8 Qershor 2022, 14:43
Nga DOSJA
Grabitja
SHKODËR- Bekim Gurra, kërkoi bashkëpunimin e Admir dhe Armir Shabës për të grabitur bankën e nivelit të dytë në Koplik, për shkak të borxhit 20 mijë euro që kishte vëllai i tij. Për shkak të kërcënimeve që i vëllai merrte për shlyerjen e borxhit, Gurra mendoi ta shlyente duke grabitur bankën.
Ditën e sotme ai dhe dy bashkëpunëtorët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkodrës. Gurra nuk foli asnjë fjalë gjatë seancës duke zgjedhur që të përfaqësohej nga avokati i tij, mirëpo vëllezërit Shaba mohuan të gjitha akuzat. Kjo ra ndesh me dëshminë e dhënë nga Gurra, pasi 26-vjeçari tregoi me detaje çdo gjë që planifikoi me vëllezërit Shaba për grabitjen.
Gjatë seancës, dy vëllezërit debatuan me Gurrën, duke i thënë se përse “na ke përmendur ne dhe s’kemi qenë në atë grabitje me ty”. Në atë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga njëri-tjetri.
Më 9 Maj, tre të rinjtë u futën në mesditë brenda bankës së nivelit të dytë, me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë. Pasi morën paratë, ata shkuan në dalje të Koplikut, pranë zonës së quajtur Bajzë, ku dogjën mjetin e tyre dhe i zunë pritë një qytetari. Nën kërcënimin e armës, grabitësit e zbritën në tokë, i morën mjetin e llojit “Benz” dhe u larguan. Makina është gjetur në zonën e quajtur Shegan, pranë Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:52
F.M
Mariglen Haka
FUSHË KRUJË- Marklen Haka, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 26 shtator të vitit 2019, ngjarje në t...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:30
A.B
Pamje nga aksidenti
DURRËS- Një makinë policie është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës. ...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:21
A.B
Shi ne Berat
BERAT- Rrugët janë të pakalueshme në qytetin e Beratit. Shkak është bërë moti i keq dhe reshjet e shiu...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:15
Prokuroria
TIRANË- Gjashtë administratorë kompanish janë marrë të pandehur pasi akuzohen për dy milionë euro evasio...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 14:13
A.B
foto ilustruese
ELBASAN-Një pemë ka rënë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Kjo ka krijuar bllokim në një nga aksin rrugo...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:47
TIRANË- Raporti i MONEYVAL thekson se Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e ter...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:41
SHKODËR- Paratë që u vodhën nga banka e nivelit të dytë në Koplik, janë harxhuar nga autorët në lokale dhe m...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:28
Policia e Tiranës
TIRANË- S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç janë vënë në pranga pasi ja...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 12:59
d.a
Lezhe
LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut mesditën e sotme duke shkaktuar edh...
Aktualitet
8 Qershor 2022, 13:05
A.B
Banka
SHKODËR- Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba janë lënë ditën e sotme në burg. Tre të rinjtë, të cil...