8 Qershor 2022, 14:55
Nga A.B
Laboratori
LEZHË- Laboratori tjetër i drogës në pronësi të Agron Sallakut është zbuluar nga policia e shtetit. Forcat blu, bëjnë të ditur se pas finalizimit të operacionit të koduar "Blinisht 2", është zbuluar banesa me 28 llamba dhe pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie është Sallaku, i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit "Blinisht".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të Sallakut, të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni "Blinisht 2", për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Zbulohet një tjetër banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Sekuestrohen fara të dyshuara narkotike, lëndë e dyshuar narkotike, 28 llamba dhe pajisje të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Autori i dyshuar i kësaj veprimtarie dyshohet të jetë shtetasi A. S., i arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit "Blinisht". Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, si dhe në vijim të operacionit policor të koduar "Blinisht", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blinisht 2" . Pas kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Blinisht”, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin në ambiente të tjera për të cilat kishte dyshime se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të afërmi të shtetasit A.S., të cilën ky i fundit e kishte në ruajtje, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra fara të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 28 llamba elektrike dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët shtetasi A. S. i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij. Materialet procedurale hetimore iu referuan shtesë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë,po në ngarkim të shtetasit të arrestuar A.S., për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Gjatë operacionit “Blinisht”, që u zhvillua ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 230 fidanë të dyshuar narkotikë, të cilët Agron Sallaku i kishte kultivuar në kubikë, në afërsi të banesës së tij. Ai do të akuzohet veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:43
Grabitja
SHKODËR- Bekim Gurra, kërkoi bashkëpunimin e Admir dhe Armir Shabës për të grabitur bankën e nivelit të dy...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:52
F.M
Mariglen Haka
FUSHË KRUJË- Marklen Haka, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 26 shtator të vitit 2019, ngjarje në t...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:30
A.B
Pamje nga aksidenti
DURRËS- Një makinë policie është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës. ...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:21
A.B
Shi ne Berat
BERAT- Rrugët janë të pakalueshme në qytetin e Beratit. Shkak është bërë moti i keq dhe reshjet e shiu...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:15
Prokuroria
TIRANË- Gjashtë administratorë kompanish janë marrë të pandehur pasi akuzohen për dy milionë euro evasio...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:13
A.B
foto ilustruese
ELBASAN-Një pemë ka rënë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Kjo ka krijuar bllokim në një nga aksin rrugo...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:47
TIRANË- Raporti i MONEYVAL thekson se Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e ter...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:41
SHKODËR- Paratë që u vodhën nga banka e nivelit të dytë në Koplik, janë harxhuar nga autorët në lokale dhe m...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:28
Policia e Tiranës
TIRANË- S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç janë vënë në pranga pasi ja...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 12:59
d.a
Lezhe
LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut mesditën e sotme duke shkaktuar edh...