.
"Duhet të sqarojmë një element sepse kodi i procedurës penale nuk lejon arrestimin e nënave që janë me fëmijë në gji. Policia ka bërë ekzekutimin e një vendimi i një forme të prerë që është dhënë më parë. Sa i përket dënimeve me gjobë, ata jepen nga gjykatat për personat që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas legjislacionit ligji parashikon se dënimet me gjobë kërkojnë miratimin e të pandehurit. Ai pyetet nga gjykata nëse ka mundësi ose jo të paguaj gjobon në të kundërt nëse nuk ka mundësi të jepet një vendim tjetër alternativ.
Rezulton se oficerët e policisë gjyqësore në momentin që janë njohur me vendimin për ta arrestuar ato e kanë gjetur të pandehurën ndërsa kur është bërë gjyqi që të njoftohet dhe të merrte pjesë në proces gjyqësor ata nuk e kanë lajmëruar që është një shkelje e rëndë e të drejtave për një gjykim të drejtë."
Çfarë ka ndodhur?
Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertonte dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindur.
Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifikuar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare.
E dënuara Diana Bahçja është nga Burreli ndërsa edhe ish-bashkëshorti i saj që e ka denoncuar për braktisjen e fëmijës së parë disa vite pas divorcit është nga Burreli, denoncim që e ka bërë pasi Diana është martuar për herë të dytë në Shkodër. /Dosja.al
Vendi i ngjarjes TIRANË- Në shtëpinë e familjen Kurti ka rënë zia. Dyert dritaret dhe e gjithë banesa është e ...
Saimir Zefi TIRANË- Sajmir Zefi, i burgosuri shqiptar që u dhunua nga katër policë në Greqi ka folur ditën e sotme për &...
Monika Kryemadhi TIRANË- Sot, një shkrim i botuar sot nga "eureporter.co", ka zbuluar se Monika Kryemadhi, ish-kryetarja e LSI, Lëvizja Soci...
Harta ITALI-Paratë rriten me trafikun ndërkombëtar të drogës, me fajde dhe me zhvatje. Kush është duke sunduar Rom&...
monedha TIRANË- Historiani Auron Tare ka bërë të ditur se Muzeu Britanik ka vendosur të ndryshojë emrin e vendndodhjes s...
Aksident TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenz&eu...
Trafik në Tiranë TIRANË- Vetëm pak minuta reshje shiu, kryeqyteti është paralizuar nga trafiku i automjeteve. Pamjet që...
Avokatet SHKODËR- Dy avokatët e nënës lehonë Diana Bahçja, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kan&e...
Trafiku TIRANË- Aktivisti Arlind Qori ka ngritur problematikën e trafikut në Tiranë. me anë të një postimi në ...
Policia LEZHË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi akuzohet se u ka marrë para disa qytetar&e...